Rrëfim
Ajo dilte në ballkonin e shtëpisë sikur merrej me vazot e luleve, sa here kalonte çdo mëngjes shoku Rauf Çika,-Sekretari i parë i Partisë, me një Gaz 69 fringo të ri dhe e përshëndeste me “një okë buzëqeshje” njeriun më të rëndësishm të qytetit. Nuk i thonin shaka të ngrihej lartë nga hiçi “robi i Zotit”, kur e kishte thënë i Madhi “gjënë”, për të sjellur në krye të vëndit “frrymën e forcën e kllasës punëtore!”..Shoku Çika , jo se nuk i vinte re përshëndetjet e kësaj gruaje, ashtu shkarazi, me bishtin e syrit, po nuk e bënte veten.Aq më tepër të ndalte makinën, para një gruaje të stërnjohur, që nuk i’a vlente fare…Duhej mbajtur “rëndësia”e postit që i ishte besuar, vlera e karrikes, si edhe porosia e Udhëheqësit për të qënur “fanari ndryçues i qyteti, me komunistët në ballë!”..Realisht , ai nuk vinte nga “Balli i Luftës, as nga Balli Kombëtar i Mukjes, po nga Balli i KIIasës Punëtore”.Dhe kjo shoqia Manushaqe, nëmos e dinte , le ta mësonte tani…
“Po ku djallin dilte në ballkon në të njëjtën orë, minutë e sekondë , kur ai kalonte?!”,-bluate ai me mëndjen e tij…. Mirëpo, ja që shoqja Manushaqe, e mbetur tani edhe pa burrë e me vajzën për të martuar, e dinte fare mirë “vlerën” e shokut Rauf, e këtij burri të shkurtër vrarëlije e rondokop, që “ta bënte gjëmën”vërtetë, por që ishte edhe, si “floriri, i vogël në dukje që vlerën e ka të madhe!”. Prandajë edhe i thërristë kështu së bijës:”Dilë moj, të hëngërtë mortja!..Nuk e sheh se ç’bëhet? Raufi, moj e zezë, që s’dinte të fshinte as qurrat e veta, na qënka bërë i pari i qytetit?!”..”Ç’ke moj mama, që thërret kështu, kur më fejove, andejë përtejë “maleve kaptuar” me një nga fshatarët më të humbur, që mezi shihte edhe diellin në atë “gropë”, as kur lindte e as kur perëndonte ai i “bekuar” që ngrohë dynjanë!”E ajo, e”ëma, i’a kthente së bijës, me psherëtima:”ah moj Servete që s’dite për vete, e prite prej meje të ta gjejë edhe burrin, se mbete këtu, pas bythës time!”…
Po ky dialog çapraz, me një humor të hidhur, përsëritej sa here që do kalonte shoku Rauf, me Gazin 69 e do t’i shihte si përherë me bishtin e syrit, por që tani, në ballkonin e mbuluar me lule, dilte edhe e bija, me sytë xixë, e përkulur te parmaku, aq shume sa i dukej e ndara e mistershme e gjoksit të bëshëm, që do ta detyronte njeriun e rëndësishm të qytetit , ta hiqte paksa këmbën nga pedali i gazit, e të frenonte disi, në ecje e sipër..Aqsa një mëngjes do të frenonte “STOP”e do t’i përshëndeste edhe ai. Përse jo? A nuk e jepte dhe Udhëheqësi të njejtën porosi që të jemi të “lidhur me masat?”..Bile edhe t’i përshendeste me dorën e djathtë, siç bënte shoku Enver kur delte në podjumin e një majit…Po Shaqja, si më e “hedhur” që ishte, ditën tjetër i tha vajzës të dilte në ballkon me fustanin e ri, të krihej e pispillosej si duhej dhe vetë u varë poshtë ballkoniit , po në ato minuta e sekonda, kur do kalonte Shaku Rauf dhe ai frenoi menjëherë. Po syri i vajti nga ballkoni, ku Servetia i shqeu buzët nga buzëqeshja “vesh më vesh”, ndërsa me dorën tjetër shkeli butonin e hapjes së xhamit të dritares.”Të keqen motra, o shoku Sekretar, pa shihë mos më gjënë ndonjë punë për këtë “binadalën”, se më mbeti në shtëpi, pa vënë kurorë akoma, derëzeza…Sido që të jetë puna…Sa të krrejë ndonjë lekë e të shkojë në punë të sajë. E, të më falësh që të dola përpara!”Njeriu i shkurtër tundi kokën e madhe, shtrëmbëroi pak buzët dhe mezi tha që vajza të vinte ditën e hënë e të zinte rradhën , kur ai kishte pritjen e popullit, sepse hallexhinjtë ishin të shumtë, po partia njëlloj i kishte “bijtë e saj”dhe menjëherë e ndezi makinën,- për të thënë se , edhe kaq sa ndënji, qe e tepërt, tek e prisnin aty një “qerre” me çështje për të zgjidhur, me punë telefonash, nga lartë e nga poshtë, që nuk pushonin….
