Jetët tona kanë fillim, zhvillim dhe fund momentesh që na ofrohen nga dita në ditë. Fondamentalisht fundi është konfrontuar me humbje, gjetje, rrënie, ngritje, përballje, qeshje, qarje situatash variable njerëzore dhe materiale.
Fundi…, për mua gjithmonë ka qene fillesë dasish, ka qenë moment kyç i ngërçeve pa zgjidhje në aspektet sociale njerëzore. Çuditërisht vetë fjala fund më nxit ide të ndryshme përzgjedhjesh, një matematikë ekuatike prespektive pa X dhe Y…
Fundi…, më shfaqet si një linjë solide garash, me tatuazhe minutash, sekondash, si një egoist fitoresh me përmasa galopante përfitimesh nga individë të ndryshëm.
Fundi…, më duket nganjëherë si një stafetë tubulare që përballet me garrën egoiste të unit dhe, shpesh stimulon idenë materialiste, si dhe fitoret pa fitore me mullinjtë e erës.
Fundi…, është edhe një fitore idealiste e cila ulëret psikozën skenike, paranoizon skizofreninë deri në intimësi detajesh neuronesh dhe elektrolitesh.
Në psikologji qenia njerëzore është totalisht e përgatitur të aktrojë vetveten dhe me jetën, të aludojë ëndjet emocionale, të përgënjeshtrojë në format më skrupultuoze, të qeshë deri në palcë dhimbjen dhe fundin e bipolarizimit social të vetëvrasjes paralitike.
Fundi…, si një fenomen depresiv shpesh bën sfilatë fillesash antagoniste paranormale. Fundi social
ngre lart indoktrinimin hipokrit politik, po ashtu i rrëzon me forcë psiqike protestat civile pa kulte sociale.
Pikërisht këto lëvizje janë një fund pa fund i
fillesave, ngërçeve masonike, janë një
percepitim argumentativ i brezave sot, janë disbalancë kimike mendore depresive sociale
pa dallime indikative psiqike.
Në balancën e jetës time investova përpëlitjen e parë, qarjet egoiste me eko ulërimash të brendshme të dikujt…, por të ngurtësuar në akuj masivë dhe, sot akoma pikojnë zjarr në kundërveprim lëngimesh.
Buzët dhe sytë janë ngrirë dhe presin coptimin e kristaltë, presin grushtin social të madhërisë së saj apo atij…, për t’ua ndukur dhe gudulisur krenarinë e përbuzur prej vitesh.
Nuk e di pse gjenetikish qenia njerëzore harron, që çdo jashtëqitje fizike është produkt i vetevetes, edhe kur qelbet nga koka deri tek këmbët.
Hmmm…, ironia e fateve paralelizon dhe stimulon dekadën, harron qëllimisht faktin fund…, me përballjen.
Paranoikisht i buzëqesh tiranisë së vetvetes, trupin i’a gërvisht krenaria e sëmurë që vazhdimisht i pikon gjak ditë pas ditësh. Vreri i ka helmuar edhe lëkurën e sotme “të virgjërt”, shpirti satanik i kundërmon nga aroma e alkolizuar e spermës erotike, por që i zvarritet ende nën lëkurë e viteve.
Fundi…, i jepet çdo kalimtari, duke i bërtur me forcë t’ a dëgjojnë përrallën tënde nga e kaluara. Fundi…, me forcë i’a ngre duart botës, i bën t’i përplasin me pahir, i bën të ngrenë dolli dhe të japin urimet e pa fe pagane, vetëm për dasmës tënde “të pafajshme” dhe, ndoshta me shumë burra…
Fundi…, një mulli me erë që përplas dhe hedh lart në qiell gjithë mëkatet e botës dhe, unë sikur Don Kishoti i Mançës luftoj për të shpëtuar kalorësin pa kalë, kalin pa kalorës…
Era e mullirit dikur mundi të shkëputë fizikun tim të njomë nga duart tiranike, por në ciklin e plotë të rrotullimit të saj tokësor, këmbët m’i lidhi me faktet e vërtetësisë së jetës edhe pse me identitet të pakonfirmuar përjetësisht.
Fundi…, unë sot zë qaj dhe qesh paaftësinë etike të jetës, ngërçet sociale paralitike. Në kupën e jetës time kam mbledhur gjithë lëmshinjtë e artë të kohës, të cilat si gjarpërinj vërtiten të kafshojnë, përpëlitin vitet e mia.
Fundi…, sot t’a ndjej mungesën, t’a ndjej pendesën, t’a kam falur harresën, por fizikisht të kam hedhur pas si një neuron negativ dhe, për t’ mos m’a shqetësuar kujtesë-harresën…
Fundi…, për mua ka vetëm një Jin-Jen pozitiv dhe negativ alternativ, por tek unë mbizotërohet tërësisht pozitiv dhe të sigurt në kohë, në vendndodhje. Unë me erën flururoj në mendime dhe jetoj në dashuri përjetësisht e harruar…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 03/01/2022…


Leave a Reply