Me 1998, në Lybeniq janë martirizuar civilët e paarmatosur nga familjet Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.
Me 1999, në betejën në Gllavica të Pejës, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht bashkëluftëtarët e mi, Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi, e në Kotradiq, Arsim Ramaj.
Po në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu.Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur.
Në historinë e përpjekjeve për të drejtën e të jetuarit në liri dhe me dinjitet në tokën tonë, vend lavdie zë edhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Heroi i Kosovës Fadil Nimani. Do e kujtojmë përherë atdhedashurinë e tij dhe qëndresën e palëkundur deri në frymën e fundit.
Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Është detyrë e jona, që të ruajmë vlerat tona të shenjta dhe t’i kultivojmë ato, si garanci për të ardhmen më të sigurt për brezat.

Burimi/Facebook


Leave a Reply