ENVER HOXHA : Territori i bazës është yni. Për nëndetëset ne kemi marrëveshje të firmosura që i njohin të drejta shtetit shqiptar. Unë mbroj interesat e vendit tim.
12 Nëntor,1960
Një pjesë e shkurtër nga përfundimi i bisedës sê delegacionit të PPSH , kryesuar nga Enver Hoxha në Moskë, pas incidenteve të shumta të provokuara nga Nikita Hrushovi.
N. S. HRUSHOVI: Në qoftë se doni ne mund ta heqim bazën.
SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë del e vërtetë ajo që kanë thënë Malinovslki dhe Greçko. Mos doni të na kërcënoni? Po të dëgjojë populli sovjetik se ju kërkoni te hiqni bazën nga Vlora, kur ajo shërben për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera socialiste të Evropës, këtë nuk do t’jua falë..
N. S. HRUSHOVI: Shoku Enver, mos e ngrini zërin!
SHOKU ENVER HOXHA: Nëse do të hiqni bazën,
do të bëni një gabim të madh. Ne kemi luftuar edhe pabukë e të zbathur, por asnjëherë nuk i jemi përkulur askujt.
N. S. HRUSHOVI: Nëndetëset janë tonat.
SHOKU ENVER HOXHA: Tuajat dhe tonat, ne luf-
tojmë për socializmin. Territori i bazës është yni. Për nëndetëset ne kemi marrëveshje të firmosura që i njohin të drejta shtetit shqiptar. Unë mbroj interesat e vendit tim.
A. MIKOJANI: Toni juaj është i tillë, sikur Hru-
shovi s’ju ka dhënë gjë. Ne kemi biseduar midis nesh lidhur me bazën. Hrushovi nuk ishte për heqjen e saj.Unë i thashë, nëse oficeröt tanë do të zihen me shqiptaret, atëherë ç’na duhet ta mbajmë bazën?!
SHOKU MEHMET SHEHU: Ju na keni konsideruar ne si armiqë. Edhe këtu në Moskë keni zhvilluar veprimtari zbulimi ndaj nesh. Ju e dini mirë këtë!
SHOKU ENVER HOXHA: Si u shtrua këtu çështja mund ta diskutojmë atë në Traktatin e Varshavës. Unë dua të them se juve ju ka shkuar ndër mend një gjë e tillë, kurse neve jo. Pastaj thoni që «në qoftë se doni,
ne e heqim». Në bazën e Vlorës kanë ekzistuar gjithnjë marrëdhënie të mira midis shqiptarëve dhe sovjetikëve, vetëm pas Mbledhjes së Bukureshtit ka pasur disa raste të veçanta, të shkaktuara nga oficerët tuaj jo të mirë.
Nëse ju insistoni, mund të mbledhim Traktatin e Varshavës. Po baza e Vlorës është jona e do të mbetet jona.
N. S. HRUSHOVI: Ju nxeheni, ju më keni pështyrë,me ju nuk mund të bisedosh.
SHOKU ENVER HOXHA: Ju gjithnjë thoni se ne
jemi gjaknxehtë.
N. S. HRUSHOVI: Ju shtrembëroni fjalët e mia.
Perkthyesi a e di rusishten?
SHOKU ENVER HOXHA : Nuk është faji i përkthyesit, ai e di fort mirë rusishten. Unë ju respektoj,edhe ju duhet të më respektoni.
N. S. HRUSHOVI: Kështu me mua ka dashur të
fliste Makmilani.
SHOKET MEHMET SHEHU E HYSNI KAPO:
Shoku Enver nuk është Makmilani, prandaj merreni fjalën mbrapsht.
N. S. HRUSHOVI: Po ku ta fus?
SHOKU MEHMET SHEHU: Futeni në xhepin tuaj.
SHOKU HYSNI KAPO: (duke iu drejtuar shokëve
të delegacionit tonë) Unë nuk jam dakord të zhvillohen kështu bisedimet.
Shoku Enver Hoxha dhe shokët e tjerë ngrihen e largohen nga salla.
Burimi/Facebook/EP Channel – Albania


Leave a Reply