Ti kërkove falje! Dhe unë të përgëzoj, por a t’fali, s’e di! S’e di, se nuk e kam të qart a ta kërkova faljen a ta deshta ikjen!
Jam shqiptar, e nuk di mu ngi me pasul pa e hangër edhe nji shpatull mish!
Gabimet rritën bashkë me neve, e t’pafajshëm mbetën vetëm dy: Zoti n’qiell dhe i vdekuni n’varr!
T’paktën, kështu thojshin, kur pinim ujë përrojeve, n’thundrat e lopëve!
Ne rrëshqasim, dhe jo rrallë, me pa dashje ose t’bindun se e kemi mirë! Por, sa herë i kthehemi vetvetës e fjalës së pamatun, (asht e ka qenë urti e t’mençurit), kërkojmë falje! Por, a ngihemi vetëm me kërkim falje, prap nuk di!
Nuk di a ta pranojmë faljen apo ta duem ikjën?
I ligu me kërkim falje s’kënaqet se asht i lig!
I urti e ban ate që duhet, por nuk i nënshtrohet t’pa ditunit e shpirtligut!
Ti e bane tandën! Tani ec përpara e mendo para se t’flasësh. Kosovës i duhet mendje e ndritun dhe e guximshme!
Ec e mos ndalo, se ne s’e duem të ditunin! E duem dorën e djathtë, grusht mbi kokë e t’majtën që ta vjedh xhepin!
E ritheksoj:
Ska shqiptarë(as ti Hekuran) që mendon zi e terr për UÇK-në, atë lotin kristal, por janë ca t’lig që s’e duen t’vërtetën!
Jemi UÇK-të gjithë, por jo të gjithë me hajnat që i zhvatën ato shkronja t’arta tash e dy dekada!
Prishtinë,01.07.2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply