Ateisti dhe besimtari kanë karakteristikë të përbashkët se besojnë në diçka dhe nuk ndryshojnë mendimin rreth saj. I pari beson se nuk ka Zot ndërsa i dyti mendon se Zoti ekziston në një trajtë të ngurtë, ndëshkuese, magjistar i tmerrshëm qiellor. Pikërisht këto lloj besimesh kanë rrëshqitur historikisht drejt krijimit të problemeve tragjike, pasi nuk përmbajnë atë substancën çudibërëse, të mendjes së hapur, që duke shqyrtuar të vërtetat me mençuri, bëjnë njeriun, edhe të reagojë në mënyrë analoge. Ungjijtë e Krishterë u shkruan para afër 2000 vjetësh dhe nuk mund të interpretohen përveçse me dinamikën e Kohëve të Sotshme, të Mijëvjeçarit të Tretë, jo në një gjendje të shtangur, statike, të periodës historike kur u shkruan. Kështu individi me mendje të çelur në perioda festash fetare nuk e shikon Zotin, si diçka për ta mburrur e lavdëruar, por se kryesisht ai vetë, nën ndikimin e besimit, përherë në përkujdesje për thelbin e gjërave, ndryshon e rilind shpirtërisht, kryesisht duke parë njerëzit e tjerë me respekt e dashuri, në një kohë të tanishme të gjallë dhe dinamike, për vetë mbarëvajtjen e tij dhe të shoqërisë në përgjithësi. Në nivel praktik, kjo është mrekullia më e madhe që mund të ofrojë Zoti. E kundërta, pa u kuptuar, nuk zhvillohet përveçse në luftë të brendshme e të jashtme, kaos, në përçarje e armiqësi të patretur, në shekuj…
Burimi/Facebook


Leave a Reply