Teksa njerëzit vershuar rrugëve për t’iu bashkuar protestës , brenda vetes padashur bëra monologun e brendshëm , në atë qe quhet “ perroji i ndergjegjes “
Po pse vershuan aq shumë njerezit , përse është aq e madhe vala e zemerimit , përse njerëzit i ka kapur trishtimi dhe mërzia , përse depresioni social është ulur kembekryq mes nesh ??!
Dhe perpara se t’u pergjigjesh pyetjeve te pafundme që te vershojnë ti pyet :
Çfarë dua për veten time?
Vetëm qetësi, asgjë më shumë 🤗
Nuk më intereson jeta e luksit, rrobat firmato, jo këto nuk janë gjërat që më bëjnë të lumtur.
Jam nga ata persona që kënaqem me pak.
Më mjafton të kem pranë njerëzit që dua dhe të shoh gëzim e qetësi në fytyrat e tyre.
Më mjafton një filxhan kafeje e nxehtë në mëngjes për të buzëqeshur.
Më mjafton një shëtitje buzë detit ose në park.
Më mjafton vlerësimi dhe dashuria e njerëzve që janë në zemrën time.
Madhështia nuk është pjesë e karakterit tim; jam një person i përulur.
Madhësinë ua lë atyre që jetojnë me momentet sipërfaqësore. Unë jetoj me emocione.
Jam e bindur se keshtu jane ndjerë sot te gjithe edhe ata qe ishin fizikisht te protesta dhe ata që e pane nga mediat dhe ata që janë indiferente.
Kemi nevoje te trajtohemi me dashuri , mirësi e dinjitet ne vendin ku na beri koka bam dhe ku po kalojmë ciklet e jetës .
Kemi nevojë te jetojme jo te shtymë edhe nje ditë .
Kemi nevojë te ecim krahe per krahe me njerëzit , për te rilindur shpresën dhe për ta jetuar jetën tokësore me dinjitet njerëzor.
Kete ndjesi dhe gjendje me dha dita e sotme !




Burimi/Facebook


Leave a Reply