Po dje, në “dtën e librit” erdhi e foli edhe autori i librit “Fjala e fundit të Sokrat Bubës”, të cilin nuk e njihja fare në rrethinat e Athinës e as nëpër mjediset tona letrare. Afro dhjetë vite më përpara, ai me ftoi për një kafe e, me ndroje, më dha për të lexuar librin e mësipërm, që ishte romani i tij i dytë, dhe që i kishte mbetur “diku”, pa asnjë përgjigje! E,pasi lexova faqen e parë, më mjafonte të shihnja para meje shkrimtarin e rrallë Thamas Medi, i cili më la atë natë pa gjum dhe, që në mëngjesin e asaj dite, i nisa gazetës “Tirana Observer” një shkrim entusiast, si të isha përpara një ZBULIMI…Dhe nuk do të habitesha aspak, kur pas një viti, ky autor do të shpallej në vëndin tonë si “Shkrimtari më i mirë i vitit”. Ndjeva po të njëjtin kënaqësi si për veten time… Kënaqësi që do më shtohej ditën e djeshme, kur ai erdhi tek promovimi i librave të mia e do të mësoja akome se, jo vetëm që libri i tij per Sokrat Bubën, pas një sër botimesh në Rumani i ishte hapur “Drita Jeshile” edhe në dy gjuhë të tjera: Italiane e Angleze, si edhe i ishte “ngritur mëndja”regjisorit Arvanitas Manusho Manushaqi që ta xhironte film librin ee tij. Ai errdhi atje, jo vetëm të më nderonte me prezencën e vet po edhe të thoshte dy fjalët e mëposhtme:
MIHO GJINI – NJERIU DHE ARTISTI
Për Miho Gjinin dëgjova për herë të parë disi vonë, para dhjetë vjetësh, kur i’ubashkova dhe unë poetëve e shkrimtarëve të shumtë të Athinës, klubeve letrare që,mirë a keq, mbanin ndezur shpirtin shqiptar në mërgim, dashurinë për letrat shqipe eletërsinë në përgjithësi. Nuk e di të sajtin libër të botuar kishte ai atëherë, duke qenëdhe kryetar i Liter Art, dhe kryeredaktor i Pegasit të Grigor Jovanit, dhe veprimtar ikudondodhur; kur vetë sa isha vendosur në Athinë e doja të tërhiqja vëmendjen eatyre që kishin njëfarë emri në letërsi. Ish bërë një ndarje në këtë kohë mes krijuesve
shqiptarë të Athinës, mes atyre që bënin vërtetë letërsi dhe atyre që kujtonin se bëninletërsi. Pas prurjeve gjithfarë, një begatie tëshfrenuar të librit e mbipopullimit me shkrimtarë, i erdhi radha cilësisë. Veçimit të atyre që dinin të shkruanin, nga ata që i
binin më kot në qafë letrës së bardhë. Për shumë kush mund të mos ketë ndonjë farë rëndësie kjo, por jo për ata që e kishin lidhur jetën me librin, u dhimbsej letërsia e donin ta shpëtonin nga thonjtë e mediokritetit apo masivizimit të pakuptimtë. Kështu
lindi lidhja e shkrimtarëve ‘’Liter art’’, ku u bënë bashkë ata që e kishin afirmuar veten në lëmin e letërsisë cilësore dhe e konsideronin këtë si ‘’Zonjë të rëndë’’. Me të cilën jo kushdo mund të merrej. Dhe jo më kot Miho Gjini do bëhej kryetar.
Njohja nga afër me ‘’Mjeshtrin e madh’’ erdhi si afrim të një shkrimtari pa përvojë, me atë më të vjetër e më të shquar. I dhashë të lexojë librin tim të dytë, ‘’Fjala e fundit e Sokrat Bubës’’ dhe prita gjithë ankth reagimin e tij. Isha si nxënësi para mësuesit, gjë që më ndodh me çdo lexues, veçse më e theksuar me Mihon meqë
ishte dhe i letrave. U ndjeva mirë që e pëlqeu dhe që nuk e fshihte entusiazmin. Që shkrojti për romanin e i’u qep gazetave në Shqipëri për të publikuar mbresat e mendimin kritik dhe atje. Që s’iu ndenj pa e ndarë me të tjerë gëzimin e zbulimit të një shkrimtari që premtonte. Sot jetojmë në kohra të vështira, thonë se njëri nuk para
i’a do të mirën tjetrit dhe, një zemërgjerësi e tillë, pa dyshim se më la vragë të thellë. Se shtron dhe rrugën e afrimit të mëtejshëm e miqësisë, siç ndodhi edhe me ne të dy. Tani e tutje s’do qenë vetëm librat tanë e të kolegëve të tjerë të shkrimit që do
na lidhnin, do qenë dhe takimet letrare apo daljet për një kafe. Kështu, njoha më mirë dhe jetën e tij të vështirë e plot peripeci. Pedagog, armik i pushtetit popullor, i
burgosur, i zhgënjyeri i demokracisë, emigrat ashtu si unë. Nga të gjitha shkallët e jetës ku ka hipur a është rrëzuar, me këtë të fundit, të emigrantit, sikur e ndjeva më pranë. Sepse është shkrimi në mes, pasioni i njëjtë për letërsinë, për të bërë libra, kur
rrethanat në të cilat ndodhesh janë krejtësisht të disfavorshme për tu marrë me këtë punë. Kur ky zanat sikur duket i sajuar për sallonet mondane, për njerëz që s’kanë haber nga puna fizike e jepen pas zhbirimeve të shpirtit dhe jo për ‘’Shtëpinë mbi
rrota’’ të Miho Gjinit. Apo për fabrikën ku punoja unë e gjithë punët e rëndomta që u kanë rënë në pjesë krijuesëve që u duhej të mbijetonin. Mbijetesa e shkrimtarit në mërgim vjen e dyfishtë dhe më e dhimbshme, pasi, sesa materiale, është më tepër
shpirtërore. Krijuesit e mbetur rrugëve të botës, të detyruar mos bëjnë atë që u shkon më për shtat, janë në të vërtetë ‘’Heronj të heshtur’’, edhe pse heroizmi i tyre mund të
mos i duhet askujt. Ndonëse mund të ngelen përgjithmonë të heshtur. Miho Gjini, për fat të mirë, arriti ta flakë heshtjen, të përmbys pengesat, ta sfidojë jetën e të triumfojë mbi të. Prova më e bukur e këtij triumfi janë gati tridhjetë
libra të botuar, ku veç publicistikës, kritikës letrare, portrete për emrat më të shquar të skenës e filmit shqiptar, zë një vend të dukshëm dhe letërsia e mirëfilltë. Këtu do doja
të ndalesha pak, ndoshta se e ndjej më afër e ka qëndruar tek unë më gjatë. Kam bindjen se, nga e gjithë gama e krijimtarisë së tij, letërsinë e mirëfilltë e ka pikën më
të dobët. Dhe ndoshta i ka ngelur peng që nuk është marrë ca më gjatë me atë. Është një qoshk ku mbyllet me vetveten, veç duke e tejkaluar shumë këtë. Pasi ajo që lë nuk i përket më vetëm atij, por bëhet pasuri jetësore, shpirtërore, njohëse e frymëzuese për
shumë e shumë njerëz të tjerë. Letërsia e mirë mëton përjetësinë, dhe ndoshta këtu flë pengu që përmenda pak më lartë.
Në prozën e tij, lexuesi has shkrimtarin e përkorë, mjeshtrin e fjalës artistike, hulumtuesin e apasionuar të shpirtit njerëzor. Ai është vetë hero e personazh, gjëndje që e volit më tepër për të përcjellë më mirë, atë që e ka kaluar vetë në kurriz. Duke u bërë rrëfimi kështu, më tepër se rrëfim. Dhe e vërteta më shumë se e vërtetë. Sjell një
letërsi që synon të ngelet gjatë, ku e shkuara i flet së tashmes për tu bërë më e mirë. Lë gjurmë ajo që shkruan, trondit, shkundullon e befason, pasi mbart të vërteta jetësore që rënqethin. Plagë që prekin gjithë shoqërinë shqiptare e nuk shërohen lehtë.
Është shkruar shumë për diktaturën, persekutimin, internimet, burgjet, dhe gjithmonë do të shkruhet, por fryma që sjellin ata që e kanë kaluar më dhimbshëm e tragjikisht atë periudhë të errët, ka një ngjyrë të veçantë. Ka shumë fisnikëri, njerëzillëk, edhe
pse kanë jetuar ferrin e torturave nga më çnjerëzoret. Me këtë stof vjen dhe Miho Gjini kur trajton këtë temë, sesa urrejtje ndaj keqbërësit të tij të djeshëm, më së shumti ofron mëshirë. E vështron nga lartë atë, si duke i thënë se unë isha e mbeta
njeri dhe jo ti. Rreth një boshti sikur vërtitet shqetësimi i tij krijues: atij të vrasjes së ëndrrave të njeriut të lirë. Një mision ka: të rishkruaj historinë që u shkrua keq. Të zgjojë vetëdijen e fjetur të njerëzve, të ndërgjegjësojë ata se historia mund të
përsëritet, nëse e harron apo e shpërfill atë.
S’ka dritë në tregimet e Mihos për burgjet, raskapitjet në birucë e thellësive të tokës ku e detyrojnë të punojë, ka shumë vranësi, zymti e pikëllim njerëzor. Si ndryshe mund të jepej më mirë klithma e mbytur e njerëzve të syrgjinosur, çalakosure nëpërkëmbur. E vetmja dritë, del nga shpirti i madh i të dënuarve që, edhe pse në atokushte, arrijnë ta shpëtojnë atë. Nga ana tjetër, gjithë këtë fatkeqësi e mynxyrë e=‘’shpëton’’ letërsia e mirë. Avantazhi i saj për ta bërë dhe të shëmtuarën të duket ebukur. Të pakëndshmen, të këndshme. Të vrazhdën, të butë. Dhe kjo në saje të fjalëssë autorit, stilit të tij. I cili, sa ç’është i shkathët e i zhdërvjelltë, aq është i pasur dhenë fjalor e gjithëfarëlloj ndjesish. Sa ç’është i hidhur, aq është dhe i ëmbël kur i’a dopuna të jetë. Duke mos u shtyrë më tej në hullitë e kritikës letrare, mbetem me përshtypjen se letërsisë së mirëfilltë Miho Gjini duhej t’i kushtonte edhe më shumë
kohë. Pasi pasuri të tjera, të shumta, i ruan ende në laboratorin e tij krijues. Në mbyllje, s’mund të mosa shpreh adhurimin e mrekullimin për vullnetin e paepur të tij. Për energjinë e pashterrshme, dashurinë për punën, njerëzit e,
veçanarisht, për jetën. Dashuria për jetën, e ka mbajtur gjallë edhe atëhere kur kërcënohej me vdekje e asgjësim. Një gjë është mëse e sigurtë: ky njeri nuk pranon të plaket. Dhe kjo, sidomos sot kur has gjithandej të rinj në moshë e të plakur në shpirt,
është nga gjërat më të bukura që Miho Gjini lë për të tjerët. Ka një titull, ‘’Mjeshtër i madh’’, nuk e di nëse e ka dhe atë, ‘’Nderi i Kombit’’, që do t’i shkonte më shumë se kujtdo tjetri. Por pak rëndësi ka, ai e meriton edhe pa e patur. Dëshmitarë:
jeta e vrullshme dhe vepra e begatë. Duke qenë njëherazi në lartësinë e lakmueshme, dhe si njeri, dhe si artist. Urimet më të përzemërta, mjeshtër, suksese të tjera në vazhdim, jetë të lumture të gjatë!
ATHINE 07.05.2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply