Kur erdhi tek ne “ERVEHEJA”e Teatrit të Prishtinës,na u dukë sikur u “shkrinë” akujt e një dimëri të gjatë dhe, kur ime bijë, pas daljes nga GALERA, më ftoi shkojë në Londër, duke më pyetur së ç’farë do doje të shihnje më parë, e pata në “majën e gjuhës” përgjigjen: TEATRIN “GLOBUS” të Shekspirit! Qe një ëndërr!
Në tempullin më të ndritur të “botës së teatrit”,atje ku u përjetësua “mëndia djabolike” e WiIIiam Shekspirit, mu krijua kështu mundësia të shikoja një komedi brilante në skenën e zbrazët dhe me sallën e mbushur plotë e përpotë, me publikun e kulturuar Londinez, tek një plati spektatorësh në këmbë , në të katër orët sa zgjati shfaqja, me emocionet poetike që përcillte “ËNDËR E NJË NATE VERE”, e shkruar para 425 vjetësh, në një interpretim krejtësisht të lirë, fare pa dekoracione, ku ZOTËR të skenës janë aktorët dhe regjisori i tyre “i padukshëm”, në krahët e një fantazie të jashtëzakonëshme. Pjesërisht me kostumet e kohës së Shekspirit e pjesërisht me ato të kohës tonë, si edhe në një alternim të tyre, kur personazhet hyjnë e dalin nga turma, në “sheshin e orkestrës së hershme”, apo nga “xhepat” e shumta të skenës e të sallës së “mistershme”, ku do të hyjnë hera-herës edhe pëllumbat e do të binte shi një copë herë, nga”çatia qiellore”, pa lëvizur askush nga spektatorët në këmbë (që ngjanin sikur prisnin aty që nga “mesjeta!”),dhe pa u ndërprerë vrulli i zjarrtë i aktorëve në prosceniumin e vjetër. Një shfaqje gazmore, që bashkonte e harmonizonte të qeshurat e aktorëve që “bënin shfaqje brënda shfaqjes”, me personazhe të shek. pesëmbëdhjetë, trazuar me ata të shekullit tënë, në të njëjtat brigje, buzë lumit Tamiz, jo pak herë edhe me batuta shtesë, si edhe me detaje e mjete bashkëkohëse, sikundër ishin celularët, selfitë që bënin “komplotistët e pyllit”, futja në skenë e një strome me ajër me synimin për të bërë seks, apo me kërcimet maramendëse të Rrokut, ku nuk mungonte as “Arusha e pyllit”, si edhe kazani i plehrave të rrugës, nga koha e sotme, ku do të vërtiteshin personazhet e stigmatizuar me tallje, që venin kundra asaj rryme të shëndetëshme që pati Rilindja Angleze, me personazhe të tillë emblematikë, si Fallstafi (i “Grave gazmore të Uindsorit”), i cili nga taverna e buteve të verës, do të përfundonte në koshin e plehrave të grave lozonjare, tek do hidhnin edhe kalorës të tillë të hazdisur , tok me rrobat e tyre të palara…

Një jetë që lëvizë në skenë…
Zhvillohet para nesh një jetë që lëvizë parreshtur, ku edhe kënaqësitë erotike do të ishin të “hapëta”, të drejtëpërdrejta, me eksagjerimin e “falleve” në mesin e këmbëve të meshkujve, sikundër shfaqeshin edhe në antikitetin e Teatrit Grek e që do të vazhdonin “pa doganë” edhe në Teatrin e Mesjetës, në atë të Rilindjes Europiane më pastaj, deri tani, në “modernitetin” e teatrove bashkëkohëse, ku gjithsesi mjeshtrat e skenës së këtueshme, do të jenë më brënda natyrësisë e jashtë vulgariteteve të banalizuara natyraliste e amatoreske. Krijimi i atmosferës optimiste e gazmore, në sheshin e zbrazët skenik, pa asnjë dekoracion e konvecion skenik, ishte padyshim, meritë kryesore edhe e regjisorit Sean Holmes, që solli këtu, frrymën e gjallë të Rilindjes Angleze, “siparin” e së cilës e çeli fillimisht këtu, Shekspiri, në atë prag të ndërrimit të epokave, nga aristokracia feudale, në fillimet e reja të shoqërisë borgjeze, kur dashuria për jetën, nuk qe thjesht një ëndërr, po një version gjallërues e i vërtetë.

Dhe vjen një çast i lumtur, kur njeriu do të prekë befas ëndrrën e vetë dhe do të hyjë në “tempullin” më të ndritur të “botës së teeatri”, atje ku “mëndja djabolike” e Rilindasit të Madh William Shekspir, 500 e ca vite më parë, kur krijoi e gjallëroi në skenë veprat e tij të pavdekshme, në Teatrin “GLOBUS” të Londrës.. Për të parë pikërisht, komedinë e tij më të hershme “Ëndërr e një nate vere”, pas 425 vjetësh, në një ditë të mbingarkuar me mjegull e shi të imtë dëbore, duke u ulur po në atë sallë të magjishme, ku spektatorja më e zjarrtë ishte vetë Mbretëresha e Anglisë Elisabetë, e cila krijoi kushte të arta për Teatrin Anglez e veçanërisht për aktorin e dramaturgun Shekspir, që do të habiste botën mbarë, me talentin e tij të jashtëzakonshëm. E, për fatin e “fundit”, që të vija edhe unë këtu, nga Athina e tragjikëve të mëdhenjë të Antikitetit, për të gëzuar kështu edhe gjestin e sime bije (që mbaroi Universitetin “Cardiff” të Uellsit), e cila ka prerë një biletë të shtrenjtë, për baban e vetë, Miho Gjini, teatralistin e çmëndur, emigrantin Shqiptarë në Greqi, për të parë një shfaqje, nga më të bukurat vepra të Gjeniut Anglez, me subjekt nga Mitologjia e atij vëndi mikpritës të afro një miljon shqiptarëve.. Dhe duhej “zbritur” kështu, në vitin 1595, në epokën e Rilindjes Angleze, kur u shkrua komedia, për martesën e Dukës së Athinës, Theusit, përmes një aventure të hareshme në netët e beharit, në kërkimin e ethshëm të Hypolitës, Mbretëreshës së Amazonëve, nën ndriçimin e hënës Kërre. Me shprehjen e marrëdhënieve të reja njerëzore, që ngërthejnë mrekullisht ëndrrën me zhgjëndrrën, realen me irealen, mitologjinë me kohët e reja që sapo kishiin lindur. Para meje, në vitin 2012, po këtu, ka “shkelur” edhe një trupë aktorësh të Teatrit Kombëtar të Tiranës, e cila mori pjesë në “Olimpiadën Shekspiriane” me pjesën e dytë të dramës historiike “Henriku VI” , midis 36 veprave të kolosit të Rilindjes. Me regji të Adonis Filipit, kur pjesën e parë të së cilës e interpretoi një trupë Serbe dhe, të tretën, një trupë Maqedonase. Pra, si një përfaqësi ballkanase dhe pikërisht në Londër, si për të “rikujtuar” vitin e mbapsht 1913, kur aty do të bëheshin dhe përpjekje që të “shqyhej Shqipëria në copëra-copëra”!.
Në dritë-hijet e një GJENIU
Nga tjetra anë, mbetet i lumtur kushdo aktor, regjisor, dramaturg e kritik i teatrit që hynë këtu, ku u “gatua” mrekullisht “Magjia e Teatri”, prej këtij “Mbinjeriu Magjistar”, që lindi atje, në një fshat të humbur Anglez, më 23 prill të vitit 1616, në Stratford mbi Avon e që do të rikthehej po aty të kalonte fundin e jetës, ku, mbas vdekjes do t’i ngrinin një bust fare të vogël, me një libër e penë ndër duar. E që, për habinë të gjithëve, do t’i gjenin vetëm një testament fare modest, për t’u lënë fëmijëve të tij “një rruzull argjendi, një shpatë të vetme e disa artikuj veshmbathjeje”! Pa i shkuar mëndia fare tek thesari i veprave që la pas e që do të trashëgoheshin me ngazëllimin më të shkëlqyer nga të gjitha teatrot e botës. Po edhe nga gjeniu ynë i skenës botërore Aleksandër Moisiu. Shekspirian i tëri, që nga Fajdexhiu Shejloc e deri tek Romeo i Veronës dhe Hamleti, princi i Danimarkës. Si edhe nga i gjithë Teatri Shqiptar bashkëkohës që vuri në skenë tragjeditë “Hamleti”, “Otello”, “Mbreti Lir”,”Rikardi i III”, “Henriku i VI”dhe komeditë ”Gratë Gazmore të Uindsorit”, “Shum zhurmë për asgjë “dhe “Ëndër e një nate vere” (në dy versione).
