Vjen nga familja famëmadhe e Boriçve të Shkodrës. Stërmbesë e atdhetarit e dijetarit Daut Boriçi, kryetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit për vilajetin e Shkodrës. Gjyshi i saj Nexhat Boriçi pasi kaloi do vite të vështira në burgun e Burrelit, arratiset dhe kalon ne Kosovë. Atje punon si mësues dhe nuk e shtyn tutje drejt perendimit mërgimin dhe vendos me lidh fatin me zonjen Fetanete nga Presheva. Të dy krijojnë një familje shembullore me tre fëmijë Agronin, Fatmiren dhe Mentorin. Agroni me zonjen e tij Besa nga Presheva kanë katër fëmijë të mrekullueshëm, njëri më i suksesshem se tjetri. Ma e madhja ndër ta Afeida. Babai i saj Agroni ishte shkrimtar dramaturg dhe drejtor i teatrit të Preshevës për vite. Sigurisht që do i ekspozonte fëmijët ndaj artit. Afeida, e madhja e fëmijëve u angazhua që heret me trupen e të rinjve në teatër ku regjizor do kishte të atin. Rolet e interpretuara nga ajo, do të ngelen gjatë në kujtesë të preshevarëve e më gjerë. Vlen të përmenden rolet e Nita e Josip Reles, Olimbia në dramën e Kristo Floqit me titull “Vëllazëri e interes”, Nusja, tek “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços etj. Me mbarimin e luftës për çlirim nga pushtuesi serb, Afeida do ta merrte akoma më seriozisht artin e dramaturgjisë duke u regjistruar në akademinë e arteve dega regjisurë. Sigurisht talenti i saj dhe rezultatet e nalta në shkollë s’do kalonin pa u vënë ré. Do t’i ofroheshin krahas ndjekjes së shkollës pozicione te lakmueshme pune në vende serioze e prestigjioze si RTK, RTV 21 etj. Mbas diplomimit i përvishet punës artistike me tërë fuqite e saj. Luan në shfaqen “ River Side Drive” e autorit të mirënjohur amerikan Woody Allen. Më 2007 do bahej në ketë rol përfaqësuese dinjitoze e Teatrit të Kosovës në festivalin ndërkombëtar të teatrove mbajtur në kryeqytetin Kajro të Egjiptit. Do zhvendoset për disa vite në Tiranë si regjisore e dublimeve në kompanine 2A. Rikthehet pastaj më 2011 në vendlindjen e saj Preshevë për të çuar më përpara punën e ndërprerë nga vdekja e papritur e babait të saj. Aty është regjisore e parë në Teatrin e qytetit të Preshevës dhe kontribon si realizatore në Shtëpinë e Kulturës Abdullah Krashnica. Për t’u theksuar janë regjisurat e “Emigrantët” Mrozhek. ”Skicuesi” Haely. “Dy duzina me trendafila” Aldo de Benedetti. “Vdekja dhe virgjëresha” Ariel Dorfman. “Një burrë me dy gra” Ray Cooney në teatrin e Kumanovës. “Tre mëndje në ankand” F. Hysi. Autore dhe regjisore e dy dramave për fëmijë “Ëndrrat na bashkojnë”
dhe “Përrallat”. Pjesëmarrëse aktive në aktivitete kombëtare dhe më gjerë, zj Boriçi ka marrë çmime pas çmimesh; ndër të tjera “Çmimin e Regjisë” në festivalin “Othello” në Gostivar. Çmimin “Regjia më e mirë” në festivalin “Mittriks” në Mitrovicë. Çmimin e parë për “Regjia me e mirë” ne festivalin ballkanik në Bursa Turqi. Çmime speciale në teatrot në Durrës, Shkup, Gjirokastër etj. Çmimin më për zemër shprehet ajo kam çmimin ”Regjia më e mirë Agron Boriçi” në edicionin e 17-të në nder të regjisorit e dramaturgut te njohur me aktivitet katër dekadash në teatër.
Pos këtyre, Afeida asht angazhue intensivisht ne festivale të kengës në Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Gostivar etj. Jo vetëm si prezantuese por edhe antare influente në juritë profesioniste.
xh.t. (Adnan Ramadani).
Burimi/Facebook/Gegenisht


Leave a Reply