Në Rovereto të Italisë, provincë e Trentos, Shoqata Besëlidhja festoi me 22/04/23, 15-vjetorin e krijimit të saj.
Nderuan me pjesmarrjen e tyre personalitete të ndryshme vendase dhe të huaj si Znj. Luljeta Çobanaj, komisar për diasporën në ambasadën shqiptare në Milano, gjithmonë pranë emigrantëve shqiptarë në vijë të parë për promovimin e kulturës dhe dijes, Z. Driton Blakqori, konsull i Republikës së Kosovës në Milano, miq e dashamirë nga shoqata të tjera simotra, simpatizantë të kësaj shoqate dhe Kryetari i komunës së Roveretos Z. Francesco Valduga.
Është tërësisht e pamundur të përshkruhet me fjalë krenaria që ndien secili nga ne kur në zemër të qytetit të paqes komuniteti ynë feston arritjet, shpalos flamurin shqiptar, vlerat e pamohueshme, kulturën dhe traditat.
Konferenca u zhvillua gjatë paradites të së shtunës teksa Z. Ndue Lazëri, bën hapjen e saj me falenderimet e rastit për miqt dhe të ftuarit që na nderuan me pjesmarrjen e tyre duke ndjekur kështu me skrupolozitet vijimin e mbarë të saj. Himni i flamurit tonë kombëtar tingujt e të cilit drithërojnë gjithmonë vijuan, duke ngritur kështu në këmbë të gjithë pjesmarrësit. Më pas himni i Italisë për të cilin kemi të njejtin respekt pasi ky qytet i paqes ka çelur dyert prej 32 vjetësh për shumë e shumë emigrantë shqiptar, sot tërësisht të stabilizuar, të respektuar, pjesë e pandarë e komunitetit vendas. Impreditorët shqiptar tashmë nuk numërohen në gjishtat e njërës dorë e as në dy, madje disa prej tyre janë bërë shembull për këmbënguljen dhe zotërimin e cilësive të duhura në angazhimet e tyre.
Z. Aleksandër Kolshi në bashkëpunim me anëtarë të shoqatës, bënë të mundur përshkrimin përmes një dokumentari të mrekullueshëm njohjen e udhës, punës sakrificave dhe sukseseve të shoqatës Besëlidhja. Nuk ka se si të mos ndihesh mirë pasi vëren realizime të tilla. Duartrokitjet spontane të pjesëmarrësve që e ndërprenë atë shpeshherë janë forma më e pastër e mirënjohjes dhe e respektit për punën e kryer dhe rezultatet e arritura.
Z. Dashamir Kërtusha presidenti aktual i shoqatës përshëndeti me fjalën e tij duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe punën e papërtuar të anëtarëve të saj ndër vite. Vështirësitë por edhe rezultatet e arritura përmes këmbënguljes dhe dashurisë për këtë mision që tashmë nuk njeh kthim pas.
Znj. Luljeta Çobani, komisar për diasporën në konsullatën e Shqipërisë në Milano, në fjalën e saj falenderon përzemërsisht cilindo që përpiqet sadopak të përcjellë vlerat, kostumet, traditat dhe kulturën tonë të çmuar tek brezat që vijnë. Vetëm kështu mund të njihemi si komb por edhe të kemi emrin, respektin dhe hapësirën e merituar për integrim.
Këtë punë të çmuar që tashmë është histori dhe jo fjalë e përshëndeti dhe konsulli i Kosovës Z. Driton Blakqori.
Të dy konsujt u nderuan me targetën e shoqatës Besëlidhja.
Imprenditor dhe anëtar i këshillit komunal vendas Z. Fation Mulliçi gjithmonë pranë komunitetit përgëzon arritjet e imprenditorëve shqipëtar dhe shpreh gadishmërinë e tij në shërbim të shoqatës dhe bashkëkombësave, por edhe nënvizon faktin se vetëm duke punuar sëbashku komuniteti shqiptar do të jetë më i respektuari dhe më i integruari në Rovereto.
Profesoresha universitaria Luçia Nadin
studiuese e historisë dhe shqiptarëve dhe sidomos statusin e Shkodrës
Shkrimtare e disa librave mbi Shqipërinë dhe historinë e saj.
Sekretaria e shoqatës dhe mësuese e palodhur e shkollës shqipe në vend, Znj. Jonilda Dërvishaj zhvillon në mënyrë të përkryer tezën:
-“Gruaja shqiptare në emigrim dhe roli i saj në familje dhe shoqëri”-
Përmes kuestionarëve dhe grafikëve në kohë, pasqyrohet qartë roli kyç i gruas në shoqëri dhe rritja e nivelit kulturor të saj. Një prezantim i denjë, skrupoloz, ndërsa Znj. Aida Hyzoti, Znj. Luljeta Çereku dhe Znj.Ertugela Dervishi pasuruan tezën me ndërhyrjet e tyre dinjtoze në përgjigjet e kuestionarëve të shërndarë në komunitet.