Kur errdhi e hëna, Shaqia e ngriti të bijën që kishte fjetur atë natë me ëndërra të ndritëshme dhe tha me atë gjuhën e saj “shkarpë!”, po ato fjalë të përditëshmë , që ta “hante morrtja më mirë, që s’dinte të “tundej “ për veten e saj, që u katandisë të vente nuse prapa malit,vetëm me rrobat e saj e pa një zanat vajzërie me shkollë a me miqë të hajrit, që të “hante bukë kudo””…Edhe pasi ajo u përgatitë, u pispillos paksa, si vajzë e ritur që ishte e jo e keqe nga pamja, ajo i dha ca porosi të rrepta e të mënçura për “vëndin e kuvëndin”, që, kur të futej aty brënda, ta “lozte pak pjesën”, se njeri është edhe ai e jo të rinte kokëulur, si humbamenot e njëhershme të kohës së Turqisë. E përgjumur akoma, nuk ia kishte oreksin fare, as ta vështronte dhe fjalët e saj ama i zmadhoheshin rrugës me një tingull që vibronte e oshëtinte brigjeve…Stepi vetëm kur mbërriti para godinës hije-rëndë të stilit rus të Komitetit të Partisë, rrethuar me ligustra, me dy roje ushtarake tek dera krysore, ku qenë grumbulluar që herët edhe shumë njerëz të tjerë. Ajo i numëroi në heshtje,e trishtuar dhe mbërriti gjer te numëri 20. Ju pre entusiazmi se mund të bëhej gjë nga ai njeri i shkurtër e rondokop që duhej tu jepte punë, shpresa e “rrugë jete” kaq njerëzve që shtoheshin përditë, pa i përmëndur ata që i frigonte kjo godinë kubike, që dukej sikur do të të merrte frrymën… Gjithsesi e mblodhi veten para shikimeve të paturpëshme të rradhëmbajtësv e uli me dorë fustanin mbi gju që kishte veshur enkas me porosinë e së ëmës….E, sa të vinte ora, minuta e sekonda që, para tyre, në oborin e gjërë, të rrethuar me hekura të zeza që përfundonin që të gjitha me heshta shigjetash, të dukeshin makinat e para e, më në fund, edhe Gazi 69 i atij njeriu që të kallte datën e që mgjthatë duhej ta respektoje, bile edhe t’i buzëqeshje! Mezi e mbante frymën në atë rrahje krahërori, tek pa se u shfaq papritur, mjeti jeshil dhe të zbriste pikëriisht Ai, Shoku Rauf, me ordinancën nga mbrapa, e me çantën e zezë në njerën dorë e me tjetrën, duke përshëndetur pa i’a hedhur kujt shikimin kaloi , apo më mirë, rrëshqiti e hyri brënda derës që u hap instiktivisht nga dikush tjetër nga brënda. Ordinanca mbeti, aty midis dy rojeve të armatosura, me kallashnikovët e varura në qafat e tyre…Duheshin dhe disa minuta, të shkonte ora 8 e të hapej dera, si të çahej akullnaja, duke hyrë dy e nga dy e të ngjiteshim nga shkallët prej graniti gri me pika të zeza, gjer në katin e dytë, para zyrës me derë të madhe, prej dru arre, të lyer me një vernik të ndritshëm e me një dorezë të përdredhur bronxi…
Rradha e Servetes erdhi pas dy orësh, sipas listës që e mbante dhe e thërriste Sekretaria me nje pamje e zë të rreptë ushtarak, që asaj i shëmbëlleu me njerën nga oficeret e zborit të përgatitjes luftarake që e bënin çdo muaj nga Breglumi. Edhe fytyrën e kishte si të burrave, nën kapelet ushtarake “petull” dhe me strehë fibre. Ajo hyri si e ndrydhur dhe qëndroi para derës, karshi tavolinës ku shoku Rauf diçka shkruante, pa i’a hedhur sytë e i bëri me dorë që të ulej. Kur e pa, u përmënd e u kujtua se me kë kishte të bënte. Ishte e bija e asaj gruaje që e vëzhgonte çdo mëngjes dhe që i ishte lutur t’i gjente ndonjë punë kësaj vajze që tani e kishte përpara dhe që po e befasonte. Ajo kishte ardhur, si për në mbrëmjen e vallzimit, me fustanin mbi gju e me një dekolte paksa më të hapur sesa duhej, në atë krahëror të bëshëm, që gati sa nuk pëlciste nga brënda asaj cohe të hollë e me lule manushaqesh..U bë edhe më serbes akoma, e pyeti edhe një herë si e kishte hallin dhe e dëgjoi me qetësi e shikime zhbiruese, fjalën e saj të ndrojtur që hapej e pastaj merrte njëfarë “zjarri”, duke i bërë të ditur atij, me tone të zymta, se askush nuk punonte në shtëpinë e saj, pas vdekjes së të atit, se ëma e kishte ritur me të keq , me një punë në Komunalen e Qytetit, që nuk qe kurgjë për ta e sidomos për të, duke vështruar se si ta “hiqte qafe!” e ta martonte prapa malit, kundër dëshirës së saj. Dhe shtoi se “zakonet prapanike” që i luftonte PARTIA, vinin deri tek këmbët e tyre tanimë…Ajo uli kokën e turpëruar dhe, thuajse e kishte humbur fare “fillin e kësaj jete” që sa vente e bëhej më e rënduar e pa “rrugëdalje”për ta. Po nga ana e përtejme e kësaj tryeze solide, të mbingakuar nga dosjet, ndeshi vështrimin e çuditshëm, si të mjergulluar të sekretarit të tejskuqur, që dukej si ndër ethe. Mbi të qëndronte portreti i Udhëheqësit, që ngjante sikur kontrollonte edhe këtu “gjëndjen” e vëndit! Po, shoku Rauf shihte tani më me nge se si ngrihej e ulej krahërori i saj, se si i vibronte zëri e i lëngëzoheshin sytë e zjarrtë, nën ato flokë me onde të derdhura mbi supe, gjersa shikimi i tij të mbetej e të tundohej, paksa më tepër, mes atyre gjunjëve ngjyrë trëndafili që hapeshin e mbylleshin instiktivisht…..I duhej paskëtaj ta mblidhte veten e shikimin ta hidhte si rastësisht dhe të thoshte se e njihte anën e mirë biografike të familljes së saj, kontributin e të atit në luftë, mandejë edhe atë “hije” të përkohëhme,- që tani tingëllonte qesharake: burgimin e tij një vjeçar, nga “shakaja” që kishte bërë ndaj Hrushovit, atëhere kur ai erdhi e, pasi hëngri një derkuc të tërrë të pjekur në furrë,- tha që ishte më mire të merreshim me agrumet e “kukuruzin”(misërin), sesa me ngritjen e fabrikave e të kombinateve!..U bë e ç’u bë atëhere! Një katrahurë!Po ama, partia nuk ja “fshinte” meritat e kohës së luftes atij trimi me “fletë”, se vërtetë tesërin e Partise ja hoqën atëhere, po i’a dhanë përsëri, kur edhe Partia e dënoi atë “tullacin e shkurtër”, si revizionist e tradhëtar! “Partia Jonë nuk harron, moj vajzë!…Kështu, fjalën e Shoqes Manushaqe “e vura në vesh” dhe kam menduar që, pas ndonjë muaji si të dalë në pension ai plaku i Zyrës Sekrete, Spiro Çakalli, do shqyrtojmë mundësinë e vendosjes tënde në këtë zyrë të rëndësishme, si njerëz të besuar për partinë..Dokumentacionin do ta përgatitim së bashku, këtu në zyrën time, javës që vjen , nja dy-tri mbasdite, pasi ta konsultosh edhe me nënën e veten tënde kryesisht. Vetëm se, të shohë disi të pezmatuar dhe nuk e di akoma, se sa e gatëshme do të jesh ti, moj vajzë”,- shtoi ai, që t’i përgjigjesh kësaj “dore të zgjatur”!? Po ajo, brofi në këmbë e qe gati t’i hidhej e ta përqafonte njeriun e partisë, sikur ai të mos kishte nxjerrë të dy pëllëmbët e duarve përpara!…”Jam gati,-tha ajo,-të japë edhe gjënë më të shtrënjtë…, qoftë edhe jetën time, për Partinë e shokun Enver!”, ndërsa lotët bënë punën e tyre e i’u varën si rruaza, mbi faqet e përflakura,….
Mirëpo, sikundër thonë shkodranët:”fjala qetë fjalën” e ajo shprehja e Shoqes së Komunales, Shaqes, për të bijën Savete, “që s’dinte as për vete!”, polli fjalë, ngjarje e veprime të tjera, që “rrëfimi” delë pa dashur , nga “shtrati” e bëhet “roman” dhe romani një tragjedi e dhimbshme që do vinte gjer tek unë , shkronjësi, që do ta pinte “kafen e zezë” në lokalin “Macja e Zezë” të një shteti të huaj…Pastruesja e Komunales, vërtetë e nxiti të bijën që të delte nga shtëpia, që të mos e “hante mortja”, po atë do ta “hante ujku!”, qyshkur ajo vajti ato dy-tri mbasdite në zyrën e Sekretarit të Parë të Partisë, që fillimisht i hidhte sytë tinëzisht dhe pastaj e “mbërtheu delen e butë” e nuk i la brinjë pa i lëpirë e “grirë”….Për ta vendosur në “Zyrën Sekrete” e për ta “bërë për vete shoqen Savete, që e “hëngërtë mortja”, siç dhe e “hëngri mirë”!. Aqsa, kur erdhi ai i fejuari nga prapa malit, për t’i sjellur peshqeshet e unazën nuses së ardhëshme, do të kthehej përsëri andeje nga kishte ardhur, për të pritur aty edhe ngjarjen e fundme, si një rrufe në të kthjellët: arestimin e tij për “Agjitacion e Propogandë”, me “personazhe” që nuk i kishte parë kurrë dhe me sajesa që delnin nga nga kjo “bina kubike” e hije-rëndë dhe nga kjo “Zyrë Sekrete”, ku një dite prej dite, kishte mbërritur dhe një shkrese e çuditëshme nga Ministri i Brëndshëm Hajredin Çakalli se rrethi i tyre, që drejtohej nga Rauf Çika, ishte më i dobëti në gjithë vëndin, me “planin e arestimeve”, sikundër bëhej nga dikasteret e tjera për drithin, peshkun e sidomos pë naftën.
Gjersa erdhi ajo “ditë e shkretë” që ky person i prapa malit, të ma rrëfente këtë ngjarje kaq të zakonshme për atë kohë, aty të strukur pas arkave të trenit të mallrave, në diten e lirimit nga “Burgu i Ballshit”, si e kishim lënë mbrapa edhe tymin e Rafinerisë së Naftës” e atë “tymnajë të tmerrshme” që na kishte përplasur andejë disa vite të tërra, tek përgjonte edhe “mortja” e strukur diku në “zyrat sekrete”të asaj kohe, që ne do ta kujtonim këtu, “fije e për pa”, te kafeneja “Macja e Zezë” (Mavro Gata) të nje shteti të huaj e të na dukej si ngjarje e pa ngjarë, krejt e pabesueshme, ndërkohë që ishte e jona dhe e askujt tjetri…”Po kuj t’i thuash, mor aman,-u shpreh pa zë ai “gjynahqari i pasmaleve”, kur ata që bënë këtë katrahurë e që ishin si “fara e miut”, nuk i “hëngri asnjë mortje”! Se qe diçka e pamundur, kur ata jashtë telave, hekurave e “Zyrave sekrete”, ishin ca më shumë nga ata brënda tyre!” E këtheu në fyt lëngun e zi të kafesë dhe e uli filxhanin ngadalë, me sytë e ngulur tek pronari i kafenesë.”More njeri,-sa i ngjaka ky që na bëri kafenë, atij Raufit që na i bëri edhe mëmën…, apo e kam gabim?!”
Athinë , fillim marsi 2023. Skica nga Leonidha Bullgari.
Burimi/Facebook


Leave a Reply