Vështroja pjesët e kostumit arbëror në një sënduk antik, mbështjellë secila veçmas.
Ato sikur nuk prekeshin, sikur përkëdheleshin nga duart e Mëmës dhe tezes së Mario Calivà , kur i nxirrnin një nga një, të ruajtura me aq kujdes.
Këto zonja arbëreshe me sytë që ndrisnin, me biseda sikur njiheshim shumë kohë më parë, një nga një vendosnin mbi mua çdo pjesë ….secila kishte kaq vlerë punimi, kaq delikatesë dhe plotësonin njëra tjetrën pa mbuluar detajet që duhet të shiheshin.
Nga kostumi arbëresh ,përkëdhelja sikur kalonte mbi mua, me duart që me vitet, nuk kishin humbur mënyrën delikate, sesi më ndihmonin me elegancë, veshjen e kostumit arbëror.
Pasqyra ku më drejtonin të shihesha mbas çdo detaji, më bënte të shijoja me magjepsje plotësimin e kostumit….deri në brezin e vlertë me emblemën e Shën Gjergjit, (Gjergj Kastriotit) që sikur fiksoi gjithshka mbi këtë kostum, histori e traditë të 6 shekujve të kaluar por dhe “si kthim në kohë”.
Bizhutë mbi kraharor dhe KEZA mbi flokë, përfunduan padurimin tim të bukur, sepse merr shumë kohë ….për të parë veten stolisur me kostum arbëresh të Hora e Arbëreshëvet (si quhet atje)…
Jasht, dyer e pamje shtëpish, më dukej se tregonin dhe më shumë hershmërinë e kohës së tyre, duke ecur me këtë kostum….
Shkëlqimi dhe ari i veshjes arbërore, akoma dukej sikur ” bënte dialog” me diellin…
Unë që e mbaja në zemër, por tashmë dhe mbi lëkurë, këtë kostum historie, tradite e kulture nga Hora e Arbëreshëvet, ndjeja nga të veçantat lumturi.
E këtë lumturi doja ta fiksoja.
Ndërmjet shqipëtares me këtë kostum arbëresh dhe objektivit të aparatit të shkrimtarit, dramaturgut dhe fotografit arbëresh të mirënjohur, Mario Calivà , dukej sikur në çdo foto, reflektonte “Nostalgjia” ,titulli i një ndër librave, mes të suksesshmëve libra të tij…..nusja e tij, arbëreshja e bukur Francesca duke parë fotot, plotësoi me pyetjen retorike: Si themi ne në Hora -Je e lumtur “që u veshe nuse”?
~~~~~~~~~~~~~~
Këto janë vetëm disa rrjeshta përjetimi…i gjithë emocioni, vështirë se mund të përshkruhet….
📸 fotot: Mario Calivà Jaren Martide
Burimi/Facebook


Leave a Reply