E perjetova me knaqesi SAMITIN PER BALLKANIN PERENDIMOR.
E kam mirepritur si nje orientim te ri e konkret te politikes europiane ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor e veçanarisht ndaj Shqiperise.
I pashe edhe nga afer fytyrat e te gjithe liderve qe kishin ardhur ne Tirane dhe pavaresisht nga nuancat u ndjeva mire.
Ata politikane europiane e ballkanike ishin bashke dhe mund te benin diçka per te ardhmen ndonese ROMINGU dhe 1 miliarde dollaret e premtuar nuk çojne kandar per nje rrajon te prapambetur e me shume probleme nacionale, te nxehta e te pazgjidhura.
Pas atij zhvillimi pozitiv,me vleresime per Shqiperine,as qe e çoja nepermend se pak metra me tutje, aty ku opozita protestonte do te ndodhte nje skandal qe askush nuk e priste dhe per mendimin tim,shume dëmtor per Shqiperine e shume absurd per momentin kur ai zhvillohet.
Nje njeri i panjohur futet ne turme me shpejtesi dhe godet me forcë ne fytyre,nje njeri te moshuar,nje deputet,nje ish kryeminister,nje ish President dhe kryetarin aktual te opozites shqiptare,Sali Berisha.
Padyshim nje akt brutal,antinjerzor e kriminal.
Degjova e lexova rreagime nga me te ndryshmet nga te dyja palet,nga disa qe thone e ka merituar e deri tek te tjere qe e marrin ne mbrojtje me te gjitha mjetet.
Sigurisht qe kam mendimet e mija per te gjithe lideret qe e kane drejtuar Shqiperine ne keto 30 vjet dhe e pergjithshmja e kesaj periudhe shumevjeçare eshte se kryepolitikanet tane,te te gjitha kraheve e kane konsumuar moralisht e politikisht mandatin qe u ka dhene populli apo qe ja kane marre popullit.
ATA DUHET TE IKIN E TI HAPIN RRUGEN NJE KLASE TE RE POLITIKANESH QE TE MARRIN NE DORE FATIN E POPULLIT TE VET.
Ne asnje vend te botes demokratike nuk gjen politikane qe i kane gezuar te gjitha postet politike,te gjitha privilegjet e babezite te cilet kane qendruar ne pushtet 30 vjet.
Dy here nga kater vjet apo tre here nga kater vjet i gjen ne postet drejtuese,politikanet e Amerikes,Anglise,Holandes,Zvicrres,Vendeve Nordike e e keshtu me rradhe.
Ata largohen per ti lene vendin te tjereve te drejtojne ekonomine,kulturen e politiken ne vendet e tyre.
Tek ne ka ndodhur ndryshe. Tre a kater vete e kane patur fatin e Shqiperise ne dore per 30 vjet me rradhe dhe keto njerez u mesuan me te mirat qe sjelle politika dhe punuan vite me rradhe per kultin e tyre,te familjes e te klanit qe i ka rrethuar.
Eshte utopi te presim qe keto njerez te ikin vete.
Si brenda partive te tyre ashtu edhe nga jashte, ata nuk jane te rrezikuar.
Lideret e politikes shqiptare jane kujdesur qe prane tyre,te mos rritet asnje lis i larte,asnje lider tjeter qe mund te rrezikonte pranine e tyre ne udheheqjen e forces politike qe ata drejtojne,
Per keto arsye edhe te tjera sigurisht,Politika shqiptare perjeton veçanarisht,keto 30 vjet, krizen e lidershipit.
Po ata qe ishin,si majtas e si djathtas i vertiten posteve me te larta te politikes e te shtetit shqiptar sepse nuk ka te tjere dhe shqiptaret po keto do te hane…!
Me kujtohet ajo historia e qershive te cilen po e lë vetëm me kaq,pa e zberthyer se çfare ngjau me qershite e pshu….,dikur ne Shkoder.
Ne sherbim te kultit te ketyre qe kane mbetur, nje rrol te rendit te pare ka luajtur edhe media e cila i ka sherbyer me devocion,tortes se pushtetit nga e cila eshte mirepaguar rregullisht.
Shikoni sa e zhbalancuar ishte paraqitja e situates se ketyre diteve te passamitit Europian.
Shume pak jehone i u be SAMITIT e ndersa grushtit i u dha nje hapsire mediatike e papare ndonjehere sepse media shqiptare eshte e politizuar,eshte e dhene e pasionante pas kronikes se zezë dhe nuk vlereson progresin.
Gjithashtu per gjendjen ku jemi nuk jane fajtore vetem politikanet.
Per mendimin tim,ne qytetaret shqiptare dhe inteligjenca shqiptare e mbajne pergjigjesine kryesore.
Ne jemi dorzuar perballe politikes,jemi strukur thelle duke ja lene ne dore pak njerezve,fatin e familjeve,te femijeve e te vendit tone te shtrenjte.
Keto dite,lideri i opozites beri thirrje per revolucion duke ftuar popullin dhe rinine te ngrihen per ta rrexuar me dhune,qeverine e K/ministrit RAMA.
Sejcili prej atyre qe e kane degjuar menjehere ka nxjerre perfundimin se gjendja ku jemi nuk mund te sherohet nga ata qe e kane krijuar.
Edhe ne industrite e te gjitha llojeve,riciklimi i mbetjeve eshte nje zgjidhje halli.
Ajo behet per te ruajtur ambientin dhe per te kursyer lenden e pare.
Ne politike,njerzit preferojne dhe presin qe te vijne njerez te rinj per te drejtuar ekonomine e kulturen e ketij vendi shume te pasur e me nje popull fukara.
ÇFARE DUHET TE BEJME.?
Une thjesht po jap disa mendime te miat pa pretenduar te bej profesorin.
1.Ne situaten qe kalojme,ne qytetaret e ketij vendi duhet te rrisin vetedijen kombetare e te nxjerrin perfundimin se vetem shqiptaret jane ata qe mund ta çojne Shqiperine perpara.
Amerika e Bashkimi Europian jane miqte tane dhe na kane ndihmuar aq sa kane mundur dhe sejcili prej nesh i nxjerre konkluzionet vete.
Asgje nuk bie nga qielli dhe asgje nuk te fal askush.
Vetem i zoti e nxjerre ATË nga balta.
2.Shoqeria shqiptare nuk duhet te rrije e ndare ne parti e shoqata por duhet bashkuar e unifikuar.
Ajo duhet te luftoje jo me per PARTINE POR PER SHQIPERINE,per familjen e femijet e vet.
3.Partite e ketyre 30 viteve nuk mund te asgjesohen apo te shkrihen sepse kane ndjekesit e tyre perfitues si dhe te tjere qe i ndjekin verberisht ne luften e tyre per pushtet.
Qytetaret e ketij vendi e kane ne dore te luftojne per dobesimin e rrolit te tyre ne jeten e shoqerise shqiptare duke i hapur rrugen forcave te reja politike me lidere te pastert,atdhetar e te pakorruptuar.
4.Indiferenca e jone duke braktisur votimet nuk eshte rruga qe sjelle ndryshimin ne Shqiperi.
Sot ne Shqiperi marrin pjese ne votime reth 30 perqind e qytetarve me te drejte vote.
Rreth 70 perqind e tyre nuk voton.
Qysh ketu fillon e mbaron loja.
Qeverite qe drejtojne vendin jane te delegjitimuara sepse thjesht nuk perfaqsojne vullnetin e pjese dermuese te popullit shqiptar.
5.Angazhimi i partive politike shqiptare per çeshtjen kombetare lë shume per te deshruar.
Shqiptaret duhet te kene strategjine e tyre kombetare e te sjellin ne drejtimin e vendit lidere patriote te deshmuar qe kane provuar se e duan me shpirt vendin e vet.
Mardheniet e Shqiperise me Kosoven e deshmojne me se miri perkujdesjen e shtetit AMË ndaj bashkekombesve te vet pa u futur me thelle tek MINIPAMBUKU BALLKANIK,tek mosrrezoluta per denimin e genocidit serb ne Kosove,nga parlamenti shqiptar e te tjere.
6.Sot ne shqiperi,ne trojet shqiptare e ne diaspore po punohet per mbajtjen e nje KUVENDI KOMBETAR me perfaqsues qe nuk zgjidhen nga politika aktuale.
Jam i mendimit se levizja per organizimin e ketij kuvendi duhet te perkrahet e mbeshtetet fuqimisht.
Ky kuvend do te prodhoje rezoluten e vet si dhe do te zgjedhe forumet drejtuese,kryesine dhe Asamblene Kombetare
Ne kete Kuvend mund te vine njerez te zgjedhur nga organizatat jo qeveritare,nga qytetare patriote si dhe nga personalitete te deshmuara
per kontributin qe kane dhene per vendin e vet.
Bashkimi e unifikimi i tyre,ne nje tribune te mendimit te lire,qytetar dhe intelektual do te kete nje impakt te dores se pare ne Shqiperi.
Politika nuk do te kete më përballë individe te veçante apo organizata te ndara, atdhetare e kulturore.
Ajo do te perballet ne nje institucion perfaqsues e fuqiplote te shoqerise shqiptare.
I dhashe disa mendime me sinqeritet e dashuri e shume te tjere me vlojnë në gji.
I mirepres mendimet e shokeve bashkepunetorve e miqve te mi ne fb.
Dashamir Uruçi
Tirane,më 10 dhjetor 2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply