Vedrat* plot me qumësht,
rreth e qark më shkumë.
Plot me dashuri zemrat,
i mbushim në shtrungë.
Një sy poshtë nga vedra,
tjetrin shpuzë nga unë.
Çobankë moj lanetkë,
çdo të më hapësh punë.
Ç’të bëja unë i përvëluari,
nuk isha një druri i thatë.
Faqet e saj të purpurta,
mi ngritën duartë lartë.
Një dele mistreckë,
desh kapërceu pa mjelë,.
Nga zura kaleshkën,
tyj të paskam mbërthyerë.
Mallkuarë dora e shkretë,
ku dreqin paska shkuarë..
Kaleshkë mistreckë,
qofsh gjithmonë bekuar.
Mos kishte qënë mistrecka,
kurrë nuk do zgjasja dorën.
Kështu futuroj dhe turpi,
Po rastësi na solli kurorën.
* Enë pe druri ku mjelim bagëtitë.
B.Xh.D.Dushsr Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply