Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo.
Përmes një postimi në Facebook-un e saj, Manastirliu shkruan se bisedën e fundit me Kalon e kishte në Dhjetorin e kaluar dhe se kontributi i tij për mjekësinë shqiptare është i paçmuar.
“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.
Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit. U prehsh në paqe prof. Kalo!”-shkruan ministrja.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply