Nga lartësitë hidh veshtrimin
Nga aq lart, në paç guximin !
I thua vetës: t’isha shqipe
Ah, sa lart, màjave u ngjite !*
Shikon ahe , kreshta me pisha
Shikon dhi, dele e ogiça
Bjeshkë t’thepisura, me ujvare
Më të bukurat e Trojeve shqiptare *
T’gjitha trojet, quhën Vatane
Bjeshkë, lumenj, ara e stane
Është toka e t’Parëve tanë
Amanet si sytë, na i lanë
Përmbi kroje shëndritë ylberi
Blegërijnë qingjat, delet e edhi
Bien ujvaret, nën çetina
S’din të zgjedhish, cila më e mira *
Ç’janë vargëzuar, t’gjitha hieshitë !
Mbes pafjalë, ç’na kanë mahnitë !!
Po t’i pyesim , t’gjitha Perënditë
Përmbi ju, t’gjitha hieshitë **
Ç’të shikosh, mbetësh pafjalë !
N’qofsh plak, vajzë, apo djalë
Sërishmi, n’këto Anë, keni për t’ardhë
Ç’ju tregova, jam faqebardhë **
Nga lart shikoni, Gërrlën dhe Valbonën
Zgjate dorën, prekua maleve kurorën
Ato maja, therin qiellin!
Rreth e qark, rrethojnë ylberin *
Kudo shqipe e flamurë
Ato Troje, s’nënshtrohën kurrë !*
Ka kala të pêrjetësisë
Jànë simbolët e shqiptarisë **
Valle e këngë , sa tundet toka
Në këto Troje, vallë, kush na rroka ?
Rrojnë, nip sternipat e Skenderbeut
Më besikët , trima të Dheut *
Hidhe syrin thellë n’rrafshina
Sheh, liqene, oaze e bashtina
Bjeshka – bjeshkës, s’po i ngjet
Sa larg jemi, ah medet !!
Me, 18 tetor, 2022
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.







Burimi/Facebook


Leave a Reply