(Fundi i marcit e fillimi i prillit)
. Kujtese .
Bashke me anunciatat (tri dite para e tri dite mrapa), me plakat (fund marci), vjen edhe prilli me diten e rrenave!
Keto si dite interkulturore jane te njoftuna ne disa vende te botes!
Dita e 1 prillit na kujton te qeshunen e humorin nepermes rrenave!
Origjina e kesaj dite, mendohet se e ka fillesen ne Europe!.
Prej Wiki Pedia mesojme:
Ne Itali, zakoni i 1 Prillit, daton ne vitin 1860 (qyteti i pare Genova)!
Ne Angli e Amerike thirret “Dita e budalles se prillit” (April fool’ s day)!
Ne Gjermani “shakaja e prillit” (april schertz)!
Ndersa ne Indi, si te na “dita e rrenave”( magjun tuklun)!
*
Ne vendin tone nuk ka ndonji date te sakte!
Ne Shkoder mahet mend 1 prilli i vitit 1936 , kur Kole Shiroka me disa shoke te tij, shperndane disa ftesa gungaçeve e qirosave te qytetit, ku i ftonin me 1 prill, ne nji takim me randesi, te Kafja e Madhe.
Ate dite, sheshi e kafja u mushen me qirosa e gungaça! Vone u kuptu hilja, e cila krijoj te qeshuna ne mare qytetin!.
Ishte rrena e pare kolektive ne vendin tone!
*
Rrena ka lezet, kur e beson edhe ai qe vet e çet!- ka thane Ded Matura !..😅
Poeti jone Ndre Mjeda, nep nji keshille per rrenen: “Rrena e pare çet te dyten, e dyta te treten e keshtu rrena nuk maron”!Runju prej rrenes se pare!..
Poeti Fabjan Çoba ka ironizu (ate qe ne ferre ka shku), me poezine “Kur rrete”
– Ah sikur te isha 20 vjeç, kishe me shku edhe une ne malci e katund!. Per dreq, femijet e mij e humen kete shans – u shperndane “pa plan” ne France e Kaliforni (tuej e pase katundin perbri!)
*
Ekzistojne disa lloje rrenash.
Kur ishim femije, perfshiheshim ne rrena te vogla me njeni -tjetrin dhe me kalimtaret ne rruge.:- çka te kane syte?, pse je skuqun ne fytyre?, ta nxi faqja, te jane zgidh kepucet!, te ka ra facoleta ne toke!, ke te hapuna pantallonat para,etj.etj. E kur rrena kishte sukses, na kenaqeshim tuej qeshe!..😅
Ndersa rrena te medha e statistika, perdoren sot prej qeverise, politikes, medjave e gazetave.
Nji shemull (rrene me afat te gjate 😇) asht kjo:
Do te ndertohet nji ure (pa rruge) qe lidh Velipojen me Ulqinin, kur nuk ka perfundu ala rruga (pa ure) qe lidh Velipojen me Shengjinin!😅
*
Per rrenen jane kriju edhe proverba prej popujve te ndryshem.
1.- Feneri i rrenacakut fiket edhe kur nuk ka ere (Greqi)
2.- Rrena asht si nji top bore,qe sa ma shume rrotullohet, ma teper rritet (France)
3.- Rrena i ka kamet e shkurta (Shqipni)
4.- Rrena si tapa, sa ma shume te zhytet, ajo del ne siperfaqe!( Itali)
*
Rrena thirret edhe “peshku i prillit” se jane peshqit ata qe rrehen e bien ne grep!
*
O milet, mos e hani rrenen vete, se ne grep, si peshqit, keni me mete!
Burimi/Facebook


Leave a Reply