Nga Visar Zhiti
Në qiellin e mbrëmjes së 28 Majit
na duket se mes yllësive ndrit fort shpirti i poetes amerikane Maya Angelou. Mbushen tetë vjet që flatroi hapësirave pafund…
Në tokë la poezinë e saj, një zë i bukur gruaje, herë dashuri dhe herë rënkim, dhëmbje dhe hare, bisedë intime dhe klithmë e ngjirur, protestë, ledhatim, shi dhe shkulme ndjenjash, erë dhe ecje rrugëve me njerëz, ja, si ato të Washingtonit, ku një ditë pamë befas portretin e saj, statujë, kokën e madhe si një planet i rënë… dhe na pëlqente të bënim foto aty, u thoshim kalimtarëve për një shkrepje… dukej sikur poeten e kishte marrë malli për të zakonshmen, përditshmërinë e saj, ka qenë ajo dhe shofere tramvaji dhe kameriere, striptiste dhe balerinë, këngëtare, gazetare, profesoreshë, aktiviste, etj, lumturisht grua… iku dhe u kthye e çuditëshme… jo se e mbartën mbi supe pasionantë statujën e saj, dukej sikur kishte qenë aty përherë, mbi piedestal librash, me lëndë dite, me lëndë jete. Po edhe ne na kishte marrë malli për poezinë, ndaj po i risjellim dy poezi të saj… e gjitha ndodhi dikur, por na duket vazhdimisht si e tanishme…




Burimi/Facebook


Leave a Reply