Sot s’po flasin. I paskan harxhua fjalët; – jo s’e nënshkruen! – e nënshkruen e nënshkruen! – thehet thehet! Jo, nuk thehet! Pingul e bani nana e nuk lakohet as para Evropës as para Serbisë!
– Dje folën boll. Sot i paskan harxhua fjalët ose po i ruejnë për nesër!
Nesër asht ditë pranvere e kanë me shpërthye si bulëzat; – Ajo pika 7 asht tradhëti!
– Jo s’asht! Asht asht!
– Mund t’jetë pak autonomi, por tradhëti jo!
– Asnjena as tjetra s’asht qyshë po mendon ai e qyshë po na pëlqen neve!
– Ajo pika 10 ajo ta djegë çergën! Por ky s’po mërzitet; – i ka thanë Amerika nënshkrueje dhe ky i ka mbyllë veshtë. Ma nuk e ndëgjon askend, pos Amerikës! Madje as vetëvetën!
– E ka marrë lapsin e po vrapon mbas Vuçiqit tue i bërtitë;- ndalu, se nuk asht shtagë. Nuk po dua me ta ngulë! S’po t’rrehi jo! Prit more.Nënshkrueje se t’bjen mirë edhe ty! Kështu po thotë Amerika! Unë s’dua me mendua ma me kokën time! Mjafton me mendua Ramushi, Memli e Lumiri. Mjafton me mendua Eskobari!
Vokeri po thot mos e nënshkruej, por pleqëve s’iu shitet fjala!
– S’di kush e pat mirë dje e kush do ta ketë mirë nesër, por unë po druaj se e nesërmja mund t’jetë e trisht për Kosovën, nëse edhe ky e ban gabimin e atyne dy t’parëve!
– Firmat nuk shlyhen o Albin! As Kosova s’ktheht n’vitët e dymijta!
Hapi mirë sytë, se ti mbyllë marrja përgjithmonë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply