
(BALADA E VJOSES)
Tiranët në sedër për tirani t’i kesh prekur
Djegin Atdheun me zjarr e me hekur.
Shkrumb e hi pas le të mbetet
Tmerrojnë të gjallë e të vdekur!
Kundra duan t’na hedhin veri – jug,
lërojani- thonë- me plor e me plugë.
Por ne jemi shqiptarë dhe vëllezër
vëllezër që hamë me një lugë!
Bërtasin të prishurit nga trutë e nga gjaku,
-rrëmbeni armët, ju thërret vatra e pragu
vrisni e prisni njëri tjetrin Shqiptarë-
Thërret sa lemeriset, qoftlargu!
Qoftlargu ‘pjell’ qoftlarg të tjerë,
vjellin Atdheut helëm dhe vrer.
Por harrojnë se ne jemi Shqiptarë,
të vdesim për Atdheun, e kemi për nder!
Duan të mbjellin varre si në 97- tën,
në duar vëllezër, të na vënë shpatën.
Kokët e njëri tjetrit të presim
dhe ata, me gjakun tonë të festojnë mandatën
Kurrë mos shkoni pas berihajt,
që gropën t’ja bëni vëllai vëllait,
dhe nënat t’i vishni me të zeza.
Gjithë jetën të mbani peshën e fajit!
Mos i rendni pas të marrit,
të shihni Atdheun në flakët e zjarrit
se toskë dhe gegë e kemi Atdhe.
Atdheu i dhimbset gjer n’asht shqiptarit!
Se një i çmendur kërkon t’ju çmend,
me pishtar në dorë t’ju vër’ zjarrin rend.
Por ju vëllezër mos i shkoni pas
por këtij të marri tregojini vend!
Që Atdheut mos të mbjellin më varre
dhe mos të digjet në flakë e në zjarre,
mostrën e qoftlargut ju lutem vëllezër
lëreni në vetminë e madhe!
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook


Leave a Reply