Dritaren me xhamat e perhimtè hapur e lashè!
Le te jete e hapur edhe pse nate dimri ishte e ndoshta èngjejt e kesaj nate me mua do vinin te flinin.
Nje shi i qete filloj te binte dhe piklat e tij mbi fetyren time po flirtonin sikur te nguculitnin dhe ngadale nga gjumi donin te me zgjonin.
Perseri nje gjume sa i shastisur aq dhe melodioz per tè humbur ne botèn poetike te èndrrave.
Diçka ne xhamin e pèrhirtè pa dashur u perplas dhe mendjen me terhoqi e çoj shume larg. Mè çoj atje , atje ku po te shkoja nuk do tè kthehesha mè kurrè ashtu siç nuk u kthyen as ata qe iken nje here e pergjithmonè. Po unè , ç’kerkova atje , kur unè ndodhesha aty, aty ku prisja engjejt tè vinin e sikur me radhe nè krahet e mi nga pak te pushonin e bashke me mua te “ flinin”.
Hapa syte , nuk pashè asgjè, perseri I mbylla dhe pashè gjithshka.
E èndèrr nuk isha pra.
U ngrita, gjysem e zhveshur ashtu si pergjumèsh u ula kembekryq midis shtratit duke ndjekur fluturzat e vogla qè dritatret me xhamat e perhimte kishin lejuar te futeshin brenda dhomès time si èngjèjt e ardhur nga jeta e pertejme!
Vallèzonin mbi kèmishèn time tè bardhe duke mè perqafuar me mall dhe etje e dritè bènin xixèllonjat qè ju bashkuan valles nèn interpretimin e notès muzikore tè dritès qè ndante minutat e fundit te erresirés. Isha ngrirè nè mjedisin e shtratit tim tè ftohtè ku shiu shoqerohej me fijet e pakta te deborès duke trembur èngjèjt e mi tè asaj nate magjike dhe nje e nga njè zuné tè iknin duke mè lenè perseri ne vetminè e natès!
Oo zot, fillova ti flisja vetes ku jam! Mos vallè mendja mè ka lènè apo unè e lashé mendjen tè shètisè e té flirtojè e lirè nèpèr botèn e saj , tè ndjehet njè herè ndryshe netève tè tjera. Hapa sytè pèrsèri dhe asgjè nuk pashè. Bulbèlat e djersès mè kishin pushtuar shtatin dhe ftohur sikur tè bèheshin kristal si guri mè I çmuar i diamantit ti vèja si gjerdan rreth qafès e ti mbaja kujtimin e asaj nate tè gjatè!
Kapakèt e dritarès me xhama té perhirté ishin mbyllur nga era e fuqishme qè fishkèllonte pèrjashta kur èngjejt ishin larguar e mua mè kishin lènè nè mesin e shtratit nè pikèllimin tim tè perqafuar!
E kush ishin kèta engjej perveć shpirtit te atyre qè ikèn per mos tu kthyer me kurrè e kthehen nè flutèrza te vogla per tè gjallèt nè jetè pèr ti kujtuar!
U mérzita pse nuk zgjati pak mé shumé ajo natè flirtim me shpirtin e engjéjve, me vallen e fluturave, me qetèsine e dritèn e xixèllonjave, pse kur hapim sytè nuk shohim asgje e jemi te verbèr, e kur i mbyllim shohim “ dritèn “ e jo terrin. Sa e pa drejtè kjo jetè e askushi drejtesinè se ka gjetè , perveçse endrra qè s’ka pergjigje e flet vetè.
Ehhh sa e shkurtèr mè ishte ajo natè!
2. Janar. 2023.B. Malaj. Londer.
Burimi/Facebook


Leave a Reply