T’më falin që s’bëra më tepër
për ata që për mua patën nevojë
i ngushëllova veç me ca vargje në letër
dhe ca lutje që s’di nëse Zoti m’i dëgjoj!
T’më falin ata që ndihmë kërkuan
dhe pritën që ndihmë t’ju ofroja
prej meje ata, ndoshta u lënduan
por unë nuk munda, jo se s’doja!
T’më falin ata që pushtoj sëmundja
shpirti për ta gjer në hone më klith
sikur në Zot të kthehesha, të mundja
do ti ngrija më këmbë të gjithë!
Për ata që privohen prej mjerimit
do t’u falja gjithë pasurit e të pasurëve
të isha veç një ditë Zot i krishtërimit
veç një çast Perëndi e myslumanëve!
Të gjitha kishat do t’i zhveshja prej arit
floririn e xhamive do ta shkrija
ti ndalja mjerimin të varfrit
dhe të sëmurët prej shtratit ti ngrija!
Skender Laze Trebeshina
12 Dhjetor 2016 Bs It
Burimi/Facebook


Leave a Reply