Ne shek 19-te, nje kritik i njohur arti shtroi pyetjen: Cili eshte cari i vertete ne Rusi, Tolstoi apo pinjolli i Romanoveve? Dhe pergjigjen e pati dhene po vete: Cari i vertete i Rusise eshe Tolstoi.
Kupa e botes ne futboll deshmoi, edhe nje here tjeter, se sa popullore eshte bere kjo loje dhe virtuozet si Mesi e Mbape qe e interpretojne ate.
Por ja qe politikanet nuk rrine dot pa i futur hundet e tyre te pista edhe ketu, per te perfituar, sadopak, nga popullariteti i yjeve te futbollit.
Presidenti i Frances, E. Makron, gjoja per te qetesuar Mbapen, u perpoq te beje nje foto me te, por “kepuca e arte”, nuk ia vari.
Emiri i Katarit pranoi te kthehet ne nje oborrtar te rendomte, duke ia veshur Mesit ( i cili nuk eshte se u entusiazmua nga ky veprim) nje mantel tradicional vendor.
Politikanet shqiptare, shumica e te cileve nuk kane haber nga futbolli, as nuk kane shkuar kurre ne stadium per te pare nje ndeshje, shperthyen ne rrjetet sociale, duke “deshmuar” se sa te perkushtuar jane ndaj kesaj loje dhe se sa i vleresojne yjet e saj.
Zoterinj politikane, e kemi shume te qarte qe halli juaj eshte te fitoni ndonje pike per vete, por lerini dashamiresit e futbollit te festojne me heronjte dhe mbreterit e tyre. Ata dine t’i dallojne heronjte dhe mbreterit e vertete nga ata te rreme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply