E kuptoj reagimin e të gjjthë atyre që ndjehen të neveritur nga propaganda e qeverisë me Luizën, ndaj të cilës nuk ka bërë asgjë për të merituar lavdet e medaljes së saj personale, por Luzia vetë pse e pranoi të përdorej për progadandë?!
Nuk e di po kjo situatë më duket e ngjajshme, jo e barabartë, me situatën e djalit të ri që e rrahu policia te diga dhe e ema e fali për një vend pune. Po aq e ngjashme edhe me rastin e Klodian Rashës, ku i ati u pajtua me një ulli të mbjellë…
Ka vajtë keq puna! Të dhunuarit, keqtrajtuarit e të bullizuarit e qeverisë bëhen me qeverinë…
Sa më takon nuk mbështes më asnjë individ. As kauzë individi… Ska asnjë garanci që individi vetë nuk e shet kauzën.
Ua sugjeroj këtë qasje të gjithë miqve të mi.
***
Tani që të jem edhe më i qartë fare:
Kjo Luiza ta gëzojë medaljen që ka fituar vetë si individ.
Meqë këtë sukses personal ka zgjedhur ta ndajë me qeverinë që se ka ndihmuar aspak, unë nuk kam asnjë shenjë krenarie për këtë medalje.
Ta gëzojë me qeverinë!
Po na lironi bulevardin se na takon edhe ne të tjerëve…
Burimi/Facebook


Leave a Reply