(Frymëzuar nga një tregim i Luigi Pirandelos)
Plot një shekull më parë
Erdha nuse në qytetin tuaj
E imtë e hollake si fiskël shelgu
E ndrojtur dhe pa fjalë
Rrënjët të mbulueme me pak dhe
Marrë nga fshati im i origjinës
Atë botë filizat që se patën fatin tim
I lash të mbytura në lot.
Më vonë mora vesh që kishin pas fat të tmerrshëm
I kishin nxjerrë fare me filiza e me lisa
Për ti shndërrue në toka buke
Për pabuksit e panumërt që i shtoheshin qyteteve të Atdheut
Tash jam pema më e vjetër e qytetit
Qyteti kur u mbolla unë s’qe më shumë se një kërthi
Sa hija e mëngjesit që lëshoj unë tash pas një shekulli
Mua më ka mbjellë vet Kryetari i atëhershëm i Bashkisë
Kohë më parë e kam pas për krenari ktë fakt
Tash as ma ndie ma për kryetarë , kryeministra e president
Të gjithë shkërdhata janë
Më herët vinin e mbanin fjalime poshtë hijes time çdo katër vite
Premtonin se qindra pemë do I shtohen qytetit përgjatë mandatit të tyre
Shyqyr zotit kanë qëlluar të gjithë njëlloj gënjeshtar
Dhe unë më disa shoqe kemi mbetë të vetmet hije që hijeshojmë qytetin
Nuk kam qënë këtu ku jam sot gjithmonë
Tri herë ma kanë ndërruar shtëpinë
Sa herë që ndonjë kryetarë ka dashur të shtojë të ardhurat e tij përsonale
Duke dhënë leje ndërtimi për qiellgërvishës
Mua më kanë ndërruar banes.
E megjithatë kanë qënë zemërmirë
Mund të kisha përfunduar në furrat e ndonjë picerie
Tash ca vite më kanë burgosë në këtë park
Ku askush se din se cila jam
Ata që ma krihnin tokën që më kishin dhuruar bujarisht për burgun tim.
Çdo fillim pranvere,
Ata që më ujisnin dhe më krasisnin degët e harlisura që lëshoja çdo vit
Kanë vdekur që të gjithë.
Kur më sollën këtu
Tokën që ma kishin lënë për burg e mbyllën me hekura
Njëlloj si njërëzit që donin ti arratiseshin qytetit
Burgu im ishte me çelës
Kapakët e tij prej çeliku ishin farkëtuara në fonderinë më të mirë të qytetit
Me herët kam pas të rrënjët e mia edhe një pllakë hekuri
Ku shkruhej emri, origjina, dite- ardhja ime në qytet
Ajo ishte pasaporta ime apo karta e identitetit si e thërrasin sot
Ka pak vite që kartën time të identitetit
Kapakët e kafazit që mbante të ngujuara rrënjët e mia
Erdhën dhe i shkulën disa riosh të komunitetit rom
Në fillim mendova se janë duke më cliruar nga burgu
Që t’ja mbath drejt fshatit tim të lindjes
Po jo i shkulën për t’ja shitur turkut
Që ka blerë shkritoren më të madhe të metaleve të vendit
Ndoshta për një vakt bukë
Ndoshta për një gjysëm kile raki
Tash të gjithë më kanë harruar
Kujtimet dhe lavdia japin e marrin borxh njëra- tjetrës
Në këtë varr ku më kanë ngulur
As hija ime si vlen më askujt.
Jam shndërruar në një motel,
Ku shkerdhehen kurvat më të lira të qytetit,
Ku drogohen më të varfërit e kësaj rrace që shtohet si lypsat e rrugëve,
Jam thjeshtë një nevojtore publike e qenve rrugaç
që ngrejnë këmbën e pshurrin mbi krenarinë time shekullore.
Përditë i lutem zotit të gjuaj një rrufe mbi mua
Që të ndizem flakë dhe ta djegë gjithë qytetin.
Tirane me 27.04.2015
Burimi/Facebook


Leave a Reply