Znj. Jonilda theksoi disa herë punën e palodhur të anëtareve të grupit, atyre prezent në sallë dhe jo duke i falenderuar ata përzemërsisht.
Znj. Nereida Xhakolli, aktiviste e palodhur, një ndër fondatoret e shoqatës, foli për rëndësinë që ka kultura, vlerat, traditat, etnografia shqipëtare dhe përcjellja e tyre brezave të rinj. Personalisht ajo ka patur një rol kryesor bashkë me babain e saj Muke Xhakolli në veprimtaritë e zhvilluara të shqatës ndër vite dhe kjo vërehej qartësisht në dokumentarin që parapriu hapjen e konferencës.
Duartrokitjet dhe mirënjohja e publikut prezent nuk mungoi kur grupi i nxënësve të shkollës sfiloi me kostume tradicionale të krahinave të ndryshme shqipëtare të punuara nga vetë ajo.
Znj. Dila Rapi, mësuese dhe aktiviste e palodhur vuri theksin në të gjitha arritjet e shoqatës Besëlidhja në Rovereto. Çmimet e fituara, konkurset, veprimtaritë e zhvilluara dhe jo vetëm. Një fjalim dinjitoz që të mbush me krenari, dhe një falenderim i përzemërt për bashkëpunimin e prindërve që nuk hezitojnë të sjellin fëmijët e tyre në shkollën shqipe. Të gjithë këto zonja dhe zotërinj, të përmendur apo jo, punojnë pa asnjë lloj kompensimi. Arritjet, suksesi dhe pasioni për këtë mision fisnik ngre në piedestalin më të lartë këta bashkëpunëtorë të palodhur.
Z. Françesco Valduga vijon me fjalën e tij përshëndetëse ku ndër të tjera thekson se prezenca e komunitetit shqiptar në çdo hallkë të shoqërisë, sot, në këtë qytet, nuk mund të konsiderohet si problem, por pasuri, dhe se ndoshta jemi ne që në shumë drejtime mund t’ju konsiderojmë shembull.
E tërë konferenca u zhvillua në italisht në respekt të vendndodhjes por edhe të pjesmarrësve italianë që ndjekin dhe mbështesin prej vitesh veprimtarinë e shoqatës.
Si pjesë e këtij komuniteti të nderuar, në petkat e poeteshës apo shkrimtares, fjala më jepet dhe mua që me gjithë emocionet e rastit gjej forcën të falenderoj me përulsinë më të madhe punën e palodhur të kolegëve,
Në sytë e mi ata janë heroj të vërtetë.
Me thjeshtësi të paparë, pa bujë, pa shumë fjalë, na bëjnë të ndiehemi në shtëpi, sjellin tek ne një “copë ” Atdhe.
Lexoj me modestinë më të madhe disa poezi të miat të përshtatura në italisht dhe falenderoj me mirënjohje për respektin.
U theksua dhe puna e artistëve që bashkëpunojnë me në krye Z. Aleksandër Kolshi si pjesë e pandarë e kësaj shoqate të mrekullueshme në vite.
Z. Ndue Lazëri foli për emra shqipëtarë që kanë lënë gjurmën e tyre nëpër botë duke vënë theksin këtë rradhë mbi Baronin Carlo Gega, inxhinier venecian me origjinë Shqipëtare
Këshilli drejtues shpërndan targeta për ish presidentët e shqatave të cilat dorëzohen nga zonja Luljeta Çobanaj dhe Kryetari i komunës Z. Valduga, ndërsa Znj. Aida sekretare e shoqatës dhe Z. Dashamir, president i saj shpërndajnë diploma mirënjohje për disa nga aktivistët më të mirë.
Secili prej tyre shprehu dy fjalë zemre dhe mirënjohje përmes lotëve dhe emocioneve.
Një drekë e këndshme picerinë “La Terrazza sul Leno” vendosur në zemër të qytetit, ndërsa festimet vijuan deri në mbrëmje vonë me këngëtarë dhe vallëtarë të ftuar nga Shqipëria por dhe artistë vendas të mirënjohur që bashkëpunojnë me shoqatën pa u lodhur asnjëherë. Gëzimi dhe entuziazmi i vizatuar në fytyrën e bashkëkombësave të mi, u bë fotografia më e bukur e ditës.
Gëzuar Shoqata Besëlidhja vitin e pesëmbëdhjetë të jetës ! Festofsh ditë të tilla pa fund!
Mirënjohje dhe krenari!




Burimi/Facebook


Leave a Reply