Një deklaratë e bërë nga Zhaklin Lekatari ndaj Armaldos gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” ka ngjallur reagime në rrjet.
Gjatë një diskutimi me banorin, opinionistja iu drejtua me fjalët: “Foli grave që ke në shtëpi kështu”. Gjë që mori shumë interpretime dhe shumë njerëz e konsideruan të gabuar deklaratën e saj që shkon kundër parimeve feministe të Zhakut.
Lidhur me këtë sot ka pasur një reagim edhe nga bashkëshortja e Armaldos. Në një status në Instagram ajo shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë naj gjë gabim ka aq karakter sa të kërkojë falje.
Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht.


Burimi/classlifestyle.com/


Leave a Reply