Meqenese Akademia Rrenjet Tona do t’i kushtoje nje ‘Tryeze Seminar’ ne Biblioteken e Qytetit, jo rastesisht, ne Lezhe dhe nje lutje, jo rastesisht, ne Kishen e Shen Marise ne Vaun e Dejes. Kush te doje do t’pritet si pllum i shkruar!
Për martesën e Skënderbeut është shkruar herët që pas vdekjes së Heroit, duke nisur që nga Barleti, Gjon Muzaka, Biemi dhe për të vijuar me autorë të mëvonshëm. Të tillë kanë qenë ata të shekujve XIX-XX, duke përmendur në këtë rast edhe Hophin, Konicën, Nolin, Ermenjin dhe Edwin Jacques, si dhe Akademinë shqiptare, Nuri Cunin, dhe dëshmitë verbale të murgjeve të manastirit të Ardenicës deri në vitet 1967 me anë të peshkopit Irene Banushi. Por studim pothuajse të shteruar për këtë martesë dhe më gjerë e ka sjellë për të gjithë ne studiuesi historian dhe pasionant me banim në Romë dhe me ‘punë’ misionar i Shqipërisë pranë bibliotekave të Romës doktori Lutfi Aliaj.
Autori i parë që na jep të dhëna rreth martesës së Skënderbeut është Marin Barleti në veprën e tij “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis”, botuar në Venecia në vitin 1508. Në të ai përshkruan disa të dhëna të përgjithshme rreth martesës së Heroit, shkaqeve që çuan në të, kushteve të saj, duke mos na dhënë datën dhe vendin e celebrimit të saj, si dhe hollësi të tjera si: “Skënderbeu nuk e vonoi dasmën, por e mori menjëherë gruan në shtëpi dhe e ndau gëzimin e zakonshëm me popullin”, shkruan Barleti te historia e tij (Marin Barleti. Histori e Skënderbeut, Tiranë 1964. Fq 292).
Por është Akademia e Shkencave të Shqipërisë me librin e vet “Historia e Popullit Shqiptar, Vol. 1, Botimet Toena, Tiranë 2002, fq 415-416 që na thot se: Luftimet e vitit 1450 për mbrojtjen e Krujës sollën dëme dhe vështirësi të ndryshme, të cilat duheshin kapërcyer… Realizimi i një detyre të tillë kërkonte mbështetjen e gjithanshme të Gjergj Arianitit dhe bashkërenditjen e veprimeve ushtarake me të. Prandaj, Skënderbeu forcoi lidhjet më Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën, në vitin 1451, kaq dhe vetëm kaq.
Por, edhe publicisti italian Giovanni Maria Biemmi, te libri “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh. G. M. Rizzardi, Brescia 1756, fq. 285 (përkthimi Etnor Canaj) shkruan se “… vitin që pasoi 1451, Skënderbeu e kaloi në qetësi dhe çlodhje si kërkesë për gjithë vështirësitë të viteve të shkuara. Ishte gjithashtu një vit memorial për martesën e Skënderbeut me Marinën vajzën e Arianitit, si dhe për ndërtimin e kështjellës se Modrizës (Rodonit). Martesa u bë në datën 26 prill dhe dhëndri kishte 48 vjeç, ndërsa nusja 26 vjeçe.
Por, ai që sjell fakte më autentike është prifti francez Edwin Jacques te libri i tij “Shqiptarët”, Tiranë 1998, fq. 210, duke ju referuar Nolit (Noli, 1921. Fq 269), për këtë ngjarje shkruan se: “Gjatë një intervali të lumtur midis fushatave të pandërprera ushtarake, më 26 prill 1451, në katedralen e Krujës, u bë martesa e Skënderbeut tridhjetë e nëntë vjeçar me Marina Andronikën”.
Ndërsa, dëshmitë verbale kanë bërë që të prezantohet edhe hipoteza se Skënderbeu është kurorëzuar me Donikën në altarin e kishës së manastirit të Ardenicës në Lushnjë. Sipas këtyre dëshmive, çifti mbërriti në këtë Manastir pas dasmës së zhvilluar në shtëpinë e nuses në Kaninë, në 21 prill 1451. Ata shoqëroheshin nga princat shqiptarë, njerëz të familjes, ambasadorët e Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe Venedikut. Ceremoniali i kurorëzimit u bë në mesditën e datës 26 prill 1451, i drejtuar nga peshkopi Feliks, nën kujdestarinë e të cilit ndodhej edhe manastiri i Ardenicës.
Fotografia me poshte vjen nga prof. Lutfi Aliaj qe kuron cdo gje shqipatre ne analet e bibliotekave te Romes. flm profesor!
Burimi/Facebook


Leave a Reply