Para disa ditësh, ashtu si ma tha mëndja e shpirti, hodha në internet një shkrim për artistët shqiptarë që errdhën në Greqi , me “vërshimin e madh” të ikanakëve tanë, të tmerruar nga diktatura e egër në vëndin e trye, që u mirëpritën nga grekët,të cilët bënë këtu edhe “strehën” e tyre. Po që krijuan edhe mundësira të mbijetesës, bile të atyre shpirtërore, për tu ngjitur edhe në skenat e këtij vëndi ,me tradita të lashta qytetëruese, sidomos me teatrin si gjini, e institucionlizuar nga më te hershmit në BOTË. Duke dhënë disa shfaqje mbresëlënëse e në disa raste fatlume, që përfaqësonin edhe Greqinë në Festivalet Ballkanike që organizoheshin në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoninë Veriore. Pa asnjë xhelozi. Dhe pa i paragjykuar pasionet e artistëve, nga janë e nga s’janë.Ashtu si edhe janë mirepritur artistët grekë në Shqipëri…Dhe akoma, le mos t’i “shtyjmë më tejë drurët e zjarrit”!Bile, krenar ndaj talentit të kujtdo artisti, që këtu u mundësua e lulëzoi ca më tepër. Kur, disa syresh, kishin lindur ne Greqi e kur shkëlqenin me mësime , disa mësues të paragjykuar nga racizmi e ksenofobia, nuk i lejonin që edhe ata të kishin kënaqësine e mbajtjes së flamurit grek në festat e tyre Kombëtare! Bile rastisi që njeri prej këtyre talenteve, kishte lindur këtu dhe qe “pagëzuar” me emrrin e Odiseut të Homerit!Natyrisht që, opinioni i shëndosh i kudondodhur (pa e përjashtur edhe të këtueshmin) e dënoi këtë. Por, ndijesi të tilla, në kohën e sotme, tingëllojne primitive e të tejkaluara, kur një kontinent i tërë si Amerika, një shtet i madh shumëkombësh, para tre legjislaturave pati përsëri edhe një President “me ngjyrë!” nga Kenia e Afrikës me origjinë, të lindur e ritur në Amerike, që askush nuk e paragjykonte se nga i kishte prindët e ku kishte lerë!… Po edhe tani , kur ne Kabinetin Britanik , zgjidhet si Kryeminstër një Indjan, me kombësi të këtij vëndi, që dikur ishte një Koloni e Mbretërisë Britanike!…
A nuk mjafon, të përmendim këtu e kështu, artistin me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, që u “pagëzua” 9 muajsh në Trieste të Italisë, që u ritë e u shkollua po aty, që i fliste aq bukur disa gjuhë të huaja dhe dinte të interpretonte me to nëpër skenat e Botës , sa që italiani e quante të tyre, po edhe anglezi, gjermani, francezi e rusi. Pa i përmendur japonezët që nuk e thanë këtë, kur ai lozi edhe ne Tokio! Po, si të bëjmë tani që Irena Papass tha, në njerën prej intervistave të fundme të saj, se ishte edhe ajo me origjinë shqiptare dhe se e ndjente veten “gjysmë shqiptare e gjysmë greke”(?!), për të lënë pas një “zjarr” diskutmesh e thashethemnajën se nga do ta “peshonin” më tepër, me këto “gjysma”: nga e ëma Epiriote, apo nga i ati, Stavri , i ardhur në Greqi nga Korça e i vendosur ne Peleponezin e Greqisë, konkretisht në Korinth, ku u njohë dhe u martua me të e që, prej këtij bashkimi, fatlumërisht, errdhi në jetë edhe njëra nga aktoret me përmasa ndërkombëtare, që tashmë, u përkiste të gjitha kombeve, që e adhuronin e derdhnin lotë gëzimesh kur ajo mbushte ekranet e vëndeve të të gjithë botës, me Elenën e Trojës ,me Penelopën e Homerit, me Elektrën e Sofokliut, me Theodhorën e Bizantit e me dhjetra portrete heroinash që nga Greqia e Lashtë e gjer në Kontinentin Amerikan, tek vajti edhe në “Hollivudi”, ku do të takohej edhe me shqiptarin tjetër me famë Botërore, Bekim Fehmiu, për të interpretuar së bashku heroin, po kaq të famshëm të Greqisë, Odisenë e Homerit të verbër?!. E që, me Penelopën e saj e me 70 rolet e tjera, me talentin e saj të madhërishm, para se të largohej nga jeta, do të linte pas edhe këtë “zjarr të pashuar” për brezat e arrdhshëm, për gazetarët, historianët e Artit e për gjithë ata që merakosen se kujt i përkasin talentet e mëdha e i “frryjnë zjarreva”?!…
Por, le t’i referohemi më mirë e më saktë, kujtimeve të këtij aktori shqiptar, Hollivudian, të fiksuara në librin e tij “SHKËLQIM DHE TMERR”, ku më bukur se nga askush “hedh dritë” mbi figurën e saj poliedrike, si aktore, si njeri e si personalitet publik midis “Yjeve të Los Anxhelos! Gjatë kohës reale kur ata jetonin, punonin e krijonin midis tyre, në Sh,B.A-n , pa paragjykime të tilla… Bekim Fehmiu, ky aktor shqiptar i dimensioneve të mëdha, i cili nuk pranoi kurr ta ndryshoj emrrin e kombësinë shqiptare, ishte njëherësh njeriui i vetëm, më i afërmi, partneri e miku i saj. Me dinjitetin e talentin, që do të matej me të famshmin Kirk Dugllas, që kishte interpretuar para tij heronjë si Spartaku e Odisea! E, sikundër është shprehur edhe para nesh në Tiranë, para se të jepej premjera e filmit të Franco Rosit “Aventura e Uliksit”dhe ku rolin e ri të Odiseut, po e interpretonte, po ky aktor shqiptar, në një koncept krejt tjetër, përball Irena Papas, në rolin e Penelopës, duke shprehur në këtë figurë mitologjike anën njerëzore të Heroit të Homerit… Dhe se, me Penelopën e Irenës, po kaq madhështore e mbresëlënëse të Mbretëreshës së Itakës, qe i befasuar, tek mësoi prej saj edhe për origjinën shqiptare të aktores, me të cilën “kishte këmbyer fjalë shkip, sa ishte shkep!”,-sikundër edhe u shpreh ky Bekimi i Bekuar, publikisht. Dhe që, në seancën e parë të pushimit, pas përballjes së burrit të saj, “inkongnjito”, me rroba lypësi në Itakën e mbushur me kandidatët që e admironin dhe që donin ta bënin të dashur a gruan e tyre, ajo kishte pikasur e përmalluar, të shoqin e shumëpritur, duke endur pëlhura pafundërisht dhe “gjetur” më së fundi, tek e priste ndër vite burrin e saj, në këtë interpretim nga Bekimi ynë, partneri i nivelit me Lorenc Oliverit, si e quante ajo dhe që ishte shprehur, me drithma shpirti: ”It’s up to you!”(Varet nga tya!). Ndërsa Fehmiu shkruan se:”Më pëlqeu drejtpërdrejtshmëria e Irenës. Duke i njohur filmat e saj, Elektrën dhe Grekun “Zorba”, mezi e prisja ditën e takimit me të, në sheshin e xhirimit”. Ndërsa disa faqe më poshtë, ai bën portretin e saj:”Një kënaqësi të veçantë më ofronte puna me njërën nga tragjedistet më të mëdha në gjysmën e dytë të shekullit XX,IRENA PAPASIN. Sytë e saj të zinj e të mëdhenj me qerpik të dëndur, koka e saj e “latuar”si skulpturat Helene, duken një mrekulli e vërtetë. Lëvizjet, mjetet e jashtme të shprehjes, i kishte reduktuar në minimum. Nga brenda vlon si një vullkan. Në skenat me të nuk më duhet ndonjë interpretim i veçantë, sepse posa dal para saj , tanimë jam Odiseu. Irena është një aktore që thjeshtë të frymëzon…Irena kishte emigruar në Romë për shkak të grushtshtetit të juntës ushtarake në Greqi. Druante për fatin e mikut të saj, kompozitorit Teodorakis. Duke u përpjekur që ta bënim me humor, e çuam në një restorant. E këndova një këngë.E pranoi dhe vazhdoi të këndonte në greqisht. Në të njëjtin çast e pyesim njëri-tjerin:”Nga e di ti këtë?”/-Kjo është një këngë dashurie shqiptare./Jo.Kjo është një këngë greke nga Janina,-thotë Irena.Atje jetojnë Arvanitasit,-shqiptarët,-apo jo? Duke vazhduar këngën, nga çanta nxjerr pasaportën dhe thotë:-Lexo.Irini Leleku (mbiemri i saj në shqip do të thot, Lejlek),/-E flet shqipen?,-pyes/Jo. Po jam me prejardhje shqiptare,-tha Irena./Paj,ti do të mund të ishe mbretëresha fantastike ilire,Teuta”. 10 vjet më mbrapa, këtë herë në Los Anxhelos, Irena takohet përsëri me mikun e saj dhe i thotë se po bëheshin përgatitje për realizimin e filmit për Napoleon Bonopartin, nga njeri prej regjisorëve te “Odiseut”,Stenli Kjubrik dhe, fshehtazi , i jep telefonin e tij, që të shkonte direkt tek ai , sepse:”Mendoj se në botë nuk ka një aktor më të mirë për atë rol”! Ja refuzova, duke i thënë se “nuk ishte Brandoja”, po ajo u zëmërua aq shumë me mua, sa edhe më shau shqiptarçe, por unë e dëgjova në heshtje artisten e miken time të madhe,-thotë ai, dhe disa vite me pas, e interpretova Napolon Bonopartin, këtë figurë tërheqëse e komplekse, që jetonte brenda meje!,”- nënvizon Bekim Fehmiu, duke përfunduar shënimet e tij për Irena Papasin…
Po, në tërrësinë e figurës së saj, IRENA PAPAS, ishte një DIELL që ndriste, për të gjthë… Dhe , jo vetëm për Greqinë, ku ishte lindur, ecur e ritur…As për Shqipërinë , nga e kishte atin… Po për të gjithë BOTËN e kulturuar. Një ekran i madh. Figurë mitike greke, si e dalur nga mitologjia e lashtë e këtij vëndi , po edhe i Shqipërisë fqinje, nga kishte atësinë, frrymën e rrëmbat e gjakut. Ashtu si e krijoi edhe Homeri, kur ngjizi figurën e Penellopës, krenre, sfidante e të pavarur. Të tilla femra parapëlqente edhe t’i interpretonte ajo, DIVA GREKE, me shpirtin e forcën epike të gruas, me syrin që flet, me atë portret të papërsëritshëm të gruas së bukur e impozante… Ajo, nuk e dëshironte rolin e gruas sensuale që trullos edhe burrin më “të fjetur”, por atë grua që ndrinë me magjinë e shpirtit të saj, atë femër që nuk guxon dot as t’i afrohesh, po që të gjithë do ta dëshironin. Një Jeann d’Arc, si ajo e Eugene Delacroiy e barikadave! Luftëtare e së mirës njerëzore, për jetën, për lirinë, për dashurinë, për të bukurën. Po edhe një Trojane që përcjell të vrarët e saj e nuk i ulë krryet, një Penellop që i pretë e ua kthen “shigjetat mikluese”, burrave që e rrethojnë, një Theodhor Bizantine që ngrihet nga hiçi, si valltare e që do të kurorëzohet më pas si perandoreshë e një shteti të madh, një Elektrë e një Antigonë që sjellin në kohrat tona figurat lapidare të kohrave mitike e të mënxyrave të kobshme!…Kjo formë e pazakontë mitike e Irena Papas, i la pa mëndje spektatorët e kritikët e kinemas në Festivalin e Kanës me filmin e Frixos Iliriadis “ Deas State” e të Los Anxhelos me “Zorbën”e Costa Gavras , ku do e meritonte njëzëri edhe “OSKARIN”. E askush nuk do të habitej më kur atë do ta shihnin në ekranin e kinemas edhe me “YJE” si Gregory Peck, Marlon Brando, Yves Montand, Anthony Quin e Kathrin Hibid. Çmonte shumë regjisorët Elia Kazan, Kosta Gavras e Federiko Felini, por do të ishte vetvetja kudo që ajo interpretonte me përgatitjet, talentin e kredon e saj ideo-estetike…
Ndërkohë “habia” e njerëzve do të lidhej pazgjidhmërisht edhe me jetën e saj private! Sidomos me emrat që pëmëndëm më lartë, po edhe me shkrimtarin nobelist Gabriel Garsia Markuez… Dihet vetëm qe ajo ishte kurorëzuar në moshën 18 vjeçare me qytetarin Grek Alkis Papas, porse i pëlqente të ishte “e pavarur” dhe se , pas vdekjes së Korifeut të Kinemas Marlon Brando,do të deklaronte se “kishte një marrdhënie me të dhe pastaj kishin mbetur miqë të mirë deri në fund”
Ndërsa, fare pak do të fliste e të jepte intervista. Vlerësonte kurdoherë një porosi të atit të vet, që i thonte shpesh se, në jetë“egziston vetëm një aristokraci, ajo e shpirtit”. Ai qe një mësues i dramaturgjisë klasike në një shkollë të Korinthos, po edhe e ëma, mësuese edhe ajo, prej së cilës kishte trashëguar ngjyrën mulate të fytyrës që i jepte aq shumë hijeshi. Po ajo do të ndiqte udhën e saj të jetës, duke trashëguar prej të dy prindërve, ato “gjysmat e identitetit” që ndezën një” zjarr” aq të madh, kur qielli është i mbushur me yje, meteora e planete, si edhe kur vetëm një DIELL NA NGROH QË TË GJITHËVE!
Athinë, dy muaj pas largimit nga jeta të “meteorit të zjarrtë” IRENE PAPAS. Nëntor 2022


Burimi/Facebook


Leave a Reply