Si SOT, më 4 shkurt 1927, lindi Komiku i Madh Shkodran, Artisti i Popullut TANO BANUSHI, i cili këtë vit mbushi 30 mote që është larguar nga jeta, po ka mbetur e paharruar figura e tij, jehona e gazit, e krijimeve dhe e batutave të tij të pashlyera. Tanoja, shkodrani me trup të bëshëm, me ecje të ngadaltë e me qafë pak të shtrëmbër, ishte njëherësh edhe një nga komikët e rrallë të Shqipërisë. Trashëgimtar i denjë i komikëve tipik Shkodranë, hokatar me nam, mjeshtër në “shhkrepjen e batutave, improvizator shumë i natyrshëm në skenë, me një gamë interpretuese në të gjitha gjinitë e humorit e të satirës, si edhe në operetën gazmore e vodevilin e muzikuar, nëpërmjet vokalit e intonacioneve të këndëshme muzikore. Me mbi dymijë dalje në skenën e Estradës, të Teatrit dhe të Operetës, pa u larguar asnjëherë nga skena, duke mbetur kështu një mik i preferuar e shumë i dashur për të gjithë…
E filloi karjerën e artistit si amaor i një drame të Filip Ndocaj, e pasoi me figurën episodike të një të dehuri në dramën e Ibsenit “Armiku i Popullit”, e vazhdo me rolin e vogël të një marinari në tragjedinë optimiste të Vishnjevskit, për të veshur më pastajë, uniformën e një kapteri në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës, përsëri me një personazh të Vujoshit në pjsën e tij “Hej, moj babë” dhe për ta mbyllë ciklin teatror të nisjes, me Leon simpatik të Sheri Mitës në komedinë e tij “Këshilli i Ndrikullave! Karjera e vërtetë dhe e plotë e aktorit komik, do të fillonte me krijimin e Estradës Profesioniste të Shkodrës në viitin 1958. Gradualisht Tanoja krijoi një figurë-tip, ekstrat i mëndjes dhe i talentit të tij, që dinte aq bukur të “thumbonte”,fare pa u kuptuar , nëpërmjet një të qeshure dashamirëse. Ai ishte si “kripa e gjellës” në ç’do skeç, duke u harmonizuar natyrshëm e fort bukur me partnerët e tij të përhershm: Zylyha Miloti, Zef Deda, Paulin Preka, Gjosho Vasia, Gëzim Kruja, Katerina Biga, Hajrie Sojli e me rradhë. Ai i interpretoi bashkë me ta, të gjthë tipat, karakteret e personazhet që i ndeshte në jetë, me një vërtetësi të habitshme, gjer në detaje, pa qeshur asnjëherë vetë, me serjozitetin e tij tipik- komk, që e ka sensin e talljes brënda vetes, pa u kuptuar prej askujt. Kështu ishte tek tipi i Dullës, i kriijuar prej tij në disa varjante e rrethana, si marifetçi që do t’ia “hudhë” gjithkujt me lezet, tipi i stimulantit, i dembelit që shtirej si i sëmurë dhe kërkon gjithandejë lehtësira, tipi i gënjeshtarit që don me mshefë edhe derkucin “e ndaluar”nga qeveria(!), tipin e bojazhiut që kërkon me rrëshqit sa “ma mirë” e ma lehtë , sa të mundet. Duke interpretuar krejt lirshëm e duke besuar edhe vetë maksimalisht gjithëçka që banë e për me i bindë edhe të tjerët, se “e zeza është e bardhë dhe e kundërta”! Dhe, gjithandejë mbetet spontan e i vërtetë, me gjithë improvizimet e shumta që bënte, duke mos e respekruar asnjëherë tekstin , por në ato marrëdhënie që i sugjestiononte po vetë, si edhe brënda natyrës e koloriitiit vendor të hokatarëve shkodran, me komunikime të vetvetishme telegrafike. I kujdesshëm që të mos dalë as jashtë marrëdhënieve me partnerët , po edhe as jashtë tipit e personazhit të krijuar, po prej tij. Me privilegjin e mirë se do të ndodhej përherë midis tre Paulinërve:Paulin Selimit (si autor), Paulin Prekës (si aktor) dhe Paulin Sekujt (si regjisor)…
“Në rol,-thoshte Tanoja,-edhe mustaku duhet me folë, edhe pantalloni, edhe kasketa e vume mënjanë, edhe paruka, ndofta edhe ngjyra e kravatës”. Një kredo artisiike aktrimi që niset nga llogjika e figurës, nga detaji, nga veshja, nga tipi i kriijuar, për ta zaptuar gjithë hapësirën skenike. Dhe, për çudi, edhe ky, i pashkolluar, që-sikundër më thoshte Mjeshtri Pirro Mani për “Mihal Popin në Tiranë, Nikolinin në Durrës e Pandin në Korçë, të cilët bënë shkollë me artin e tyre!”, i shtohej dhe TANO BANUSHI SHKODRANI!
Po, nëse Tano Banushi shkëlqente kur delte në skenë, ishte ca ma i mrekullueshm në jetë. Ashtu, sikundër kishte Nastradini proverbat e pafundme, ashtu edhe Tanoja, do mbahet në kujtesën e njerëzve për batutat e proverbat me humor që ai i krijonte atypëraty, në rrugë, në kafe e gjithkundë ku shkonte. Sidomos kur bahej dy me Tefën, karikaturistin Shtjefën Palushi, që trupin e kishte të imtë e të shtrembët, po që vijat në letër i bante të drejta e fjalët i kishte të arta, me kushehdi sesa çmime kombëtare dhe që e pinin bashkë kafen, herë te “Kafja e Madhe” e herë te “Shtëpia e Oficerave”, se u pëlqente edhe muhabeti, veçmas, edhe pirja e kafesë, edhe sajesa e batutave e i proverbave të mënçura, që vazhdimisht shtoheshin dhe nga të tjerët, nga miqt e tyre të pafund, midis të cilëve do të ishja edhe unë Miho Gjini, që m’a shtrëmbëronin edhe emrin, “tuj thanë se paska ardhë Tini Mini me na ndreq!”, sa herë që shkoja aty me pa estradën e Shkodrës, si kritiku i asaj kohe “të shtrembët”, po edhe si Inspektor i Sektorit të asaj gjinie që e donte populli, po që do të “shuheshin” që të gjitha me “një të rrënë të lapsit”, vite ma vonë! E migjathatë, artista të tillë , si Tanoja me Tefën , që dhe kur ikën, ikën pas njani tjetrit, do të kujtohen e do të mbahen në mëndjen e shpirtin e njerëzve, jo më për 30 vite si këta që na “rrëshqitën”, po edhe për 300 vite të tjera. Në mos edhe ma tepër!
Nga libri “JETË ARTISTËSH”, Sh.B.DITURIA, v.2002




Burimi/Facebook/Miho Gjini


Leave a Reply