ME SEBEP!
NË VIGJILJE TË KONGRESIT!
Miku im i dashur dhe i paanshëm! Këtë cikël përkujtimesh për Mësuesit e Popullit, do ta përfundojmë me dedikimin për një humanist, për një altruist, për një akademik, për një pedagog universitar, për një gjakovar denbabaden! Njerëzit që e njihnin nga afër, e quanin Fehmi Agani! Asokohe, ligjëronte Sociologjinë e Përgjithshme. Ishte profesori ynë më i dashur, profesori, i cili gëzonte respektin e të gjithëve. Studentët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina, i kishte për xhan, jo pse ishim pak në numër, jo pse ishim “më pak të dijshëm”, jo se ishim “më pak gojëtar”, jo se ishim më të pashëm! Profesori ynë i dashur, ishte i shqetësuar me të vërtetën tonë, sikur donte të gjej hisen e tij në hallet tona.., sikur ishte i vetëdijshëm se ne këtej gardhit nuk kishim Universitetin, se ne këtej thurimës nuk kishim “GURËT e MULLIRIT, MULLISIN, MIELLIN DHE UJIN e MULLIRIT”. Ai e dinte fare mirë, se ne, që banonim në qymezin e Maqedonisë, jetonim me qira.., ai e dinte se ne, nuk “KISHIM DETIN, LUMIN e as KËSHTJELLËN”, ato që i kishte KOSOVA.., ai e dinte fare mirë, sesa ne e donim LIRINË e KOSOVËS.., ani se ne, nuk e kishim atë që e kishte Prishtina! Ai bënte kujdesin atëror, që ne këtej gardhit, mos të ndihemi si fëmijë të njerkës, ani se ne, nuk ishim të njerkës! Ai e dinte fare mirë, se e gjithë kjo nuk ishte njësoj, edhe përtej dëshirës së tij për të qenë ndryshe!
Profesor i dashur!
Faleminderit për kontributin tënd me vlerë!
Faleminderit Gjakovë!
Faleminderit Kosovë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply