Dje në Berlin ai i shkoi tinzash nga mbrapa dhe ia mbylli sytë, gjojë në imitim të lojës së kalamajve kuakafshehtas. Por më parë ai e ka rrëmbyer papritmas me krahun e tij dhe gati sa nuk e ka mbështetur plotësisht nën sqetullën e vet. Herë tjetër ia ka plasuar përballë papritur sërishmi në zyrë një aktor të njohur francez, i cili mbahet mend për simbolikën e ikjes nga vendi i tij për t’u strehuar në Rusi si shtetas me dekret të presidentit Putin. Ndërsa herë tjetër ka bërë batuta karshillëku prej eprori kundër zotit Kurti.
Pra, ajo që ndodhi në Berlin është ngjarja e fundit e pistë që publikon Edi Rama për “ta poshtëruar” Albin Kurtin. Kishte porositur që të regjistrohej në Tik-Tok! Pra, ishte e planifikuar për efekt publik! Për t’i thënë Albinit se “Unë jam vëllai i madh për ty dhe Vuciq është Bigbrather për ne të dy”! Simbolika është shumë e qartë. Rama dëshiron t’u thotë gjithashtu përkrahësve të tij se ai është aq i fuqishëm sa mund të luajë me këdo, me Kurtin, me KiE-në, me Brukselin! Vetëm me Vuciq dhe Erdogan nuk luan dot! Sepse me ta ka bërë pazare. Me Kurtin dhe Europën nuk bën dot pazare. E kur Rama nuk ndjehet peng, nuk njeh limite.
Europianëve ua bën mirë. Ata kanë mijëha fakte të implikimit të Edi Ramës në afera korruptive e kriminale dhe i mbajnë fshehur. Sepse llogarisin interesat e tyre. P.sh nuk dihet se pse një avion privat vjen dy herë në javë nga Dubai në Tiranë! Europianët e dijnë dhe heshtin.
Po kryeministri Kurti dhe Kosova ccfarë taksirati kanë që Rama të tallet me ta?!
Burimi/Facebook


Leave a Reply