Në vend të lajmit
Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi,Dritan Abazoviq,me projektin e tij të njohur të partisë fare pak shqiptare(URA),po qëndron shumë afër me Serbinë e Aleksandër Vuçiq.
Para do dite,presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për vëllain e tij nga Ulqini si gjenetist i njohur (sic!)ia afroi si,, dhuratë,,klinikën e spitalit në Beograd(sic!).
Kolovajza e Dritan Abazoviq nuk është ndalur vetëm më kaq.Ai,në emër të qeverisë të Malit të Zi dhe si shqiptar përmes të disa proceseve,,paqësore,,me kishën ortodokse serbe në Beograd,që,për shqiptarët tash e dy shekuj janë të njohura ,,bekimet,,anti-Zot dhe kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës,ka organizuar takime më priftërinjët të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot(sic!).
A është i vetëdijshëm Dritan Abazoviq me projektin e tij politik dhe loja me qarqet antishqiptare në Serbi dhe,sidomos me kishën ortodokse dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq si pioner i kryekriminelit Slobodan Millosheviq për gjakderdhjen deri në shkallë të gjernocidit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës?!
Për tërë kolovajzën politike të Dritan Abavoviq,nuk e kemi të qartë pse deri tash,partitë politike shqiptare në Ulqin nuk janë distancuar nga ,,zyrtari,,i qeverisë i pakicës dhe jo përfaqësues i shqiptarëve në hapësirën etnike në Mal të Zi?Për këtë djalë që po vrapon pas kalit politik qorr në të dy sytë(URA)nuk distancohen dhe nuk dalin me kërkesën e zëshme se Dritan Abazoviq nuk është shqiptar dhe nuk i përfaqëson shqiptarët(Akad.Mehmet Kraja) me notën (non grata)!
Çikago,24 shkurt 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply