Serenata asht muzike (aheng) nate e nji djali, apo dy – tre, per t’i tregu dashnine nji vajze.
Fjala serenate vjen nga italishtja sereno – i kthjellte (Qetesim shpirti)!..
Zanafillen e ka ne mesjete.
Ne vitet ma vone, perhapje mori ne Italine Qendrore e Jugore.
Ne vendin tone shquhen Shkodra e Korça, dy qytetet ma te kulturueme te kultures shqiptare.
*
Ne Shkoder, ne oborret plot lule e nen hijen e mandave, ku luhej loja e shtregullave e qendisej gjergjefi, linden edhe shume kange te dashnise me romantiken e tyne! Sidomos stina e pranveres, me lulezimin e luleve, zgjonte te djemte e ri ndjenja te fuqishme dashnije, qe i shpehnin me kanget qe krijonin!
Keshtu linden kanget “Kaçurrelat e tu” e Gac Çunit, i cili ja kushtoj nji vajze qe e donte, me bukurine e nji kukone, “Lule bora” e Simon Gjonit, “Kur gjethet bijen ne vjeshte” ,Leonard Deda, “Lulja e majit” e Pjerin Ashikut etj.etj..
Muzikantet (shoqnonin kanget me kitarre,fizarmonike, mandoline e vjoline si ma te preferumet, por edhe me trombe me sordine), delnin ne qetesine e neteve, rrugeve te qytetit rrethu me mure te nalta me shermashek, me dyer te medha me anesore ndejese e shpi me dritare karakteristike, ku sejcila shpaloste fiziononine e vet.
Nen keto dritare lindi serenata shkodrane!
*
Kenaqesi e gezim vezullonte ne fytyrat rinore te serenalisteve, atehere kur ne dritare, levizte sapak perdja e qendisun, sinjal se vajza ishte zgju e kangen asht tuej e ndigju!…Por ndonjihere ndodhte, qe nji kove me uje, zbrazej mbi djalin e dashunuem prej ndonji prindi te nervozuem!😅
***
Edhe qyteti tjeter, Korça, ka pase te apasionuemit e serenatave, si pjese e biografise te kangeve te bukura korçare!
Me instrumente ne duer, ne rrugicat me kalldram e shpite rrethu me kangjela karakteristike plot ornamente, delnin djemte e dashunuem per t’i shpre dashnine me kange, vajzave te bukura te preferueme!
Kushrini jem,Niko Ljarja, shkodran me banim ne Korçe, me ka tregu per nji ngjarje, qe mahet mend ala, si anekdote ne kete qytet:
– Nji i ri, quejtun Koço, i cili kendonte bukur e po kaq bukur i binte edhe kitarres, kishte ra ne dashni me nji vajze (Ja korçare,ja hiq fare)!
Por vajza e bukur si kukull, nuk i pergjigjesh dashnise se ketij djali, qe ndjenja te fuqishme i vlonin ne shpirtin e trazuem (maraku ma i rand se plumi)!
Nji nate, nesa ai po pushonte poshte dritares se vajzes, cingarja qe po pinte (ndjenjat verbojne edhe arsyen), i kishte ra ne cepin e xhaketes dhe kishte fillu ta djeg ate!?
Kalimtaret e shofin tymin dhe i thone: –
– U dogje Koço!..
Ky tuej e kuptu ndryshe shqetesimin e qytetareve te mire, u thote:-
– Po, po u dogja e u pervlova!
Dhe cingarja, si dashnija, vazhdoj te baje punen e vet ne xhaketen e Koços se shkret!.😅
L.L.Zurich, kallnuer 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply