
Nëna më ka thënë
– oh ! e mira nënë ! – :
” Dukjen mos shiko,
fjalët mos beso,
paran’ mos lakmo,
udhës drejt ti shko !”
Un’ të tëra, o nëna ime,
i kam mbajtur k’to mësime,
por ç’e do se asht’ një djalë
pa premtime dhe pa fjalë,
s’më ka falur asgjë, nënë,
vetëm zemren m’a ka dhënë.
Nëna tani thotë
– tek i bje një lot – :
T’kam thën’ mos shiko,
fjalët mos beso,
paran’ mos lakmo …
veç :
zemren dashuro !
Se dhe unë, o bija ime,
jam martuar, pa mblesërime,
s’pyeten më tete dhe daja,
nuk vendosin fisi as paja,
por sot ligj është lum bija,
vetëm zemra, dashuria.
Zef Staku 🌺
Burimi/Facebook


Leave a Reply