ME SEBEP!
Sot e kaq orë më parë, takova një bashkëmoshatar timin. Mu duk paksa i lodhur nga fytyra, sytë po edhe nga zëri! Të krijonte përshtypjen se, “fiqiri ishte shndërruar në “tapë prej druri”, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, që nuk “ka punë me gotën e banakierit të mejhanesë së tij të preferuar!” Ka kohë që varfëria e tij e skajshme nuk peshohet me asnjë “kandar”, një “fukarallëk”, që “për jatak” ka mëshirën e njerëzve që e njohin nga afër! Sikur shpirtin (me të drejtë) e kishte ndër dhëmbë! Fillimisht e përshëndeta me fjalët: “Poshtë komunizmi, rroftë anarkia dhe pasuesit e saj!” I parashtrova pyetjen: Ore, ç’është kjo “çehre” që nuk të qesh! Ma ktheu; “Shih ti surratin tënd!” Dhe vazhdoi të rrëfehet për një mesele të koklavitur, me sa vijon: “Sapo bëra pazare, më takoi çuni i ish-komunistit prej kulaku, dhe pa një pa dy, më tha: Ehe, gjithë ky burrë prej atdhetari, me strajcën e vogël në dorë, të mbushur me dy tranguj, me katër domate, një litër qumësht dhe një bukë të zezë!?.., lazdraku i ish-kleptomanit, kishte një furgon të mbushur me “zarzavate” dhe çka jo tjetër! Dhe që kur e “sikterisa” nipin e NN, i thash; O, ti pordhaman, me ç’të drejtë fut kokën tënde në torbën time të vogël.., për të parë se çkam blerë.., kush je ti, të bësh gardianin e së vërtetës sime!” Dhe duke ikur, bashkëmoshatari im, u ndie një murmuritje e lehtë dhe pakënaqësie e tij; “Eh, miku im i dashur, shyqyr që nuk jam trashëgimtar i komunistit dhe kolaboracionistit prej pordhamani!”
Nuk më dha hapësirë “t’ia kthej hazërxhevapin”: “Eh, sa keq kur e vërteta e ATDHETARIT prej fukarai, shndërrohet në legjendë provinciale!”
Burimi/Facebook


Leave a Reply