Për tyj po vajtoj sot moj gjethe,
nga maje ahut pa ndjenja në tok.
Mu dhimbse, shpirtin ma ngjethe,
ahu mbeti tani pa flokë në kok.
Linde një ditë tutje nga pranvera
kur sythin e fërkoi era e ngroht.
Bashkë me shokë ,shoqe të tjera
‘si rezistove më stinës së ftohtë.
Mos mendo keq tani që je shtrirë,
s’ta harroj nderin që më ke bërë.
Pastaj do më quanin faqenxirë,
më freskove një behar të tërë..
Fëshfërima jote në vesh më mbeti,
veriu i ëmbël të përdori si muzik.
Bashkë me Kanarina atje tek plepi
simfoninë e Vjenës kalonit pa frik.
Ligji natyrës për tokë të shtriu,
nuk të veçoi vetëm mua dhe tyj
Fizikisht të hoqi, nderin s’ta fshiu,
me djersë jetove për këta dy sy.
Kur të pashë mëndja më shkoj,
se fatet tona qënkan si binjakë.
Pranvera të lindi vjeshta të rrëzoi,
dhe unë po plakem si ti pak nga pak.
Ti mëndafsh linde dhe ike qelibar,
të gjithë të kujtojmë me nostalgji.
Por unë kur të iki s’kam për të qarë,
po mbeta i pastër kështu si ti.
B.Xh.D.Dushar Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply