Me një mesazh jete të çmuar. Meri L gjendet në librin e Helena Kadaresë “ Kohë e pamjaftueshme” me cilësinë e besnikes së pashoqe. Modele të këtij lloji janë pasqyrë reflektimi për brezat në vazhdim. Në kujtim të veprës dhe kontributit kulturor që shkrimtarja poetja përkthyesja Meri Lalaj dha për vendin tonë.
Mesazhin që më nisi zonja Helena Kadare për Meri L. tek i lexoja ndjeva mallëngjim për dashurinë e thellë dhe tejet e pastër që përcillej nga përshkrimi.
Dy fjalë për Meri L .
Meri Lalaj ishte nder grate me te mençura qe kam njohur ne jeten time. Me nje kulture te gjere, me nje memorje jashte te zakonshme, ajo dinte te sillej ne te gjitha mjediset dhe rrethanat si nje zonje e madhe, e vertete. Humori gjithashtu ishte nje tipar shume simpatik i karakterit te saj te paepur. Por mbi te gjitha, tek ajo grua mbizotëronte Besnikeria. Ka nje mal me vepra, fjale dhe veprime te kesaj Mikeje te madhe qe me kane zbukuruar ditet e mija shume vite me radhe. E quaj fat te madh shansin qe pata qysh ne nje moshe te njome, te dyja dy vajzuke te parritura, u lidhem se bashku nga dashuria per letersine. Te dyja ndiqnim me pasion cdo liber te ri qe dilte, çdo mendim i ri, i dale dhe i shkruar nga nje dore e panjohur. Qysh ne ate moshe letrat tona te gjata pershkoheshin nga nje nerv dritherues i dashurise per librin. Gje qe na ndoqi deri tani vone, pa u lodhur, pa i ulur krahet. Ditet e fundit, para se te Ikte nga kjo bota jone me shkruante: do bej nje operacion qe nuk do me lejoje me te pije kafe me ty!
Ia ktheva: Pune e madhe kafeja. Kemi bisedat qe na mbajne gjalle. Si perhere. Ato s’na i merr dot askush.
Por ajo iku si pakuptuar, iku si nje flutur e bukur, duke me lene pas nje pirg me letra e mendime, te cilat m’i dergonte deri ne Paris, gjithmone nepermjet kutise postale. Kishte qejf qe ato t’i sillte dorazi postjeri. Si ne koherat e para… Edhe pse letrat vononin nganjehere nje muaj te tere, ato gjithnje e gjenin rrugen te vinin drejt nesh. Meri L. ishte njeri i lidhur me boten jo nepermjet artifices, por gjerave te bukura dhe te verteta, siç ishte gjuha jone, per te cilen bente perpjekje te paimagjinueshme per ta ruajtur te paster e plot kolorit. Meri L la shume gjera te bukura ne kete bote. Por gjeja me e vyer qe ajo la pas, mendoj se eshte Vajza e saj, Manjola. Qe nga sa e njoh, nepermjet tregimeve te Merit, eshte nje vajze e denje e asaj meme qe e solli ne jete. Drite perjete nga shpirti i Mikes sime te dashur.
H.K.

Burimi/Facebook


Leave a Reply