I have a dream… – thoshte pastori amerikan neger Martin Luter King. Dhe, ndonese i jashtezakonshem ne ligjerimet dhe misionin e tij, e vranë… Ja, keshtu ështe kjo jetë!
Dola këtij mengjesi te ditës së parë te vitit, piva nje kafe per qejf me veten time. Vija re shume njerez qe kishin dale dhe ata per kafe, ca me grupe me te medha familjaresh, te shumtet burre e grua dhe fëmijen e tyre. Paqe…
Ky peizazh njerezor me jepte edhe mua nje paqe te bute. Por e di se neser ky “armepushim” i toreadoreve te ndyre te politikes dhe te shtypit te politizuar me misionin e tyre te rekrutimit dhe trullosjes, neser ia fillojne rishtazi me boksimet e tyre te ndyra. Dhe nga “fytyrat engjellore” mbushur plot miresi te njerezve sot, do dalin serisht çatallet, fjalet e ndyra, sharjet, idiotesite, damaret e fryre. E si mund t’i ikesh ketij kurthi ne Shqiperine tone ende te nderkryer e te helmuar nga kobrat?!!!…
Kredhur ne nje prehje shpirterore te vetmjaftueshme, me kaploi deshira te dremisja me “flakën e shenjtë”… Pra, ta kisha diku nje “qiri naimian”, le te rrinte ndezur gjate, sa të shuhej vetë. Bah! Ka burre nëne ketu që ta lërë njeriun “të tretej, të kullohej, si qiriu kur s’ka vaj…”. Ketu “vaj grindjesh” ka sa te duash! Eh… Sa do te doja që çdo ditë e nesërme t’i ngjante pak të sotmes. Domethënë që njerezit te mos çanin koken per politikanet, idhujt e tyre, te mos u shkonin pas me berihaj, te mos rrinin syngulur pas ekraneve dhe gazetareve me thashethemnajen e tyre mijëra euro te paguar, t’i braktisnin dhe te ndertonin mes vedit paqen e tyre. Unë jam një agnostik, por i përulem shembullit dhe metaforës së jashtëzakonshme të qiriut naimian. QIRIU i tij ishte Shpirti i Mirë, andaj do doja qe njerezit te kishin nje drite prej tij, jo vetem në nje dite, dy a tri, sa vazhdojne urimet dhe bekimet per njëri-tjetrin, por sa vazhdon MIRESIA.
Mirësia… Është një veti e brendshme e njeriut. Ndoshta vjen nga nevoja për të bashkekzistuar me tjetrin, fillimisht në familje, me prindërit, vëllezërit e motrat, pastaj me fisin, fshatin, qytetin, gjer me bashkësinë etnike, kombin, botën. Mirësine e kemi te gjithë. Ndoshta është një instinkt bazik i pajtimit, nevoja për të ruajtur jetën, për t’iu shmangur konfliktit, grindjes, grabitjes, luftës, vdekjes. Mirësia është ndihmë, rend. Mirësia është edhe solidaritet, edhe lutje. E mira dhe e liga janë brinjë më brinjë. Ndofta të gjitha këto kanë lindur njëherësh edhe Zotin edhe Djallin. Pse te lider-ucët tanë shqiptarë ka kaq shume urrejtje. Njeri i thote tjetrit “armik”, tjetri “kufome e vdekur”. Dhe lehjet, ulerimat, hingellimat do te rifillojnë se shpejti ne nje spektakel edhe me te perzishem. Fishekzjarret e festes rreshtën, fillojne te tjerat, “fishekzjarret” e haleve te politikës, e urrejtjeve…
Kjo eshte jeta, politika, do me thone, nuk i ndryshon dot… Nuk dua t’i futem kësaj teme. Me lodh. Në rrugën drejt vetvetes, pastrimit të fundit që vdekja na jep, njeriu ose epohet drejt mirësisë, ose për dreq bëhet një djall i keq, i vockël, grindavec, gjithë gjemba, që veç vjell vrer, gërric e shpon të tjerët duke u kënaqur me vuajtjet e tjetrit. Shembullin me të keq e japin pikerisht politikanet tane dhe pas tyre ca gazetarë militante, te semure, te verber thuajse ndaj te vertetes. Të gjithe boksierë katundi. Mirëpo shpirti duhet të ngrihet lart, mbi baltën. Balta e tërheq poshtë, vështirë t’i ikësh. Balta nuk është frymë. Vetëm fryma mund ta heq njeriun prej saj. Dhe frymen e krijojne me shume keto dy fragmente sociale te rendesise se pare. Mirëpo qe te dy jane BALTË. A do behen vallë FRYMË? S’e besoj…
Ndofta ky apeli im eshte i marrë prej letrave dhe ëndrrave te hidalgos së famshem, Don Kishotit. Ndofta është thjesht zbutja e shpirtit tim nga mosha dhe rënia e egos në një situatë kur nuk ia kam më nevojën askujt dhe s’kam më frikë prej asgjëje! Apo është ajo lojë e perhershme e luftës mes arsyes dhe klithmës së pavetëdijes, frikës, gjembave të egos, rrekjes për hapësirë e personalitet, pranisë së tjetrit si rrezik, nevojes që e keqja me ne fund te shporret, se paku te zbythet. Eh, ëndërr, moj ëndërr! Tani ishte një ikanak. Procesi i transhedentimit nga toka në ajër, nga diçka me peshë në diçka pa peshë, në frymë, për veten dhe me veten, fillonte pikërisht në pleqëri…
Dhe brezat ndërrojnë. Dhe vallja mbetet po ajo…
Burimi/Facebook


Leave a Reply