Asgjë fare s’kam në mendje,
poezi as një status të thjeshtë !
Dy herë n’vit vjen kjo gjendje,
bashkohen fjalët në protestë !
Mendoj se është diçka normale,
të mblidhen fjalët në protestë.
Shkruhen vargje me fjalë banale,
u ba poezia barcaletë me qeshë !
Ndaj mos pyet ç’kam në mendje,
më pyet mik çfarë ke në shpirt ?
Nëse s’ma kupton këtë dhembje,
hesht për fare si Hanë pa dritë.
Në memorie kam disa stacione,
mendja ime është si televizor.
Po se shtype saktë n’telekomandë,
asgjë nuk shfaqet në monitor.
Miku Artit
Shkodër.19.1.’23
Burimi/Facebook


Leave a Reply