( filozofike)
S’ka nevojë për një gjuhë t’ashpër nervoze!
por, me një frymë t’ëmbël me tone paqësore
Gjuha është tulit, por rreshta s’ka!
por, është e mprehtë si shpata e bën hatà!
Gjuhën e mënçur, lum ai që e ka!
Herë-herë e butë, që pushton kalà !
Gjuha e egër, ashtu si flitet
E pushton zemrimi, n’memorjet ngjitet
Qingji i butë thonë, – pika dy nëna !
e dikush, ta marrka kalanë ngabrënda !
Me gjuhën e shtruar, të ëmbel e me mënçuri
Nga ai mësoj, ku mund të rri
Qofsh vjershëtar,apo prozator
Qofsh Sulltan, apo Perandor
Gjuha gjithnjë, bën dallimin
Cila është e drejta, e paqta për njerëzimin!
Gjuha retorike, me tone fisnike
Ajo është për ne, e dashur e mike
Kur, është e fshehtë e ligë e dinake
Është jetëshkurtër, zëre se s’e pate!
Ai, thonë, – qet sheqer nga goja!
S’është idhnake e s’i ka dalë boja !
Lum ai, që fjalën ka “peshuar “!
N’luftë, apo n’paqe, është e fituar!
S’është e thënë, t’jesh cicëron
Fjalë të ëmbla të shtruara ligjëron
Sa ajo gjuhë, ta ruaj kohësinë
Ndryshe, n’gjunjë, do ta uli “burrërinë “!
Fjalë më të dashura, s’ka kush si nënat
Ajo të pushton e të drthëron zëmrat!!
Ajo është e butë, e ëmbël e me dituri
I bekuar është ai që këtë e di !
Me, 28 prill, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.



Burimi/Facebook


Leave a Reply