Kur hapa derën ora ishte 12:00 e mesditës.Dera ishte e vjetër dhe kisha frikë se mos bie ne tokë.Mu duk vetja se kisha hyrë ne vendin ku Migjeni i kendonte mjerimit.Një vajzë mu afrua, flokët i kishte te pakrehura.
Ee pyeta:- ku i ke prinderit,-nuk më foli.Fillova të emocionohesha, e afrova afer vetës,kishte frikë.
Dhoma ishte e vjetër,tavani ashtu i arnuar me ca dërrasa,kurse muret ishin ashtu të gjysmelyera,vatra ishte e ndezur dhe mbi të po zihej diqka,fasule mu duk.
Fola më të madhe, ka njeri këtu, o i zoti i shtepisë? Vajzën e pyta si qyhesh,eja këtu se kam diç per ty, më mori per dore dhe më tha:- gjyshi atje,gjyshi..!
Eja,- i thashë të shkojmë bashkë.
Një oborrë i pa lëvizur fare, në vetvete shfletonte stigje lufte,tregonte vuajtjet dhe ushtimat e malit,ca metra me larg dukej rruga e asfaltuar,besa edhe pushtetarët kishin ardhur për ta bërë përurimin e rrugës kishin prerë shiritin dhe kishin bërë koktej, mirpo per çudi atë shtëpi nuk e kishte parë askush. Vazhduam,vazhduam dhe ecëm në drejtim te gjyshit,tutje atje në fund të livadhit shifej duke kositur.
Nuk kisha marr ujë me vete dhe asgjë, pos ca bonbone që ia dhashë asaj vajze të vogël.
U afruam tek plaku i cili po punonte.Bëntë vapë e madhe atë ditë.
-Puna e mbarë,- i thashë.
-Mbarë e të mir paq, me tha,Liridona eja te gjyshi.
-Si je o Axho.
-Mir si je ti..?,
-Mirë! Jam Ilir Kodra, i thashë.
-Unë jam Rrustem Zeka.
U ulem pushuam pak dhe Axha Rrustem me tha eja të shkojmë në shtepi se edhe ashtu mbarova punën për sot. Rrugës,plaku i urtë dhe bujar me rrëfeu per fshatin për prrojet dhe lëndinat.
Hymë brënda në shtepi ku Axha Rrustem me shygjeroi ta ulja kokën se mos e lëndoja, kam lënë fasule per tu zier tash duhet të jenë zier, me tha.Une kur hyra e nuhata erën e mirë të fasules.
-Epo mir de e hamë nga një kafshatë sebashku.
– Unë kam ngrëne, i thashë.
-Më bëhet qejfi,- më tha, por një kafshatë nuk të mbytë.
– Mirë atëherë ashtu u bëftë.
Shtruam sofrën ne podin e asaj shtëpie, ishte tokë e palëmuar, ashtu e vrazhdë, ku dukej qartë se edhe pse 10 vite pas luftës, koha kish ndaluar së ecuri.
Axha Rrustem me rrëfeu se kisha një djalë jetim e rrita me mund të madh e martova,bëmë nje dasmë të mirë,pas një kohe nusja e djalit Djellëza,lindi vajzën Liridonën.
Në vitin 1997 filloi lufta,serbët shkatërruan çdo gjë plaçkiten,vranë, thyen çdo gjë,vranë dhe djalin tim Sokolin dhe gruan e tij,që nuk guxuam as ti varrosnim pasi që u detyruam te iknim me zor. Liridona po rritet pa prind, ajo po e vuan çdo ditë mungesën e tyre. Une e rrita me plaken time e që edhe ajo u largua nga jeta para dy viteve.
Aty afer te birit me te renë e kam varrosur.
Shkojmë shumë shpesh me Liridonën te varri për tu çmallur e ajo me pyet se kur do te zgjohet mami dhe babi im, se kanë kohë qe kanë rënë në gjumë.
Një ditë i thashë se ky është gjumë i përjetshëm moj bijë,pra kur të rritesh do ta kuptosh.
-Histori e dhimbshme axha Rrustem.
-Veç ne shqitarët kemi keso rrëfime,rrënqethëse mor bir,- më tha plaku i urtë e bujar, i cili tregon vuajtjet e tij, që zemra nuk duroj e fillova te qaj.
Autor:Lulzim Osmanaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply