Marrveshja e Brukselit është gjuhë e kamufluar evropiane në dëm për Shtetin e Kosovës .
Diktati i tre vendeve te BE mbi Kurtin per firmosjen e marreveshjes me Serbine sipas planit franko- gjerman dhe heshtja e Eskobar pas refuzimitte firmosjes nga Vucic me nje arsye qesharake eshte fytyra e vertete e gjepolitikes boterore ne raport me pasojat dhe situaten e luftes ne Ukraine.
Marreveshja është një model paraprak i pazareve te perfundimit te luftes ne Ukraine.
Diktohet Kosova, kenaqet dhe merret me te mire Serbia.
Neser do diktohet Ukraina per te lene kater rajonet dhe Krimene dhe do te plotesohen orekset grabitqare te Rusise.
Perndryshe situata mund te eskalohet edhe ne Ballkan.
Evropa ka 80 vjet qe e ka harruar luften.
Gabimet e pranimit te kushteve te marreveshjes se Jaltes perballe Stalinit po perseriten perballe sovjetikut te ri “perendimor” Putin.
“Udhëheqsit” e politikes shqiptare pa dallim në Tirane , Prishtine dhe Shkup perfaqesojne faqen e zeze te perçarjes , egoizmit dhe jesmeneve te shitur duke bere pazare me interesat kombetare.
Kjo qe ndodhi dje ne Bruksel është mosmarrveshje me e madhe midis shqiptareve.
Koha do te gjykoje. Turpi dhe ndeshkimi nuk do te beje dallime “luftetaresh, komandanta ,politikanesh, deputetesh apo shpellaresh”, por do te kerkoje pergjegjesine e larte perballe gjendje ku e kane katandisur kombin shqiptar më të persekutuar ne Evrope.
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
28.02.2023


Leave a Reply