Askush nuk do të besonte se ky NJERI i jashtëzakonshëm, mëndjemprehtë e me talent të mrekulluar si poet dramatist e artist,- ishte një fshatar nga origjina, që e braktisi shkollën që në moshën 13 vjeçare e nuk vazhdoi më asnjë shkollë tjetër, i biri i një fajdexhiu që edhe për firmë vinte një shënjë kryqi, që do të arrinte maja të tilla të mëndjes njerëzore e të kulmeve të artit universal, me një inteligjencë prej magjistarësh të pabesuar! Mandej, qe martuar që i vogël, 18 vjeç djalë e deri në moshën 21 vjeç lindi tre fëmijë. Dhe, për t’i ushqyer këta errdhi në Londër, ku do të bënte gjithfarë punësh, po më tepër si fajdexhi, investitor ndërtimesh, biznesmen e paralelisht si aktor. Qysh në këtë kohë shkroi pjesët e para drmatike që do të befasonin bashkëkohësit e tij dhe që do t’i “hapnin dyert” e teatrit, pikërisht të këtij Teatri, që do të ishte ëndërra dhe vepra e mëndjes, shpirtit dhe e duarve ë tij. Një mrekulli e tërrë! Ku do kisha fatin e madh, të rrallë e të pabesuar, që të hyja aty edhe unë, një bregdetas , midis Sarandës e Himarës, një i shkolluar arti, i pa fat, një ish i burgosur po nga ”teatristi gjysmëshekullor i diktaturës ” të kohës time të mbrapshtë, një personazh identik me ata të oborreve mizore të tragjedive të tij, pasi kishin kaluar edhe pesë shekuj si e kishte ngritur këtë “ngrehinë” të mrekullueshme që patakste edhe mbretëreshën , me ato ç’ka shkruante e bënte! Natyrisht, që nga ajo kohë e artë e Mbretëreshës Elisabetë,-“spektatores më të çmëndur” të artit të tij,-kishin kaluar me të vërtetë pesë shekuj e po mbyllej i gjashti, mbi të ra edhe zjarri, u ringritë së dyti,me mbylljen e llozhave rrethore e, më pas akoma, me rikonstruksionin e plotë të “GLOB THEATËR”, pas bombardimeve në luftën e dytë botërore.Me shkëlqimin e këtij gjeniu të artit, po në këtë TEATËR TË TIJ, të ideuar e të bërë si arkitekturë…Dhe, qysh atëhere, do të lindnin dyshime se, ishte e pamundur se, të gjitha këto vepra tronditëse,-që përbënin një mrekulli të dijeve njerëzore, i kishte rrokur vetëm mëndja e tij?! Se gjoja, ky dramaturg i pashkolluar e i pa bredhur nëpër botë, nuk mund të shkruante me kaq vërtetësi e hollësi për Venecian, pa qenë kurrë aty, se nuk do të përshkruante me aq besnikëri e forcë tronditëse jetën e oborreve mbretërore, pa jetuar ndër to, as edhe një ditë të vetme, se do të sillte ndër veprat e tij realitetin shoqëror të Europës, pa shkelur në asnjë shtet ë saj!
Komedia
Por, le të lemë “fjalët e tepërta” e të hyjmë, sado pak, në atmosferën e rrallë të kësaj komedie “pa fre”, që shpërndante një atmosferë hareje ndër shikuesit anglezë, midis të cilëve më kishte sjellë ime bijë, duke rendur afro një orë që nga Sheshi Westminister i Parlamentit Birtanik, me dihatjen e një vrapuesi, përbri lumit Tamiz, gjer në këtë “bina” të çuditshme mesjetare, me një copë qiell të hapur përsipër, në qëndrën e vetë. Spektakli qe i ndarë në dy pjesë, me një pushim në mes, si për tu shlodhur nga “gazi i bollshëm” i komdisë, me një interpretim brilant e pa cënuar aspak tekstin e Shekspirit, duke harxhuar shumë energji, me vrulle emocionale të brëndshme dhe vrulle fiziike të jashtme, gati elastikë në skenë, sikur të ishin iluzionista, që ndiznin e shuanin zjarre. Një grupim komediantësh që e mbushnin me atmosferë skenën e zbrazur e pa kurfarë dekoracionesh, me shpirtin e tyre që flakërinte…Duke e mbajtur të “ndezur zjarrin” në ato pauza e hyrje-dalje të pafundme, me ritmikën e “mekanizmave”, gjatë ndërrimeve të veshjeve e të makjimeve nga personazhe të komedisë në “arinjë” dha anasjelltas, duke qenë po ata aktorë që hypin e zbresin edhe nga karrocat elegante, që s’merret vesh si hyjnë e dalin në atë plate të ngjeshur me spektatorë…Se edhe aktorët , edhe spektatorët, duken si pjesëmarrës të kësaj shfaqjeje gazmore, e gjitha në stilin e po atyre komedive që luheshin po këtu , nga trupa e Shekspirit të pavdekshëm..
Gjatë pushimit të ndërmjetshëm, apo në dalje, kur gongu njoftonte “shuarjn e gazit” e bie ndjeshëm zjarri i duartrokitjeve, spektatori kurreshat mundet “t’u hdh një sy” katër-pesë mjedisevet që kishte krjuar dikur vetë Shekspiri , pa përmëndur restaurantin e tij që shëlqente ende, përbri teatrit e karshi lumit. Pak ngrohtësi duhej për artistët e tij në këtë kohë ,përherë të ftohtë, kur Dielli duket rrallë e mjegulla me shiun e dëborës, janë të pranishme ende pa ikur vera, me ëndërrat e veta të dashurisë. Ndërkohë, do t’u krijohej mundësiia spektatorëve që të merrnin me vete edhe”Fletë-Palosjet” e ilustruara bukur e me shpjegime të hollësishme për krijuesit e shfaqjes e të këtij teatri të famshëm që e solli Shekspiri, me përjetësinë e mëndjes dhe të veprës së tij, që duket sikur gjithçka është e plotë edhe në këto “Fletë-Palosje” (që në teatrot tona mungojnë në shumicën e herëve, për të mos thënë të vërtetën se janë harruar fare!), duke harruar edhe, më të parën gjë të mundëshme se, prej këndej fillon e mbaron kultura e paraqitjes së shfaqjes, si edhe “matet”, pse jo? (ndër sallat teatrove), edhe kultura e KOMBIT!
Londër, tetor 2017
Burimi/Facebook


Leave a Reply