Shpesh, kthehemi në të kaluarën, për të kuptuar mes një aspirate për jorealen dhe një ankorimi të thellë se çfarë e bën realen inekzistente sipas Nice.
Është një reflektim që ndodh në nocionin e mendimit në një kërkim nga praktika jonë e përditshme në hapësirat dhe shkëlqimin e diellit që disponon shpirti. Besojë në çdo gjë derisa rrënja e së vërtetës të tregojë degët e saj të vërteta, frutat shumëngjyrëshe të natyrës, derisa mitet se dashuria e vërtetë ekziston dhe njeriu të kuptojë se, ai është si një pasqyrë që ne e shohim brenda vetes, pa u penguar në të vërtetën e mjegulluar.
Dritaret!…
Duke hyrë në këtë rrugëtim simbolik të imazhit dhe të imagjinatës midis motiveve dhe arsyes, ne do t’i kuptojmë ëndërrimtarët e lëvizjes imagjinare si një marrëdhënie e veçantë qëllimshmërie.
Herë realja dhe herë iluzioni na mbledhin bashkë me shpirtin. Një burimi të ngrohtë e të ftohtë si del e vërteta dhe gënjeshtra.
Ndjeshmëria kuptueshmëria dhe vëmëndshmëria. Kéta tre elementé ndértues katedralesh gjigande shpirtérimi.
Ky prag ku vesh njeriun. Ka vetëm një burim armên e të vërtetës dhe gënjeshtra armatura e tij tha Sokrati. Vetë jeta tha ai, qenka që i dëshiron të dyja. Është një lëvizje misterioze që me anë të devijimit prej gjithçkaje që ndodh më shndërron në veten time dhe më kthen te i njëjti Sokrat që ta gjej pêrsëri. Duke e imagjinuar vehten unë e njoh atë, tha ai .
Kur je plot me vehten, shpirti sillet butësisht dhe e gjithë qenia jote është sa e butë dhe e fortë si mali. Si një mal që sheh shpatullat e tij të rënda mbështet mbi tokën e vet. Si e njëjta tokë që e thërret dhe e bën pa frymë një femër pêr natyrën e saj që shoqe ka vetëm veten.
Një mal real. (Botime 2014 .Irina Hysi) I vetmi njeri që ju bën të ndihesh i veçantë është vehtja. A e dini se përballë vehtes keni njeriun me të pathyeshëm, që qëndron i vetmuar me vehten dhe i heshtur me shpirtin. Vehtja, ju flet shpesh, ashpër por të dy bashkë pregatitieni për jetën.
Është një dhuratë e madhe nga Universi të arrish të shikosh vehten ne shqisën tënde tê pestë pa u dashur të shkosh deri në pasqyrë. Të shohësh vehten përmes syve të tu të kuptuarit do të thotë që vehtja jote të jetë mësuesi më i madh i të vërtetës. Jini me vehten të dashur që ditën t’jua bëjë të mirë. Buzeqeshni nga thellësia e qënies suaj që ta mbushni jeten tuaj me ngrohtësinë energjike pozitive. Sepse kjo vehtja juaj ju qëndron pranë pêr t’ju treguar, arsyen e kohës. Vehtja përballë është njeriu mê i vështirë për ta kuptuar plotësisht.
Dëgjo vehtëvete, ju vibrime ajrore telash tingëllimi…
Vehtia ime, e dashura e të Zotit, shigjetimi, flautimi…
Afrodita!
Lëkurës tënde të brishtë’, mornica rrënqethjesh mendimi,,,
Sy lidhur zemrën plagosur të shëron agimi
O pinokio, hunda yte si një vath fshihesh pasionimi
Ku gjeniu përfundoi në fije t”qerpikut lotimi…
Ah ç’fytyrë, ç”gojë ke puthur këtë buzë?
Një epokë bëre shpuzë.
Puthës a xhongler tundur në shkumë…
Ah kjo zemër që pulson ende terr kapllimi
Yje, yje të fikur si nje granatë mbi shegë ratë..
Sa barbar aq mizor! Ah’, të ngratë!
Litarë- litarë, derdhet lëngshëm të kuqtë flakë!
Në buzë, në gjoks, në kërthizê…
Një det i madh vullkan shpërthimi vetësimi.
Si një diell që përvëlon lulen jetës lind mrekullimi.
Njeriu si qënie është i ndërtuar të funksionojë të mësojë gjithë gjendjen emocionale por shpesh atë sipas një rregullatori të thënë i të kalurës. Sështë diçka që duhet marrê me urdhër nga ana tjetër je i bekuar, se udha e jetës është mësimi i ndjenjës.
Mësimi për gjithçka.
Dëgjimi.
Dëgjojmé me kujdes njerëzit kur flasin, edhe kur ata tregojnë një përrallë të çuditshme që nuk ka lidhje me situatën. Gjithë sa na afrohen në jetën tonë është një shenjë.
Ji mirënjohes Universit.
Ju jeni Bekimi. …nëse nuk dyshoni tek vehtja juaj vehtia me ne rritur.
Çfarë është midis vehtes dhe vehtes.
Asgjë perveç se kjo disancë kaq e pabesueshme e afërt është. Është mosnjohja dhe njohja. Të jesh i ashpër me vehten për të prekur njohjen do të thote që kërkoni ndriçimin e qenies suaj. Po kush është vehtja juaj? A e dini se vehtja juaj kërkon të qëndroje në bangën e parë te auditorit. Ndoshta do të dëgjoje më mirë, ndoshta kërkone të mësoje më mirë por ça ndodh… të kërkosh të ulesh në bangën e parë, është më e mira të bini në konsensus me vehten, lëreni vehten të ulet atje.
Nëse je i vemendshëm përmes kësaj hapësirë të padukshme të realitetit te vehtes, po si? Ji mirënjohes dhe ja arrin.
Nese ju uleni përpara vehtes në vend të parë shumë mundësi ka që vete zemra juaj tju nxjerrë jashtë. Po, jashtë në ligjin natyrë. Është një tjetër derë atje përmes llogjikës dhe zemrës. Dhe askush veç vehtes ka vullnetin pêr të praktikuar pa negociuar.
Një derë me një çelës brilant mendimi ku vetë jeta njerëzore është një mister i madh kuptimi.
Ritmi.
Që e don njeriun të jetë i gjallë i këndshem i përsosur.
Po si?
Duke ju bindur lëvizshmërisë së natyrës. Nayra të magjeps me ritmin e saj, me sekretet e saj. Edhe natyra jonë ka êndërra sekrete që lëvizin në imazhet e saj me përkundjen e erës do i dallosh qartë. Vetëm kupto tha Çurçill.


Leave a Reply