“Fabula”
~
Bora kishe mbulua Veleçikun me kodra
e çdo luginë
Nën rranjet e një Pishe
vertitej një Kanarinë.
Rrethë e përqarkë diçka veshtrontë,
ndoshta një vend të ngrohët,
për mbrojtje nga ngricat, por me kotë!
.
Kerkontë një strehezë te vogel
me përcjedh netët e dimrit të gjatë,
nën dushkun e Dellinjës, rraxe një shkambi,
prej të ftohtit e pa masë.
.
Terri i natës mbuloj egersishtë
çdo gja,
mbshtjellë më acarin e akull pa nda,
zogu në siklet strukej e përpelitej,
i mjer e në vetmi, nën pupula dridhej.!
.
Oh veshtirë, zhbiu nëtet e dimrit të gjatë,
me shpresen e bardhë,
Sa filloi Dielli i Marsit e avulli i pranveres
zogu lundroj nepër Ajrë…
tu e puthë flladine e vakët të eres.
.
Kanarina seçë ndertoj çerdhën tuj kendua,
s’bashku me Bylbylin më gazllim..
në çdo anë,
Në atë rrafshnaltë Razmes ku kishë dimnua,
e mbushi folën plot me zogjë
e Kanarina, u bë Nanë!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poeti “Ditenetet e jetes”

Burimi/Facebook


Leave a Reply