Në Stokholm, në pjesën e qytetit të vjetër, është një zonë e mbushur me restorante të mira. Miqtë suedezë kishin vendosur që të na e jepnin aty darkën e fundit, para largimit tonë. Dikush vjen për të na marë porosinë. Ishte një tip i shkathët, muhabetçi shumëgjuhësh. Na sfidoi, duke na thënë se kush e gjente se nga ishte ai, do e qeraste fituesin. Me radhë folën kolegët nga Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe askush nuk e gjeti. Provuan suedezët. Edhe ata nu kia qëlluan. Unë nuk fola. U dorëzuam. I kërkuam që të na e tregonte dhe pohoi se ishte nga Siria. Me shumëllojmshmëri njerëzish isha në tavolinë.
Deputetë dhe ish deputetë, gazetarë, nga shërbimet inteligjente, inxhinierë kompjuterash, njerëz që punonin në zyrën e migracionit, e të tjerë.
Asgjë e re dhe interesante, deri këtu apo jo?!
Kamarieri sirian kërkon të dijë nga jam unë dhe i tregoj. “Ku je shqipe”, m’a kthen, me një theks qesharak. Më kërkon të pres, sepse do më jepte një lajm.
Kur para meje shfaqet një vajzë, jo më shumë se 25 vjeç, e cila ishte e veshur me rroba shërbimi. Më prezantohet me emrin e saj dhe më thotë se ishte shqiptare. Bëhem kurioz dhe e pyes për të tjera gjëra. Më tregon se është nga Korça dhe kishte vetëm 3 javë që kishte ardhur në Suedi, për një jetë më të mirë. Ishte larguar nga Shqipëria, me idenë për të mos u kthyer më pas. Vajza ishte e fejuar. Edhe i fejuari i saj, kishte ardhur me të në Suedi, madje punonte në një restorant tjetër, pak më tutje. E pyes për shkollimin dhe më thotë se kishte përfunuar “bachelor dhe master”, ajo dhe i fejuari. Ishin të kualifikuar, por në Shqipëri kishin punuar jashtë profili, me paga modeste. Më tregon se në Suedi do të merte 5-fishin e asaj që merte në Shqipëri. Me nënqeshje më thotë se Edi Rama nuk na mbajti në Shqipëri dhe u detyruam të vinim 2863 kilometra larg nga Tirana, për te provuar një jetë me dinjitet. A ke ndërmend të kthehesh i them, po unë sa kam ardhur m’a kthen me shaka. Tregon se më shumë keq, i vjen për prindërit që i lanë vetëm. M’u duk tip i zgjuar dhe këtë e përforcova kur dëgjova se flistë një anglishte të nivelit të lartë por edhe disa fjalë suedisht, që nuk i merja vesh.
E thërrasin nga restoranti dhe shkon me porosi të tjera. Ndërkohë e gjithë tavolina ime, e interesuar se çfarë po bisedoja kaq gjatë me vajzën, më pyesin se cila është historia e saj. I drejtohem suedezëve që kisha aty. Janë një çift shqiptarësh, me kualifikime të admirueshme dhe punojnë këtu, siç e shikoni dhe vetë. Jo se ka të keqe nga puna vazhdoj, por do i bënin nder Shqipërisë që të punonin në sektorin për të cilin kishin përfunduar arsimin e lartë. Suedezët dhe të tjerët, ulin kokat. Dhe unë ndjej një pështjellim, sepse shpopullimi është plaga më e madhe që po i ndodh vendit tonë. Fatkeqësi e madhe që po e pranojmë këtë fat. Dhe këtu nuk këmi të bëjmë me një rastësi, por me diçka të paramenduar. Me një axhendë!
Vajza vjen sërish duke na sjellë pijet dhe i drejtohem i nervozuar, duke i thënë, se në një vend normal, kur popullit nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli por qeveria. Më thotë se ne jemi të pafuqishëm të ndryshojmë gjërat. Më tregon se njeh të tjerë shqiptarë, të cilët kanë ardhur si ajo dhe kërkojnë mundësi të reja, larg vendit tonë. E besoj i thashë, pasi kisha takuar dikë tjetër në Stokholm, i cili punonte si menaxher kamarierësh. Ai ishte përgjegjës për furnizimin e lokaleve, restoranteve dhe hoteleve që kërkonin kamarierë. Kishte hapur dhe një aplikacion për këtë dhe mbante përqindje për punën që iu gjente atyre. Zotërinë e kisha të njohur që nga Shqipëria, avancova më tej dhe e pyeta se cila ishte lista e njerëzve që kishte në dispozicion. Më tregon se kishte 30 kontakte, vetëm 1 ishte turk, 29 të tjerët shqiptarë dhe mosha më e madhe ishte 45 vjeç. Ajo m’a ktheu menjëherë se kushëriri i saj, ishte po aty dhe merej me këtë punë.
Ndërkohë vajza e kuptoi se isha me njerëz që kishin gjëra në dorë edhe në Suedi. Kembenguli që biseda të avanconte dhe unë i thashë se si mund të bëja diçka për të, pasi në tavolinë kisha një zonjë që punonte me zyrën e emigracionit në kryeqytetin suedez. Ajo m’a kthen se kërkonte një informacion se cila do ishte procedura, për të tërhequr motrën e saj në Stokholm, me studime ose me punë, nuk e mbaj mend. Ndërkohë ikën dhe një herë tek tryezat me klientët e tjerë të resatorantit.
Nuk ngurova por i kërkova zonjës nga Suedia që të bëntë diçka për vajzën dhe motrën e saj. Ndërkohë bluaja me veten një mëdyshje, nësë po bëja mirë apo keq. Mire për vajzën, por keq për… Zonja u tregua e gatshme. Më premtoi ndihmë dhe më thotë që të kontaktojmë kolegun e saj, për procedurat. Ishte një avokat dhe ndërsa më ofron numrin e zyrës së tij, më thotë që t’a kontaktojmë në emrin e saj. E regjistrova numrin e tij në telefon. Dhe një mendje më thonte që t’ia jepja vajzës si ndihmë, ndërsa mendimi tjetër ishte se unë kisha në dorë të ndalja shpopullimin e Shqipërisë, qoftë dhe me një person që të mos largohej nga vendi. Qesharake apo jo?! Unë të ndaloja shpopullimin?! Nuk ishte kjo mënyra. Tjetërkund duhej nisur.
Burimi/Facebook


Leave a Reply