Po shoh që shumica e shqiptarëve, në rrjete sociale, po e komentojnë si fitore zgjedhjen e kreut të ri të SPAK Alitin Dumani .
Në fakt në çdo vend normal një zgjedhje e tillë duhet të ishte rutinë, por Shqipëria nuk është vend i tillë.
Korrupsioni, nga opinioni i brendshëm dhe partnerët ndërkombëtarë, është cilësuar si problemi më i madh, kërcënimi i sigurisë , i Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor, gjë që është shoqëruar nga masa të forta përfshi edhe ngritjen e Prokurorisë së posaçme antikorrupsion SPAK.
Në mandatin e kryetarit të parë të tij, SPAK nuk është se bëri atë që pritej por me arrestimin e disa politikanëve dhe ish ministrave tregoi dhëmbët, aq sa për tu bërë kërcënues e tërhequr vëmendjen e politikës.
Ai ka hapur disa çështje delikate që lidhen me politikën dhe përfshirjen e sajë në korrupsion dhe krimin e organizuar. Bashkëpunëtorë të Kryeministrit, Rama, ish kryeministrit Berisha dhe ish presidentit Metaj, janë arrestuar ose janë përfshirë në hetimet e SPAK gjë që ka vënë alarmin tek këta politikanë, që natyrshëm ndjehen të kërcënuar e rrezikuar.
SPAK i krijuar për të hetuar përfshirjen në krime të niveleve më të larta të politikës dhe administratës shqiptare do ta kishte të pa mundur ekzistencën dhe funksionimin e tij pa mbështetjen por edhe mbrojtjen e një fuqie madhore, të interesuar për zbatimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri siç janë SHBA .
Ata i paraprinë punës së SPAK duke shpallur non grata disa zyrtarë politikanë të lartë përfshi edhe ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
U kujdesën të ndihmojnë e trajtojnë SPAK por edhe ta mbrojnë atë nga politika shqiptare dhe krimi i organizuar të kërcënuar drejtpërdrejtë prej tij.
Në këto kushte zgjedhja e kryetarit të ri të SPAK mori më shumë vëmendje se ajo e të parit. Palët e interesuara u përfshinë në një konflikt politik publik.
Politika shqiptare tentoi fort të përcaktonte kreun e ri me qellim marrjen e kontrollit të tij .
Kjo tentativë publike e politikës së trembur shqiptare hasi rezistencën e SHBA, nëpërmjet përfaqësueses së sajë në Shqipëri, ambasadores Kim .
Kjo situatë çoi në një konflikt publik. Kryeministri Rama shënoi një skandal diplomatik duke urdhëruar MPJ të publikonte një deklaratë ku pretendonte se kushte filluar procedura e zëvendësimit të ambasadores. Ndërkohë që Berisha i shënjuar “non grata” nga SHBA “, për korrupsion dhe minim të demokracisë”, i shtoi e ashpërsoi akuzat ndaj znj. Kim dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Blinken, me një herë pas deklaratës së MPJ , në një akord i hapur në distancë me Ramën në prag të zgjedhjes në SPAK .
Të dy synonin të dobësonin pozitën e znj. Kim me qëllim minimizimin e influencës së sajë në garantimin e një votimi jashtë kontrollit të tyre të kreut të ri të SPAK .
Retorika publike u ashpërsua edhe nga pala amerikane që po mbronte me forcë investimin më të madh të sajë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, i prcaktuar,një prioritet parësor ngs Presidenti i SHBA në Ballkanin Perëndimor.
Beteja, që vazhdoi deri momentin e fundit të zgjedhjes, u fitua nga SHBA dhe rezultati i ngushtë, vetëm me një votë, tregoi që nuk ka pas asnjë kompromis dhe as tërheqje nga politika shqiptare prej ndikimit në procesin e zgjedhjes, siç u deklarua nga Rama.
Berisha, përcaktoi si të preferuarin e Ramës kandidatin Kondili dhe me sa duket kishte të drejtë pasi ai u nda vetëm me një votë nga zgjedhja.
Mirëpo ky përcaktim i Berishës, për njeriun e Ramës, i hoqi atij të drejtën, që nga sot të thotë që SPAK drejtohet e kontrollohet nga kryeministri dhe mazhoranca, gjë që do ti ti dalë para në atë që pritet të bëjë SPAK në të ardhmen .
Me pak fjalë politika shqiptare Rama , Berisha Metaj etje që u munduan të ndikonin në zgjedhjet e kreut të SPAK e kanë humbur këtë betejë me SHBA dhe pikërisht kjo po festohet si fitore nga shqiptarët .
Dhe kanë të drejtë !
SPAK ka të gjithë mundësinë të jetë institucioni i vetëm jashtë kontrollit të politikës shqiptare dhe kjo ka rëndësi të veçantë për faktin se kontingjenti , shënjestra e tij do të jenë pikërisht politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar e inkriminuar dhe familjarët e bashkëpunëtorët e tyre .
Mendoj se politikanët e tillë nga sot duhet të jenë shumë me të frikësuar se dje, nga SPAK i drejtuar nga dikush, për herë të parë, i pa zgjedhur prej tyre, e për më tepër nën mbështetjen dhe mbrojtjen e një force madhore, garantë për shumë gjëra në Shqipëri, siç është aleatja jonë strategjike e historike SHBA.
Sot ata , amerikanët ,garantuan një fitore të madhe, jo aq për vete se sa për shqiptarët, që me sa duket më në fund e kanë kuptuar këtë.
n.ç
Burimi/Facebook


Leave a Reply