Shkeli mbi gjakun e njom të 1400 foshnjeve, mbi 15 mijë viktimave civile, mbi 20 mij grave të dhunuara, mbi 120 mij shtepi e banesa të rrënuara, mbi afro një milion shqiptarëve të dëbuar, pa fytyrësishtë duke mos votuar Rezolutën për gjenocidin serb në DardaniKy kopil i kombit shqiptar, siq paraqitët por me asgjë shqiptare, iu bashkangjit më dashuri, respekt e përkushtim Vuqiqit, xhelatit i cili mori pjesë aktive në vrasjet, debimin, poshtrimin, përdhunimin dhë asgjasimin e shqiptarëve me Millosheviqin, zbatues i politikave gjenocidale shekullore ndaj popullit shqiptar të Dardanisë sipas pamfletit famkeq të “ Naçërtanjës”.
Trinomi tradhëtar me emra shqiptar, Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaqi e Ali Ahmeti, më vullnet iu bashkangjitën nismave dhë akteve, denigruese, destabilizuese, ndarëse e shkatërruese të kombit në përgjithësi dhë asaj të Dardanisë në veqanti, duke ua futë thikën pas shpinde shqiptarëve, duke tentuar për ta ndarë e coptuar ate sipas apetiteve gllabëruesëve serb, duke e injoruar si shtet Dardaninë dhë duke tentuar për ta paraqitur si dele të zez dhë “ pérqarëse e destabilizuese” të Ballkanit dhë Evropës.
Me nisma, që nga fusnota, nenshkrimin e Marrëveshjës për themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, duke hyrë në bisedime, her të fshehta e pastaj edhe publike më iniciativën rreth korigjimit të kufijve- ndarjës së pjesëve më vitale të veriut që nga viti 2016, me hapjën e hartave në Shtepinë e Bardhë anipse duke e mohuar por të fotografuara dhë vërtetuara nga vetë Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bollton( anipse ky ishte kundér pavarësisë së Dardanisë haptas), ai e tha një të vërtetë e qe shkroj edhe librin “ Aty ku ndodhi”.
Më gërshërë e harta, donin t’ia plotësonin orekset e Serbisë se, qka duhet dhënë për të arritur marrëveshje duke tentuar qe ta amnestojnë ate nga gjenocidi, ndërsa vetën për t’i shpetuar Gjykatës Speciale, edhe pse raciste por, kur nuk qenë nëgjendje këtë ta bëjnë vetë, u deshtë të themelohet sepse kishte akuza të rënda për krime- vrasje ndaj shqiptarëve të cilat pritet që Gjykata Speciale e vetëvotuar nga Parlamenti i Dardanisë, bile edhe me agjitimin e ish presidentit, i cili edhe fali një pjese të teritorit Malit të Zi, gjoja për liberalizim të vizave dhë akte tradhëtie të cilat duhet të hetohën, të debatohen në Parlament dhë ndeshkohën bartësit e tyre.
Kulminacioni i këtyre argatllëqëve në favor të Serbisë, u arritë më iniciativën rreth ngrehinës ruso-serbe “Ballkani i hapur” që për qellim e ka, favorizimin e Serbisë dhë Rusisë, për të krijuar diqka jashtë ingerencave dhë kontrollit të Bashkimit Evropian, pra, një kancer sipas idenave ruso-serbe me pelqimin dhë ndihmën, fatëkeqësishtë të udhëheqësve shqiptar.
Anashkalimi dhë mos respektimi i Dardanisë si shtet sovran dhë i pavarur që është edhe qellimi i Serbisë, e cila, qellimishtë po i ikë në mënyrë përfide që ta plotësoj kushtin, se pari njohje reciproke ndërkombëtarishtë obliguese për palet për të qenë të barabartë si shtetet tjera dhë, asesi jashtë kornizave të Marrëveshjës se Berlinit që nenkupton se, kontrollin, mbikëqyrjën e zbatimin e politikave dhë prioritetëve zhvillimore të orijentohën në mënyrë të barabart sipas nevojave dhë kérkesave te shteteve veq e veq e jo sipas diktatit dhë kontrollit të Serbisë.
Shifet kjartë por edhe në bazë të deklarimit të Vuqiqit se, udhëheqjen më “Ballkanin e hapur”, do t’i besohet Edvin Kristaq Ramës, anti shqiptarin e përbetuar në bashkpunim me trinomin famkeq i lartëcekur dhë, qka është e befasueshme se, si u gjindën soroset, babë e birë dhë në qfar cilësie në Samitin e Ohrit, kur Dardania e bojkotojë më arësye si palë jo e barabartë, duke i ikur kurthit të Serbisë, ku, do të duhej Kristaqi të reagojë, ai në të kundërtën i doli krah Vuqiqit prandaj i duhej t’i thotë jo edhe jo e deshiruar.
E Kristaqi, si reagojë? Ashtu siq i tha miku i tijë e armiku i shqiotarëve, Vuqiq duke deklaruar së të gjithë janë të “ miréseardhur”. O zot.
Në historinë tonë kombëtare nuk shenohet një rast i këtillë tradhëtie e hapur dhë pa kurfar turpi, ndjenjave kombëtare, në sherbim të Serbisë, qoftë edhe Esat Pashë Toptanin të cilin e merrnim si shembull për kësi lloj tradhëtirave por, ja qe po mbetet në harrësë sepse, tejkaluesit e tijë në këto marifete erdhen në pushtet për të tretën herë “ më votën e lirë e të pa kontrabanduar” më para të drogës dhë, pérseri heshtet nga vëllëzërit përtej kufiri, shtet që më shekuj e quajtem, amë.
Esat Pashë Toptani, bile edhe ka luftue një kohë por, nuk mundi t’i rezistojë kurthave serbe dhë apetiteve për pushtet dhë kapital, duke falur pjesë të Shqipërisë ne marrëveshje me Nikolla Pashiqin.
Respekti dhë dashuria i kryeministrit, fatëkeqësishtë të shtetit amë Shqipërisë ndaj Vuqiqit dhë Serbisë karshi udhëheqjës dardane, është diqka që as nuk kuptohet as pranohet e as që durohet.
Gjatë vizitave të Vuqiqit në Shqipëri, mbulohet busti i Adem Jasharit sepse po na shqetësojka ate dhë do të ndihej jo i mirëpritur.
Këto simptome të tradhëtisë ndaj kombit, favorizimi i elementit serb, qoftë shtetëtor apo të nivelit tjetër, datojnë që një kohë të gjatë.
Nga dorzimi i qelsave të Tiranës reperit shovenist serb, Goran Bregoviqit si kryebashkiak deri të manifestimi “birra e Korçës” duke anashkaluar kéngëtar/re shqiptar/re me renome botërore dhë tani më Ballkanin e hapur, që, kjartë shifet se ky njeri është komplet në anën e armikut të pa përmirësuar, Serbisë e cila në baza ditore e kërcnon, provokon, shantazhon Dardaninë duke u sjellur si viktimë, por edhe si “njeriu i paqës”. Kristaqi, heshtë.
Miqësinë e ngushtë më Rusinë dhë Serbinë, edhe njëhere e vértetoj diktatori dhë xhelati i popullit ukrainas, Vlladimir Putin, duke e uruar presidentin e sapo zgjedhur shqiptar Bajram Begaj, siq shifet produkt i Edvin Kristaq Ramës, edhe pse i preokupuar rreth okupimit të Ukrainës “ duke e shpetuar pakicën ruse ndaj gjenocidit ukrainas, nuk e harrojë një shtet të vogël aleat i besueshëm i tijë por, i cili, mund t’ia bëjë sherrin e madhë popullit dhë kombit të vetë sikur kjo, rreshtim në anën serbo-ruse.
Po këtijë xhelati, diktatori dhë shkatërruesi të njerzimit, nese nuk ndalet, një ftesë mirëseardhëse, ia pat bërë edhe Hashim Thaqi që ta vizitojë Dardaninë( Kosovën) por që “ fatëkeqësishtë” ndodhën gjëra të pa pritura: nikoqiri shkojë në Hagë ndërsa, “ mysafiri” i nxanun duke e luftuar “ racizmin ukrainas ndaj pakicës ruse”, qe nuk u realizue.
Nese Parlamenti Shqiptar nuk e votojë Rezoluten kundër gjenocidit serb mbi Srebrenicën, nuk e votojë rRezolutën kundër gjenocidit serb mbi pjesën tjetër të kombit, nën diktatin dhë dirigjimin e kryeministrit qe e quan vetin shqiptar, a duhet të shpallët nga Dardania përson non grata, po ashtu edhe nga B e H.
Ky, qe e mohoj heroizmin dhë sakrificën e Familjës Jashari e cila i humbi mbi 56 ( anëtar të familjës, ne mesin e tyre edhe fëmijë), si do t’u dal para syve prindërve të kësajë familje dhë të atyre të cilet ende presin mëshirën e Vuqiqit, mikut të shpirtit të Kristaqit të cilëve ende eshtrat e tyre i mban diku në varrezat masiv qe “nuk po dijnë se ku gjinden”, hiq kufomat e djegura nepër lumenjët dhë shkritoret e Serbisë, si mund të anashkalohet dhë mos të denohet më ndeshkimin më të lartë ndaj këtyre akteve anti njerzore e antihumane, shmbull i pa parë, degjuar e lexuar.
Pyetje publike, në rënd të parë Partisë Socialiste, trashegimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë, athere më në krye Enver Hoxhën, xhelatin e popullit të tijë, sot me në krye, Edvin Kristaq Ramën, se, a pajtohi më sjellje të këtilla të udhëheqësit tuaj partiak e shpirtëtorë dhë njeherit, kryeministrit të një shteti shqiptar i cili e injoronë gjenocidin serb ndaj vëllëzërve të tijë, nese ende i konsideroni vëllëzër?
Nese po, a do të thotë se shqiptarët e Dardanisë nuk mund të llogarisin në juve.
Megjithate, une ende mendoj se, në Shqipëri, ka pasur dhë ka nacionalist e atdhetar por qe duhet të ngritën dhë këtë pjesë të kombit ta pastrojnë e shpetojnë më fytyrë nga të pa fytyrët, mercenarët dhë tradhëtarët më damkë sikur këta qe i ceka në fillim të këtijë shkrimi.
Që nga dita e mosvotimit të Rezolutës kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë në Parlamentin Shqiptar, kurrë në jetë nuk jam ndier më i turpëruar, i zhgënjyer dhë i poshtruar, se ne mesin e kombit tonë ende paskemi kësi lloj monstrumi e injoranti të historisë së dhimbëshme dhë të bujshme gjatë shekujve po nga ky armik i pa ngopur me gjak shqiptari.
A duhet të hezitojë që dikuaj t’i themë se jam shqiptar pas kësajë qe po ndodhë në kombin tim?!
Hafiz Shala
New York
11 qershor 2022
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply