Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshoë-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha.
I ftuar në një intervistë televizive, Berisha falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të. Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të shoëbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.
“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz.
Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.
“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.
Gjatë një bisede me Bjordin ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që ka reagar nga personazhet e përmendura është Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja ka ndarë si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit. “Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.
Burimi/televizioni-24.com/


Leave a Reply