
Iku dimni erdh pranvera
E veçante n’troje Shqiptare
Me shkelqimin mbi te tjera
Ne pavarsine 100 vjeçare.
Erdh pranvera e plot me rreze
Toka mbushet drite e nur
Dikush sheh andrra ne beze
Kete beze e ban flamur.
Erdh pranvara knojne bylbylat
Kush po del bylbyl i pare..?
Shkyhen, shtyhen, po thejne brrylat
Me flamuj shume flamurtare..!
Erdh pranvera, gezoni troje
Mbas shume dimnash t’ndamjes gjate
U bashkojme me nji fjale goje,
Nji urraa… nji deklarate…!
Erdh pranvera e pushtetari
Thote;- Shqiperia si nje “cope”
E di une si shkon pazari,
Do bashkohet ne Europe.
Pranvera opozitare,
Vjen me ethe nuk ka paq’
Kundershtare e qyqare
“S’jam dakort”, dhe vetem kaq..!
Vjen pranvera ne Tirane
Lulezojne rrenat politike,
Flamurtaret sharlatane.
Komb, flamur,kane nji karrige..!
Vjen pranvera ne Prishtine,
Per “fitore” çohet gota,
” Fituam ” ne tavoline
Drejt Europes.. rrofte “FUSNOTA”
Mbas pranveres, vera me miza,
Tash po vjen siç duket “klima”
Drejt perçamjes shtohet kriza,
Sherrin-zheg, ndjellin kta “trima”
Njiqind vjet qe asht nda “torta”
Ne tavolinen Europiane,
Me kto rrashta kaq te forta
S’ka bashkim, por ndarje, klane..!
“Flamurtaret” kane marre vrapin,
Kush asht trim e kush asht burre,
Gjithçka tjeter mund te japin,
Veç karriken kurre.. jo.. kurre..!
Njiqind vjet e madhja veper
Shndrit ne flamur te pavarsise,
Pavarsia vuan nen ktheter
Te perçamjes, anarkise..!
Nji Shqiptar, nji Shqiptari
Nji komb, nji gjuhe e nji flamur,
Kjo deshire prape UTOPI…?
Deri kure.. o Zot… deri kure..!
Tue pa vedin kaq te shkundun,
Kur dy mendje s’mund bashkosh,
Bashkim trojesh..? I pa mundun:
– Pse me u ngi me lugen bosh
Ndoshta pranvera te tjera
Kane me ardhe me drite e shprese
Me burra qe dine ç’asht ndera
Dine ç’asht fjala komb e bese..!
Per bashkim trojesh etnike
Sot kjo fjale nuk bahet veper,
Prit Zot thiken politike,
T’mos na i ndaje edhe ma teper..!
S’vjen pranvera prej dimnukut,
Nuk vjen paqe prej shejtanit
Prej Luftetarve te kolltukut,
Flamurtareve te sahanit….
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply