Perjashte nje shi i ftohte sikur e kishte ftohur me shume atmosferen ne ate makine ushtarake qe me zor merrte te perpjetat e asaj rruge te lodhur qe mbaronte te qafa e te vdekurve afer nje humnere.Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e rradhes qe pa dale as ne gjykim po shkonin per ti pushkatuar.Nje trishtim i shkonte dhe vinte neper ndienja kur shikonte fytyren e njerit prej tyre qe akoma s’i kishte mbushe te shtatembedhjetat.Heshtja e varrit qendronte pezull ne ate nate dimri ku drita e mengjesit me zor po mundohej te dilte
-Oh zot !- ishalla prishet kjo makine mordjeje qe pothuajse cdo muaj ngjitej ne kete perpjete-nuk dua te vras femije,djalli e marrte kete komunizem.
Si arriten afer vendit te pushkatimit i zbriten te lidhur ne pranga dhe i nisen ne te perpjete te kodres.Poshte humneres se thepisur degjohej vajtimi i zakonshim i lumit i vetmi deshmitar i perjetshem i te pushkatuarve.Iu dhane lopatet qe te hapnin varrin e perbashket.
Agimi nje shok shkolle i Nikes i hodhi nje veshtrim tere inat dhe iu afrua afer veshet duke i peshperitur me te madhe.
-Po te dhimbsen armiqte e popullit,te gjithe ne plumb do ti qoj kjo Parti,kulaket e dreqit.
Nika nuk beri ze.I hodhi nje veshtrim tere inat dhe nis drejt te denuarve.
-Ku po shkon o Nike?
-Tiu heq prangat se me duar te lidhura do te vonojne shume te hapin varrin dhe eshte gjynah ti pushkatojme ashtu.
-Jo , jo ktheu te thashe.Ashtu te vuajne minutat e fundit te jetes maskarenjte e komunizmit..
-Eshte gjynah o te vrafte zoti
Ha!Ha!Ha!-qeshi me te madhe Agimi-Ku eshte zoti o Nik,apo ka ardhe andej nga fshati juaj ?!..
Nik Vladi nuk u ndal.Shkoi tek to dhe nisi tiu hiqte prangat kur degjoi nje krisme dhe nje fishek i fluturoi afer tij.Ktheu koken kur pa se shoket e tij ishin ulur ne pozicion luftimi dhe i thirren me force.
-Mos iu heq prangat se do te vrasim dhe ty me to se na ikin dhe ec e gjej vrime ku te futemi.
Nika u step disi dhe nisi tiu flase me ze te lehte te treve te cilet e veshtruan tere dhembshuri ne minutat e fundit te jetes me shprese te kote qe te mos i pushkatojne
-Me vjen keq ,por..nuk mundem.Ju do te vdisni pa dale dielli ndaj kur une te afrohem afer tyre kush te mundet te hidhet ne humnere ,te vdekur se te vdekur jeni provojani fatin e fundit.
-Ne rregull !-bertiti Nika me te madhe dhe u nis drej toges se pushkatimit-mos qelloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll syte u degjua nje ze korbe qe u bashku me krismat e panumerta qe iu leshuan drejt tyre.Nje mjergull e holle si me porosi erdhi dhe ne ate maje mali cdo gje e mbuloji trishtimi.Kur ra nje heshtje varri Agimi e rimbushi pushken dhe u nis drejt te pushkatuarve.Kur u afrua afer gropes te mbushur tere gjak dhe me klithmat e forta te te vrareve qe renkonin duke dhene shpirt nisi te qelloje perseri kur ne nje moment u shtang.Ne grope ishin vetem dy veta.Hodhi nje veshtrim habie dhe iu bertiti me force shokeve.
-Ejani shpejt,ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua afer varrit ku trupat e dy te vrareve me nje shenje lutjeje per jete kishin vdekur me sy te hapur.Nika i shikoje tere dhembshuri dhe shau veten se pse dreqin kishte zgjedhur ate zanat.
-Me mire bari ne fshat se sa te pushkatosh njerez-i foli vetes -por eshte teper vone sepse nuk ka me kthim prapa.Cdo pendese dhimbje per kulaket apo kthim prapa shperblehet me nje plumb pas koke.
Ashtu duke menduar degjoje nje ze si thike pas koke.
-Luaj vendit or dreq, ta kerkojme kulakun se na ka ikur.
Iu afruan afer humneres por ajo ishte shume e thepisur se te tereve iu moren mend.
-Nga na iku!-bertite teri inat dhe ironi Agimi-apo e mori zoti yt Nik Vladi !
-Mbylle gojen ,maskara me ke tallesh ti
-Me zotin tend, por mos u merzit nje dite do te keme ty ne vend te tyre.
Nika i inatosur mbushi pushken dhe i bertiti me te madhe.
-Mos luaj o Agim Karadaku!Ne djall do shkosh dhe ti
-Mosss Nike, me fal ,mos me qello, te hengsha m.. , po beja shaka, a jemi shoke sholle e pune.
Shoket e tjere iu afruan afer dhe e qetesuan situaten.Si ra nje paqe e lehte mbuluan te vraret dhe u nisen ne kerkim te te tretit qe as vete nuk e dinin se nga kishte ikur.Nika kaloi nga Shtegu i Dhive.Pas nje shkurreje shikoi nje njeri qe dridhej.Iu afrua afer kur pa vocerrakun qe ne momentin e pushkatimit ishte hedhur ne humnere.
-Mos me vrit te lutem,jam djal i vetem pas nente motrave.
-Jo,jo nuk do te vras.
Iu afrua afer dhe i hoqi prangat.
-Rri ketu sa te bie nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do te arrish ne Selite ku ne te majte te Lakut te Krojit eshte nje fshat dhe ka nje kulle te madhe.Eshte e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se me ka dergu Niku i dajes Zef.Merr njerin nga djemte e tyre dhe nisu per Lure.Atje do te te ndihmojne dhe ik nga Shqiperia.Ne rregull.
-Po po !-foli me gjysem zeri Mark Gega qe dridhej nga te ftohtit dhe nga frika .U nis pa marrun fryme drejt nje kaqubeje te madhe qe as ujku nuk kishte mundesi te hynte…
Biiiiiiiiiip !..Biiiiiiiiip!
Zhurma e nje burie beri qe Nik Vladi te kthente koken pas.Nje makine u parkua afer StarBucks kafes.Nga larg dalloi nje burre disi te shendoshte qe po afrohej drejt tij.
-Mund te ulen!-i foli shqip
-Po, ulu
-Faliminderit.
-Nga je ?
-Shqiperia
Niku qeshi lehte nen buze.
-Se je shqiptar e di se ne Florida nuk flitet shqip.
-Ok!-foli lehte Marku-Cfare do te pish.
-Nje kafe.
-Cfare kafje?
-Ekspres!.
-Sigurisht, kjo eshte nje kafe e forte, kafe per ne shqiptaret qe mijera vjet kemi luftuar me vdekjen e prape gjalle jemi.
U nis ngadale ne mbrendesi te kafes dhe u kthye pas pak me dy kafe ne duar .
Si veshtruan njeri-tjetrin ne sy nje habi iu qendronte te dyve pezull.Nje heshtje u perzi me zhurmen e eres dhe mori rrugen per ne Southside.
-Ke kohe ne Florida !-e the heshtjen Marku
-Nja dy vjet
-Si ka mundesi qe nuk te kam pare ?Ketu e pin kafen
-Rradhe shume rradhe sepse ketu vijne ca shqiptare nga ato qe duan te zgjidhin hallin e politikes shqiptare pas rrezimit te diktatures komuniste ku nje pjese e baballareve te tyre i kane lyer duart me gjak.
-Pse ti nuk i do shqiptaret
-Eh more bire, si nuk i dua a jam edhe une shqiptar ?A nuk duhet ta dua veteveten por koha qe shkoi na ka lene shume probleme .
-E di ishte kohe e tmerrshme,komunizmi qe e pergjaku Shqiperine e nderroi shume edhe shqiptarin.
-Po ti si quhesh ?-s’iu durua Nikes dhe e pyeti me nje fryme.
-Mark.
-Ta gezofsh.
-Faliminderit.
-Mark kush?
-Mark Gega.Po ti sikur te kam pare diku.
-Ndoshta.
-Cfare ke punuar ne Shqiperi?
-Vrases
-Cfare?
-Pushkatar.Vrisja njerez me gjygj e pa gjygj.
Mooosss !-bertiti Marku me te madhe ti je ai qe me ke shpetuar jeten kur me pushkatuan dajen dhe axhen tek Shtegu i Dhive,oh zot kot s’kane thane se mali me malin nuk takohen ndersa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zeze pus mbuloi tere bjeshken Marku duke u dridhur nga te ftohtit doli nga kaqubja dhe u nis drejt lumit.Si piu mire e mire uje nga etje e tmerrshme qe e kishte kapluar hyri ne te dhe kaloi ne anen tjeter.U ngjit ngadale ne maje te malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi nje drite te lodhur qe vinte nga kulla qe i kishte thene polici.Duke ecur tere frike u nis drejt as kulles.
-Si tiu them!-nisi te belbezoje me vete -me dergoi Zefi i dajes dhe…
Pa e ditur kishte arritur para deres shekullore te kulles ku nje kryq i gdhendur sikur ia treti friken.Iu afrua afer dhe trokiti ne dere.
-A doni miq o burra.
-Mirsevjen dhe mire se te pruni zoti.
Nje plak i Bushpepajve me krenarine e bjeshkeve hapi ngadale deren me nje kandil te vogel te ndezur ne dore.
-Hyn ore bire mbrenda se qenke bere si lugat.
-A keni bese se…
-Bushpepajt s’kane pre askend ne bese tash sa shekuj e jo te presin nje femi.
-Faliminderit ne besen tuaj dhe te zotit.
U ul ne krye te oxhakut ne nje post deleje.Ngrohtesia e shtepise se si ia solli disi gjakun.Si i pjeken nje kafe ,i sollen per te lare duart dhe e ulen ne sofer per te hare.
-C’te mire te solli ne kete nate ne mes te bjeshkeve apo te te haje ndonje ujk.
-Me ka derguar nje njeriu i juaji,me tha tiu them se ishte djali i dajes Zef dhe te me dergoni sa me shpejt ne Lure.
Si mesoi mire e mire hallin e tij mori pushken dhe bashke me djalin e tij dhe Markun u nisen neper nate per ne Lure…
-Po ne Lure ku shkove ?-e nderpreu Markun Nika.
-Nuk e di emrin mbiemri me duket Vladi ,por…..
Si kaluan Kurbneshin dhe u nisen lugines se Krejes per ne Lure nje kokrrize bore ia nisi te binte.I ftohti mundohet te na lodhte por malesoret gjithmone e kishin trembur te ftohtin dhe armikun.Pak pa dale drita arritem ne nje fshat te Lures.
-O i zoti i shpise -bertiti plaku i Bushpepajve-a doni miq.
-Hajde dhe mire se ju pruni zote ne kete nate me bore qe edhe vete nata lodhet dhe kerkon ndonje shpelle te rrije disi ma ngrohte.
Si hyne mbrenda i zoti i shpise iu leshoi kutine e duhanit.Pa vonur shume erdhi nje grua e vogel por me nje fytyre te rreshkur dhe na solli kater kafe.
-Cfare te mire te solli kaq heret or mik?Na e kena ndare diten per dasmen e vajzes seme,a mos jeni penduar?
-Jo ore i pari i Vladit ,tjeter hall me ka sjelle sonte ndaj kam marre edhe dhandrrin tand me vete.Une e di Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithomne thote je ne rregull.
-Po more vazhdo si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi te flase ngadale dhe i tregoi fill e per pe historine e ketij fatkeqi qe dreqi i ri komunist po bente kerdine.Si hengren mengjesin lane Markun aty dhe u nisen nga kishin ardhur….
-Mark !-ia nderpreu kujtimet Nika-gezohem qe je gjalle,ajo ish nje enderr e keqe qe na lodhi shume.
-Ajo ishte jeta ime qe fale teje dhe beses se shqiptarit qe sot nuk jam ne grope si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pese djem e nuk doli fare.
-I paq me jete.
-Faliminderit ,por zoti i madh me solli ty ketu sepse kam kerku shume ne Shqiperi dhe e di se ka vdeke plaku zemermire dhe i beses i Bushpepajve por nuk di asgje per plakun e Vladit e as per nje djale nga Kacorri qe te me shpetonte mua ,u arratisem bashke.
-Harroje Mark edhe plakun e Vladit sepse edhe ai ka shume vite qe ka vdekur
-Si-ia priti tere habi ai-ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!.
Marku iu hodh ne qafe dhe niste te qante .Lotet nuk i ndalonte dot saqe te gjithe kthyen kohen te shikojne se cfare po ndodhte.
-Qetesou sepse jeta keshtu eshte,me lindje,dashuri,te papritura,vdekje trishtim.
-E di por nuk nuk do ta kisha besuar kurre qe ne Florida do te takohesha me ty pas pushkatimit,qe ti me dergove tek gjaku yt per te me shpetuar.Por jeta eshte jete qe duhet jetur,ndaj jetoj me dhimbje ne shpirt qe per faj te nje diktatori komunist per shume vite shqiptaret nuk e shijuan dot jeten dhe mijera te tjere i vrane.
Jashte nje ere e lehte u duk jo veten si deshmitar i ketij takimi por sikur edhe asaj iu rengjeth trupi nga kjo histori e dhimbje jete.
Lek Gjoka
Shkurt-Mars 2013
Jacksonville Florida
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply